Murteza Nura (i njohur si Xaja, Xajë Nura), lindur në Pejë, rritur në Pejë, ka jetuar pjesën më të madhe të jetës në Gjakovë.
Ishte aktivist i çështjes kombëtare, për të cilën u dënua me burg për dyzet e katër vite, por i mbajti vetëm dymbëdhjetë. Ai ishte piktor me disa ekspozita personale, poet e shkrimtar i shumë veprave.
Murteza Nura (Xaja) | |
Emri | Murteza Nura (Xaja) |
Lindur më | 27 Nëntor 1935 |
Lindur në | Pejë |
Vdiq më | 12 Korrik 2017 |
Vdiq në | Prishtinë |
Kombësia | Shqiptar |
Profesioni | Shkrimtar, Poet, Piktor |
Xaja i takon grupit të shkrimtarëve të lirë po që në kohen e "patlixhonave të kuq" ishte i ndaluar dhe i burgosur. Gjatë jetës së tij ka botuar numër të madh të librash, por si pasojë e rrethanave, në të cilat ka vepruar, me tirazh të vogël e më shpesh dorëshkrime të lëna për botim.
Ndër tjera nga shënimet gazetareske lë të kuptohet se, Xaja, ka 15 vëllime poetike, 5 romane dhe disa piktura si pjesë e "pakërcimeve" letrare. Me këto piktura, Xaja, është paraqitur pas luftës së fundit, për dashamirëve të artit figurativ në gjashtë ekspozita.
Nga përcjellësit e veprimtarisë së tij ai paraqitet si një figurë e lindur rebele dhe oponente e krijimtarisë artistike.
Xaja ka botuar gjithësej 22 vepra, disa prej të cilave janë të listuara më poshtë. Xaja poashtu ka dhe mbi 30 vepra të pabotuara akoma, në formë dorëshkrimesh.
Xaja gjatë jetës dhe veprimtarisë së tij është vlerësuar me shumë çmime e mirënjohje.
Xaja ishte pjesë e tetë ekspozitave personale dhe kolektive.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Murteza Xajë Nura, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.