Kimi-Matias Räikkönen (Finlandisht: ; lindur më 17 tetor 1979), me pseudonimin Iceman (sq: Njeriu u akullt) është një pilot garash finlandez i cili aktualisht garon në Formula Një për Alfa Romeo Racing.
Kimi Räikkönen në Çmimin e madh të Rusisë 2017 | |
Karriera në Formula Një | |
Kombësia | Finlandez |
---|---|
Ekipi aktual | Alfa Romeo Racing-Ferrari |
Numri i makinës | 7 |
Pjesmarrje | 296 (293 starte) |
Kampionate | 1 (2007) |
Fitore | 21 |
Podiume | 103 |
Pikët gjithsej | 1,829 |
Pol pozita | 18 |
Xhiro të shpejta | 46 |
Pjesmarrja e parë | Çmimi i madh i Australisë 2001 |
Fitorja e parë | Çmimi i madh i Malajzisë 2003 |
Fitorja e fundit | Çmimi i madh i Shteteve të Bashkuara 2018 |
Pjesmarrja e fundit | Çmimi i madh i Bahrenit 2019 |
Sezoni i fundit | 3ti (251 pikë) |
Ai fitoi titullin botëror të vitit 2007 në sezonin e parë me Ferrarin. Pas nëntë sezonesh në Formula Një, Räikkönen u largua dhe garoi në Kampionatin Botëror të Rallyt (sezonet 2010 dhe 2011), para se të rikthehej sërisht në Formula Një para fillimit të sezonit 2012. Përveç titullit të tij, Räikkönen ka përfunduar i dyti edhe në sezonet 2003 dhe 2005 dhe i treti në sezonet 2008, 2012 dhe 2018. Para fillimit të sezonit 2019, Räikkönen ka fituar 21 gara, duke qënë pilot finalndez i Formula Një me më shumë gara të fituara. Ai është piloti i vetëm që ka fituar një garë me makinë të pajisur me motorr V10, V8 dhe hibrid V6.
Räikkönen hyri një Formula Një si një pilot kryesor i Sauber-Petronas në sezonin 2001; ai kishte garuar vetëm 23 herë para se të bashkohej në Formula Një. Ai u bashkua me McLaren Mercedes për sezonin 2002, dhe u bë një kandidat për titullin kampion, duke përfunduar si ndjekës mbrapa Michael Schumacher në sezonin 2003 dhe Fernando Alonso në sezonin 2005. Në vitin 2007, ai kaloi te Scuderia Ferrari si dhe fitoi titullin botëror me vetëm një pikë diferencë ndaj pilotëve të McLaren, Lewis Hamilton dhe Fernando Alonso. Një vit më pas, ai barazoi për herë të dytë rekordin e xhirove më të shpejta në një sezon.
Räikkönen u largua nga Ferrari pas përfundimit të sezonit 2009, duke fituar vetëm një garë pasi makina nuk ishte konkuruese. Në rikthimin e tij në Formula Një, ai garoi për Lotus në sezonet 2012 dhe 2013. Më 11 shtator 2013, Ferrari zyrtarizoi rikthimin e Räikkönen në një kontratë dy-vjeçare që do të niste në fillim të sezonit 2014. Kontrata më pas u zgjat deri në përfundim të sezonit 2018. Räikkönen qëndroi katër vite pa fituar që nga rikthimi i tij te Ferrari; ai e theu këtë rekord negativ në Çmimin e madh të Shteteve të Bashkuara 2018, duke qënë fitorja e parë pas 113 garave dhe e para me Ferrarin që nga viti 2007. Pavarësisht se nuk fitoi për katër vite, Räikkönen përfundoi rregullisht në katër vendet e para të renditjes gjatë periudhës së tij të dytë te Ferrari. Räikkönen e përfundoi karrierën e tij tetë-vjeçare me Ferrarin me një vend të tretë në sezonin 2018.
Në shtator 2018, Scuderia Ferrari lajmëroi se Räikkönen do të largohet në përfundim të sezonit 2018; ky lajmërim u pasua nga një mesazh i shkurtër i Sauber Alfa Romeo, ekip i lidhur me Ferrarin, që lajmëroi se Räikkönen kishte firmosur për dy vite. Ai shkëmbeu vendet me Charles Leclerc, i cili kaloi te Ferrari.
Në sezonet 2010 dhe 2011 të kampionatit botëror të Rally, Räikkönen voziti një Citroën C4 WRC për Citroën Junior Team. Në të njëjtën kohë, ai garoi edhe në NASCAR, dhe debutoi për ekipin Kyle Busch Motorsports në Camping World Truck Series. Revista Forbes e listoi finlandezin si të 36tin në listën 'Celebrity 100' në vitin 2008; ai gjithashtu u rendit si i famshmi i 26të më i paguar dhe sportisti i pestë më i paguar. Një vit më vonë, ai u rendit si atleti i dytë më i paguar në të njëjtën listë.
Kimi Räikkönen ka një sërë suksesesh në garime me vetura duke përfshie dhe rradhitjen si i dyti në Formula Super A garimin Evropian në moshën 10 (dhjetë) vjeçare. Në vitin 2001 përmes ekipit Sauber ai bëhet pjestarë i garave në Formula 1.
Për më shumë rreth ngjyrave në tabelën e mëposhtme shih këtu : (Sqarim i tabelës)
Viti | Ekipi | 1 | 2 | 3 | 4 | 5 | 6 | 7 | 8 | 9 | 10 | 11 | 12 | 13 | 14 | 15 | 16 | 17 | 18 | 19 | Ekipi | Vendi | Pikët |
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
2001 | BMW Sauber | AUS 6 | MYS Ret | BRA Ret | SMR Ret | ESP 8 | AUT 4 | MON 10 | CAN 4 | EUR 10 | FRA 7 | GBR 5 | GER Ret | HUN 7 | BEL Ret | ITA 7 | USA Ret | JPN Ret | BMW Sauber | 10ti | 9 | ||
2002 | McLaren | AUS 3 | MYS Ret | BRA 12 | SMR Ret | ESP Ret | AUT Ret | MON Ret | CAN 4 | EUR 3 | GBR Ret | FRA 2 | GER Ret | HUN 4 | BEL Ret | ITA Ret | USA Ret | JPN 3 | McLaren | 6ti | 24 | ||
2003 | McLaren | AUS 3 | MYS 1 | BRA 2 | SMR 2 | ESP Ret | AUT 2 | MON 2 | CAN 6 | EUR Ret | FRA 4 | GBR 3 | GER Ret | HUN 2 | ITA 4 | USA 2 | JPN 2 | McLaren | 2ti | 91 | |||
2004 | McLaren | AUS Ret | MYS Ret | BAH Ret | SMR 8 | ESP 11 | MON Ret | EUR Ret | CAN 5 | USA 6 | FRA 7 | GBR 2 | GER Ret | HUN Ret | BEL 1 | ITA Ret | CHN 3 | JPN 6 | BRA 2 | McLaren | 7ti | 45 | |
2005 | McLaren | AUS 8 | MYS 9 | BAH 3 | SMR Ret | ESP 1 | MON 1 | EUR 11 | CAN 1 | USA DNS | FRA 2 | GBR 3 | GER Ret | HUN 1 | TUR 1 | ITA 4 | BEL 1 | BRA 2 | JPN 1 | CHN 2 | McLaren | 2ti | 112 |
2006 | McLaren | BAH 3 | MYS Ret | AUS 2 | SMR 5 | EUR 4 | ESP 5 | MON Ret | GBR 3 | CAN 3 | USA Ret | FRA 5 | GER 3 | HUN Ret | TUR Ret | ITA 2 | CHN Ret | JPN 5 | BRA 5 | McLaren | 5ti* | 65 | |
2007 | Ferrari | AUS 1 | MAL 3 | BHR 3 | ESP Ret | MON 8 | CAN 5 | USA 4 | FRA 1 | GBR 1 | EUR Ret | HUN 2 | TUR 2 | ITA 3 | BEL 1 | JPN 3 | CHN 1 | BRA 1 | Ferrari | 1ri* | 110* | ||
2008 | Ferrari | AUS 8 | MAL 1 | BHR 2 | ESP 1 | TUR | MON | CAN | FRA | GBR | GER | HUN | EUR | BEL | ITA | SIN | JPN | CHN | BRA | Ferrari | 1ri* | 29* |
Wiki Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Kimi Räikkönen. |
7 tituj: M. Schumacher |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kimi Räikkönen, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.