Kongresi Kombëtar I Luzhnjes

Në kohën kur në Konferecën e Parisit bëheshin debate e pazarllëqe na dëm të popullit shqiptar, në Shqipëri u keqësua më tej gjendja politike dhe u rrit Lëvizja Kombëtare.

Kongresi kombëtar i Lushnjës

Qeveria italiane vuri nën ndikimin e kontrollin e saj aparatin e qeverisë së Durrësit dhe forcoj masat në tokat e pushtuara.Ndërkohë qeveria serbe përkrahte Esat Pashë Toptanin. Acarimi i gjendjes poltike dhe projektet e Konferencës së Parisit për ricopëtimin e Shqipërisë bënë të nevojshme thirrjen e një kongresi të ri kombëtar. Ky kongres u mbajt në Lushnjë më 21 deri më 31 janar 1920, me pjesëmarrjen e mbi 50 delegatëve nga të gjitha krahinat e vendit. Në fillim Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë me vendosmëri planet e Konferencës së Paqes për copëtimin e Shqipërisë. Kongresi zgjodhi një Këshill të lartë me funksione ekzekutive, ku bënin pjesë Aqif Pashë Elbasani, Mihail Turtulli, Luigj Bumçi dhe Abdi Bej Toptani. Kongresi zgjodhi edhe një Këshill kombëtar prej 37 anëtarësh që do të kryente funksionet e Parlamentit. Kongresi rrëzoi Qeverinë e Durrësit, që kishte rënë nën ndikimin e pushtuesit italian, dhe krijoj një qeveri të re të kryesuar nga Sylejman Delvina. Në këtë qeveri bënin pjesë Eshref Frashëri, nënkryetar; Mehmet Konica, ministër i Punëve të Jashtme; Ahmet Zogu, ministër i Punëve të Brendshme; Sotir Peci, ministër i arsimit; Hoxhë Kadriu, ministër i Drejtësisë dhe Ndoc Çoba, ministër i Financave. Më 11 shkurt 1920 qeveria e Sylejman Delvinës, Këshilli i lartë dhe Këshilli kombëtar u vendosën në Tiranë, e cila që nga ajo kohë u bë kryeqytet i Shqipërisë. Qeveria e Sylejman Delvinës veproj në mënyrë të pavarur nga pushtuesit italian. Ajo i kërkoj qeverisë italiane të largonte forcat ushtarake nga Shqipëria dhe të hiqte dorë nga planet e saj pushtuese.

Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit

Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnje, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendëshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë gjithë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç. Gjatë kohës që mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrise italiane që ishin akoma në Shqipëri.

Po kështu, mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të atij kongresi, shumë nga delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.

Anarkia e vendit pas Kongresit

Kur qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjes, u vendos me seli në Tiranë, ajo mori nën zotërim një territor fare të ngushtë që shtrihej nga lumi i Matit në Veri dhe deri në lumin Vjosa në Jug. Pjesët e tjera të Shqipërisë asokohe ishin nën administrimin e huaj. Kështu Korça, Pogradeci, Vërça dhe Shkodra ishin nën zotërimin ushtarak të Francës. Viset që ndodheshin në dy anët e lumit të Drinit, gjenerali francez Franchet d`Espery, ua kishte dorzuar forcave serbe, sapo u tërhoq ushtria austriake nga këto vise.

Prefekturat e tjera, ishin të gjitha nën sundimin e Italisë dhe një pjesë fare e vogël në Jug, ishte në dorën e grekëve. Gjatë kësaj kohe, intrigat dhe propaganda e fuqive të huaja e kishte përçarë popullin shqiptar si kurrë ndonjëherë. Në të gjithë vendin nga Jugu në Veri, dëgjoheshin fjalët: gegë, toskë, turkoman, grekoman, italofil, serbofil, esadist, muhamedan, katolik, ortodoks, etj. Administrata e vendit asokohe, kishte një karakter heterogjen. Në Korçë ishte në fuqi dhe vepronte modeli francez, në Veri duke pasur si kryeqëndër Shkodrën , vepronte sistemi austriak dhe në Jug ai italian. Përveç kësaj shumë nënpunësve të vendit ju mungonte përvoja e duhur në administratën shtetërore dhe shumica e tyre punonin më shumë për t` ju shërbyer interesave të huaja, sesa atyre të vendit.

Shumë muhaxhirë që lëviznin në të gjitha anët e vendit prej trazirave të luftës, gjenin vdekjen nga mungesa e ilaçeve që ishin bërë shumë të rralla. Ushtria dhe xhandarmëria pothuaj nuk ekzistonin fare dhe vendit i mungonin krejtësisht ndërlidhja dhe financat. Qeveria e Durrësit, duke pasur parasysh masat që mund të merrte karshi saj. Qeveria që doli nga Kongresi i Lushnjes, vendosi dorzimin e zyrave dhe arkivit të asaj qeverie në shkurt të 1920-ës. Më 6 mars 1920, Shtetet e Bashkuara të Anmerikës ju dërguan Fuqive të Mëdha një notë proteste, në favor të Shqipërisë. Nota në fjalë citonte midis të tjerash:" Presidenti amerikan Uillson, ripohon se nuk është e mundur të aprovojë asnjë plan që i jep Jugosllavisë shpërblime toksore nga krahinat e Shqipërisë në Veri, përçka ajo humbet në një vend tjetër". Për të theksuar sa më mirë qëndrimin e saj, qeveria amerikane njoftoi zyrtarisht edhe përfaqsuesin shqiptar në Uashington.

Referimet

  1. REDIRECT [1]
  2. REDIRECT [2]

Tags:

Kongresi Kombëtar I Luzhnjes Kongresi kombëtar i LushnjësKongresi Kombëtar I Luzhnjes Qeveria e Durrësit, kundër KongresitKongresi Kombëtar I Luzhnjes Anarkia e vendit pas KongresitKongresi Kombëtar I Luzhnjes ReferimetKongresi Kombëtar I Luzhnjes

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KromozomiMehmet FatihuTë drejtat e njeriutLibrazhdiAmnistiPashallëku i JaninësVenaLigji i OmitBurimet natyroreHistoria e ShkodrësPogradeciReaksioni kimikLibriInternetiDiarrejaAtmosferaFormat e pashtjelluara të foljesLigjet e NjutonitDrini i BardhëJuventus F.C.Hebrenjtë në Shqipëri, prania dhe shpëtimiADNKalaja e PrizrenitTeoria e evolucionitSerie ATë drejtat e fëmijëvePresidenti i Maqedonisë së VeriutPerandoria BizantineQeni i SharritDuhaniMajmuniDaulljaWilliam ShakespeareAlbert AjnshtajniGreqiaGjon BuzukuSëmundjet e zemrësZvarranikëtTrashëgimia kulturoreËLufta e Parë BallkanikeLufta e Dytë BotëroreShpërthimi në GërdecLufta e KosovësShëndetiNjeriuNeptuniLudwig van BeethovenBulimiaKuvendi i Republikës së KosovësPoeziaInteligjenca artificialeViktor HygoGjallesat në zhdukjeElektricitetiEposi i kreshnikëveKongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës ShqipeKuzhina shqiptareHarry PotterUltësira Perëndimore e ShqipërisëEgjiptiBurgu i SpaçitJohnny SinsParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaGjethjaEnergjiaFiset shqiptarePrizreniFotosintezaRrethi i MirditësProteinaDemokraciaEpilepsitë dhe Konvulsionet në moshën fëminoreKanuniShtatzëniaPiter Pan🡆 More