Xhasinda Ardern

Jacinda Kate Laurell Ardern ( /dʒəsɪndə Ɑːrd ɜːrn/ ; lindur më 26 korrik 1980) është një politikane e Zelandës së Re e cila shërbeu si Kryeministre e 40-të e Zelandës së Re që nga viti 2017 deri më 2023.

Ajo gjithashtu ka shërbyer si Drejtuese e Partisë së Punës që nga 1 gusht 2017. Ardern ka qenë Anëtare e Parlamentit (MP) për elektoratin Mount Albert që nga 8 Mars 2017; ajo u zgjodh për herë të parë në Dhomën e Përfaqësuesve si deputete e listave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2008.

Jacinda Ardern
Xhasinda Ardern
Ardern in 2018
Kryeministre e 40-të e Zelandës së Re
Në detyrë
26 tetor 2017 – 25 janar 2023
Monarku
Governor-General
  • Patsy Reddy
  • Cindy Kiro
Zëvendës
  • Winston Peters
  • Grant Robertson
Paraprirë ngaBill English
Pasuar ngaChris Hipkins
Kryetare e 17-të e Partisë së Punës
Në detyrë
1 gusht 2017 – 22 janar 2023
ZëvendësKelvin Davis
Paraprirë ngaAndrew Little
Pasuar ngaChris Hipkins
Të dhëna vetjake
U lind më
Jacinda Kate Laurell Ardern

26 korrik 1980 (42 vjet)
Hamilton, New Zealand
Partia politikePartia e Punës
Bashkjetuesja/etClarke Gayford
Fëmijët1
Prindër(it)
  • Ross Ardern (i ati)
ShkollimiUniversity of Waikato (BComm)

Pas diplomimit në Universitetin e Waikato në 2001, Ardern filloi karrierën e saj si studiuese në zyrën e kryeministres Helen Clark. Ajo më vonë punoi në Mbretërinë e Bashkuar si këshilltare për politikën e kryeministrit britanik Toni Bler. Në vitin 2008, ajo u zgjodh Presidente e Bashkimit Ndërkombëtar të Rinisë Socialiste.

Ardern u bë deputete liste në 2008, një pozicion që e mbajti për gati dhjetë vjet deri në zgjedhjen e saj në elektoratin Mount Albert në zgjedhjet e vitit 2017, të mbajtura më 25 shkurt. Ajo u zgjodh unanimisht si Zëvendës Drejtuese e Partisë së Punës më 1 Mars 2017, pas dorëheqjes së Annette King. Ardern u bë Udhëheqëse e Partisë së Punës më 1 gusht 2017, pasi Andrew Little dha dorëheqjen pas rezultatit historik të ulët të sondazhit për partinë. Ajo është kredituar me rritjen e vlerësimit të partisë së saj në sondazhe. Në zgjedhjet e përgjithshme të 23 shtatorit 2017, Partia e Punës fitoi 46 vende (një rritje prej 14), duke e vendosur atë pas Partisë Kombëtare, e cila fitoi 56 vende. Pas negociatave me Partinë Kombëtare dhe të Punës, Partia Zelanda e Re e Para zgjodhi të krijojë qeveri koalicioni me Partinë e Punë, e mbështetur nga të Gjelbrit, me Ardernin si Kryeministre.

Ardern e përshkruan veten si socialdemokrate dhe përparimtare. Ajo ishte kryetarja më e re grua e një qeverie në botë, pasi mori detyrën në moshën 37 vjeçare. Ardern u bë e dyta kryeqeveritare e zgjedhur që lind ndërsa ishte në detyrë (pas Benazir Bhutto) kur vajza e saj lindi më 21 qershor 2018.

Pozita politike

Xhasinda Ardern 
Ardern duke folur gjatë seancës "Mbrojtja e planetit tonë" në mbledhjen vjetore të Forumit Ekonomik BotërorDavos, 22 janar 2019

Ardern e ka përshkruar veten si socialdemokrate, përparimtar, republikane dhe feministe, duke përmendur Helen Clark si hero politik, dhe e ka përshkruar kapitalizmin si një 'dështim të qartë' për shkak të rritjes së varfërisë së fëmijëve dhe të pastrehësisë në Zelandën e Re . Ajo përkrah një shkallë më të ulët të emigracionit, dhe sugjeron një rënie prej rreth 20,000-30,000. Ardern e ka quajtur emigracionin një "çështje të infrastrukturës" dhe argumenton se "nuk ka pasur planifikim të mjaftueshëm për rritjen e popullsisë". Sidoqoftë, ajo dëshiron të rrisë hyrjen e refugjatëve.

Ardern beson se mbajtja ose shfuqizimi i elektorateve Māori duhet të vendoset nga vetë Māorit, duke thënë, "[Māorit] nuk e kanë ngritur nevojën që ato elektorate të hiqen, kështu që pse ta shtrojmë ne pyetjen?" Ajo mbështet mësimin e detyrueshëm të gjuhës Māori në shkolla.

Në Shtator 2017, Ardern tha që dëshironte që Zelanda e Re të kishte një debat mbi heqjen e monarkut të Zelandës së Re si kryetarin e shtetit.

Ardern është shprehur në mbështetje të martesës së të njëjtit seks, dhe ka votuar për Aktin e Ndryshimit të Martesës 2013. Në 2018, ajo u bë kryeministria e parë e Zelandës së Re që marshoi në një paradë krenarie. Ardern mbështeti liberalizimin e ligjit të abortit duke hequr abortin nga Akti i Krimeve 1961. Në mars të 2020, ajo votoi për Aktin e Legjislacionit të Abortit që ndryshon ligjin për të dekriminalizuar abortin.

Duke iu referuar politikës kundër armëve bërthamore të Zelandës së Re, ajo përshkroi ndërmarrjen e veprimeve për ndryshimin klimatik si "momenti kundër-bërthamoreve i brezit tim".

Ardern ka shprehur mbështetjen për një zgjidhje dy-shtetesh për konfliktin izraelo-palestinez. Ajo ka dënuar vdekjen e palestinezëve gjatë protestave në kufirin e Gazës.

Nderime

Ajo ishte një nga pesëmbëdhjetë gratë e zgjedhura për tu paraqitur në kopertinën e botimit të Shtatorit 2019 të British Vogue, nga redaktorja e ftuar Meghan, Dukesha e Sussex . Revista Forbes e ka pozicionuar të 38-tën mes 100 grave më të fuqishme në botë në vitin 2019.

Ajo u përfshi në listën Time 100 në 2019 dhe ishte një nga kandidatet e shqyrtuara për Personi i Vitit 2019 nga Revista Time. E njejta revistë më vonë spekuloi se ajo mund të fitonte Çmimin Nobel për Paqen në 2019 mes gjashtë kandidatëve të listuar, për mëyrën si e trajtoi ngjarjen e të shtënave në xhaminë Christchurch.

Referime

Tags:

Zelanda e Re

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RobotikaUEFA Liga e Kampionëve - statistikatKolitiVitamina CDrini i BardhëGravitetiMetaforaTemperaturaLista e komunave në KosovëLuljaLufta e Dytë BotëroreDante AligieriMbiemriAbdyl FrashëriEkrem KryeziuFitër BajramiPrishtinaAdem JashariMjedisi natyrorEkonomia e ShqipërisëDua LipaNjeriuHistoria e fesë islameArtizanati i KukësitShpallja e Pavarësisë së KosovësEklipsiDardanëtAriu polarPogradeciDubaiEgjiptiEnver HoxhaÇrregullimi bipolarLuledielliIraniNaim FrashëriDevejaRryma elektrikeFyelliEnët e gjakutRomeo dhe ZhuljetaNjohja ndërkombëtare e KosovësFC BarcelonaThyesaMotra ToneGjuha shqipeSëmundjet e trashëgueshmeTrëndafiliNumrat e telefonit në KosovëKanceri i gjiritEdi RamaKultura e ShqipërisëSindromi i stokholmitShiuDhëmbët e njeriutKroaciaTeatri në ShqipëriKlimaPulsi i zemrësHidrokarburetKryefjalaFruthiHistoriku i gjuhes letrare shqipeMprehësi i lapsavePerandoria BizantineAli Pashë TepelenaTermometriFerma VIPAtomiShpikje te ndryshmeElefantiMarin BarletiPiter PanKundrinoriVeshjet popullore shqiptareAjriJelekuOrganizata e Kombeve të BashkuaraLaguna e Karavastasë🡆 More