Çmimi I Madh I Malajzisë 2009

Çmimi i madh i Malajzisë 2009 (zyrtarisht XI Petronas Malaysian Grand Prix) ishte një garë e Formula Një e zhvilluar më 5 prill 2009 në Cirkuitin Ndërkombëtar të Sepangut, Sepang, Malajzi.

  F1 Malajzia - 2009
Statistikat
Gara e 2 nga 17 në vitin 2009.
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009
Data 5 prill, 2009
Vendi Cirkuiti Ndërkombëtar i Sepangut
Sepang, Selangor, Malajzi
Drejtimi Vënd garimi i përhershëm
3.444 mi / 5.543 km
Distanca 56 (31 u zhvilluan) xhiro, 192.879 mi / 310.408 km
Moti Fillimi me diell, shi dhe stuhi më vonë
Pol pozita
Piloti Stampa:Country data Great Britain Jenson Button Brawn-Mercedes
Koha 1:35.181
Xhiro më e shpejtë
Piloti Stampa:Country data Great Britain Jenson Button Brawn-Mercedes
Koha 1:36.641 (18)
Podiumi
I pari Stampa:Country data Great Britain Jenson Button Brawn-Mercedes
I dyti Gjermania Nick Heidfeld BMW Sauber
I treti Gjermania Timo Glock Toyota

Ishte gara e dytë e sezonit 2009 të Formula Një. Gara do të ishte me 56 xhiro, por vetëm 31 u zhvilluan për shkak të shiut të rrëmbyeshëm që përmbyti pistën. Jenson Button, piloti i ekipit Brawn GP, u shpall fitues, pasi e kishte nisur garën nga pol pozita. Nick Heidfeld u rendit i dyti me BMW Sauber kurse Timo Glock me Toyota i treti.

Pilotët morën vetëm gjysëm e pikëve, kjo për shkak se gara nuk u zhvillua në 75%, që është kriteri minimal për të dhënë pikët e plota. Kjo gjë ndodhi për herë të pestë në historinë e Formula Një dhe për herë të parë që nga Çmimi i madh i Australisë 1991. Distanca e garës ishte vetëm 171.833 km (106.772 mi), gara e pestë më e shkurtër në historinë e Formula Një. Brawn GP u bë konstruktori i dytë në histori pas Alfa Romeo (në sezonin 1950) që fiton dy Çmime të mëdha të para ku merr pjesë.

Raporti

Sfondi

Pasi fitoi garën hapëse të sezonit në Australi e zhvilluar një javë më parë, Button udhëheqte renditjen për pilotë me 10 pikë, dy më shumë se shoku i skuadrës Rubens Barrichello dhe katër më shumë se italiani Jarno Trulli. Shoku i tij i skuadrës Glock ishte i katërti kurse Fernando Alonso renditej i pesti duke plotësuar pesë vendet e para. Brawn GP ishte në krye të renditjes për konstruktorë me 18 pikë, 7 më shumë se ekipi japonez Toyota dhe 14 më shumë se Renault. Williams dhe Toro Rosso renditeshin respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Orari i garës u zhvendos me dy orë përpara, nga 15:00 me orën lokale (07:00 UTC) në 17:00 me orën lokale (09:00 UTC). Organizatorët e garës e përjashtuan mundësinë që gara të zhvillohej natën, në një rresht me Çmimin e madh të Singaporit 2008, për arsye monetare.

Praktika dhe kualifikueset

Tre seanca praktike u mbajtën para garës; e para u zhvillua në mëngjesin e së premtes dhe e dyta në mbasdite. Të dy seancat zgjatën 1 orë e 30 minuta në pistë të thatë dhe me mot të qëndrueshëm. Seanca e tretë u zhvillua të shtunën në mëngjes dhe zgjati 1 orë, edhe kjo me pistë të thatë dhe mot të qëndrueshëm. Nico Rosberg dhe Kazuki Nakajima i dhanë Williamsit një rezultat një-dy në seancën e parë me kohët 1:36.260 dhe 1:36.305 minuta respektivisht. Në seancën e dytë, pilotët e Ferrarit, Kimi Räikkönen dhe Felipe Massa, ishin më të shpejtët me kohët 1:35.707 dhe 1:35.832 minuta. Pas 18 xhirosh, vendqëndrimi i Räikkönen në makinë filloi të nxirrte tym, edhe pse Ferrari nuk publikoi asnjë deklaratë zyrtare, kishte raportime se sistemi i rikuperimit të energjisë kinetike (KERS) ishte tejnxehur.

Jenson Button dhe Brawn GP mori pol pozitën e dytë rresht duke lënë mbrapa Jarno Trullin me Toyota. Piloti tjetër i Brawn Rubens Barrichello u rendit i katërti (i treti pasi penaliteti i Sebastian Vettel u mor në konsideratë), por në fund u rendit i teti për shkak se u penalizua me pesë pozicione për shkak të ndryshimit të kutisë së shpejtësisë. Në gabim në strategji bëri që Massa të mos kualifikohej dot në seancën e dytë të provave zyrtare. Në një intervistë me Rede Globo, piloti tha se ai dhe ekipi menduan se koha fillestare e vendosur në senacën e parë do të ishte e mjaftueshme për të kaluar, dhe se nuk kishte dëshirë të bënte xhiro shtesë për të kursyer motorrin e makinës. Megjithatë, ky parashikim nuk rezultoi i saktë dhe Massa e nisi garën i 16ti.

Gara

Çmimi I Madh I Malajzisë 2009 
Jenson Button u nis nga pol pozita, por Nico Rosberg (në vendin e katërt) bëri startin më të mirë dhe kryesoi për herë të parë në karrierë, në kthesën e parë.
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009 
Robert Kubica u tërhoq në xhiron e dytë pasi motorri i tij u prish.
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009 
Pozicionet e sakta të Jenson Button, Nick Heidfeld dhe Timo Glock në xhiron e fundit të kryer të garës.

Fillimi i garës ishte pa probleme për të gjithë pilotët, përveç polakut Robert Kubica, i cili u tërhoq në xhiron e dytë për shkak të problemeve me motorrin. Nico Rosberg me Williams, i cili u nis i katërti, kishte marrë kreun e garës pas kthesës së parë, i ndjekur nga Jarno Trulli dhe Fernando Alonso, i cili përdori sistemin KERS për të lëvizur nga pozicioni i dhjetë; Jenson Button me Brawn bëri një start të dobët dhe zbriti në vendin e katërt. Në kthesën e pestë, McLaren i Heikki Kovalainen e mori kthesën gjerë dhe rrëshkiti, duke u tërhequr herët nga gara.

Pavarësisht një starti të ngadaltë, Button kapi dhe parakaloi Renaultin e rëndë të Alonsos në kthesën 13të dhe më pas sinjestroi Trullin. Rosberg dhe Trulli hyn më herët në bokse për karburant se Button, i cili arriti t'i kaloj pas raundit të parë të pit stopeve, duke marrë kryesimin. Shiu nuk ishte dalluar ende, por Kimi Räikkönen hyri në bokse dhe ndërroi setin e gomave, duke vendosur goma shiu. Megjithatë, ky bast nuk i doli, pasi shiu nuk filloi aq herët sa u parashikua, duke bërë që finlandezi të ishte shumë i ngadaltë me gomat e reja (pa ujë në pistë, gomat për shi nuk ruajnë do integritetin strukturor në shpejtësi të mëdha, dhe degradohen shpejtë për disa xhiro.)

Në xhiron 19, shiu kishte filluar dhe shumica e pilotëve ndërruan gomat. Megjithatë, në këtë fazë pista nuk kishte ujë, duke bërë që gomat e shiut të konsumoheshin shpejtë. Timo Glock kishte përdorur goma të mesme që ishin më të përshtatshme për atë situatë. Kjo gjë solli një përmirsim madhor për gjermanin i cili u ngjit në vendin e tretë. Edhe pilotët e tjerë ndoqën shëmbullin e tij dhe vendosën goma të mesme, që ishin të përshtatshme deri në xhiron e 31 kur shiu i rrëmbyeshëm filloi dhe pista u përmbyt nga uji. Kjo gjë bëri që pilotët të hynin sërisht në bokse për të vendosur gomat e shiut. Kushtet e garimit u bënë aq të këqija saqë Sebastien Buemi dhe Sebastian Vettel (i cili ishte i teti) të rrëshqisnin në xhiron e 31të dhe të dilnin nga pista, duke sjellë tërheqjen nga gara edhe pse ishin me goma shiu.

Për shkak të ujit të tepërt në pistë, gara u ndal në xhiron e 33të dhe rezultatet u morën sipas renditjes deri në xhiron e 31të (xhiro e parafundit e kryer në përputhje me rregulloren sportive 42.8). Tetë pilotët e parë morën vetëm gjysmën e pikëve. Button mori fitoren e dytë sezonale dhe u vlerësua me 5 pikë; kjo ishte hera e parë që ai fitonte dy gara rresht dhe fitorja e tretë në karrierë. Kjo fitore e bëri Brawn ekipin e dytë pas Alfa Romeo (në sezonin 1950) që fiton dy Çmime të mëdha të para ku merr pjesë. Nick Heidfeld u rendit i dyti para Timo Glock me Toyota. Heidfeld u bë piloti i parë që arrin podium me një makinë të pajisur me sistemin KERS.

Pas garës

Çmimi I Madh I Malajzisë 2009 
Trulli, Barrichello, Hamilton dhe Webber ndalojnë makinat e tyre në vijën e fillimit të garës pas vendimit për të vendosur flamurin e kuq, që solli ndërprerjen e garës.
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009 
Tifozët duke u larguar nga ulëset pasi gara u anullua.

Pilotët përgjithsisht e mbështetën vendimin për të ndërprerë garën, duke vënë në dukje pamjen e dobët (në xhirot e fundit të garës) dhe shiun e rëndë.

"Shikueshmëria nuk është asgjë [ne] mund të kishim një aksident serioz nëse do të rifillonim." — Fernando Alonso para se gara të mbyllej zyrtarisht

"Ishte e pamundur për të vozitur atje jashtë, ishte shumë, shumë e rrezikshme. Ishin kushtet më të rrezikshme ku unë kam garuar." — Lewis Hamilton

"Ishte shumë lagësht atje jashtë dhe vendimi për t'a anulluar ishte i saktë. Sigurisht do të doja të kisha 10 pikshin, por kjo ishte më e mira që mund të bënim, mendoj, dhe realisht ishte gjëja e drejtë për t'u bërë. Jam i sigurt që disa njerëz do të thojnë 'ne nuk e pamë të gjithë garën dhe është zhgënjyese' por duhet të mendosh për sigurinë ndonjëherë. Kur e mendon se makina e sigurisë tërhiqet në 20 sekonda për xhiro, ti e di që është shumë e lagësht për një makinë të F1." — Jenson Button

"Është darkë tani në orën shtatë kështu që ishte vendimi i saktë për të mos rifilluar" — Mark Webber (drejtues i Shoqatës së Pilotëve)

Zyrtarët në Malajzi konfirmuan se ata do të rishikonin orarin e fillimit të garës për edicionin 2010. Mokhzani Mahathir, presidenti i Cirkuitit Ndërkombëtar të Sepangut, tha se ai u konsultua me Bernie Ecclestone pas garës dhe se kishin rënë dakord për të parë orarin. Megjithatë, Ecclestone zbuloi se nuk kishte asnjë problem me orarin, duke deklaruar:

"Kam pendesa për shiun, por nuk shoh asgjë gabim me orarin e fillimit, ne thjesht nuk e dinim rreth shiut."

Mahathir sygjeroi edhe vendosjen e sistemit të ndriçimit (një sistem të ngjashëm me atë të Çmimin e madh të Singaporit) për të ndriçuar cirkuitin në garat e ardhshme.

Klasifikimi

Kualifikueset

Poz Nr Piloti Konstruktori P1 P2 P3 Nisja
1 22 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Jenson Button Brawn-Mercedes 1:35.058 1:33.784 1:35.181 1
2 9 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Jarno Trulli Toyota 1:34.745 1:33.990 1:35.273 2
3 15 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Sebastian Vettel Red Bull-Renault 1:34.935 1:34.276 1:35.518 13
4 23 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Rubens Barrichello Brawn-Mercedes 1:34.681 1:34.387 1:35.651 8
5 10 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Timo Glock Toyota 1:34.907 1:34.258 1:35.690 3
6 16 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Nico Rosberg Williams-Toyota 1:35.083 1:34.547 1:35.750 4
7 14 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Mark Webber Red Bull-Renault 1:35.027 1:34.222 1:35.797 5
8 5 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Robert Kubica BMW Sauber 1:35.166 1:34.562 1:36.106 6
9 4‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Kimi Räikkönen Ferrari 1:35.476 1:34.456 1:36.170 7
10 7‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Fernando Alonso Renault 1:35.260 1:34.706 1:37.659 9
11 6‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Nick Heidfeld BMW Sauber 1:35.110 1:34.769 10
12 17 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Kazuki Nakajima Williams-Toyota 1:35.341 1:34.788 11
13 1‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 1:35.280 1:34.905 12
14 2‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 1:35.023 1:34.924 14
15 11 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 1:35.507 1:35.431 15
16 3‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Felipe Massa Ferrari 1:35.642 16
17 8‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Nelson Piquet, Jr. Renault 1:35.708 17
18 21 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Giancarlo Fisichella Force India-Mercedes 1:35.908 18
19 20 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Adrian Sutil Force India-Mercedes 1:35.951 19
20 12 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Sébastien Buemi Toro Rosso-Ferrari 1:36.107 20
Burimi:

Gara

Poz Nr Piloti Konstruktori Xhiro Koha/Tërhequr Nisja Pikë
1 22 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Jenson Button Brawn-Mercedes 31 55:30.622 1 5
2 6‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Nick Heidfeld BMW Sauber 31 + 22.722 10 4
3 10 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Timo Glock Toyota 31 + 23.513 3 3
4 9 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Jarno Trulli Toyota 31 + 46.173 2 2.5
5 23 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Rubens Barrichello Brawn-Mercedes 31 + 47.360 8 2
6 14 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Mark Webber Red Bull-Renault 31 + 52.333 5 1.5
7 1‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Lewis Hamilton McLaren-Mercedes 31 + 1:00.733 12 1
8 16 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Nico Rosberg Williams-Toyota 31 + 1:11.576 4 0.5
9 3‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Felipe Massa Ferrari 31 + 1:16.932 16
10 11 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Sébastien Bourdais Toro Rosso-Ferrari 31 + 1:42.164 15
11 7‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Fernando Alonso Renault 31 + 1:49.422 9
12 17 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Kazuki Nakajima Williams-Toyota 31 + 1:56.130 11
13 8‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Nelson Piquet, Jr. Renault 31 + 1:56.713 17
14 4‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Kimi Räikkönen Ferrari 31 + 2:22.841 7
15 15 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Sebastian Vettel Red Bull-Renault 30 Rëshqitje 13
16 12 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Sébastien Buemi Toro Rosso-Ferrari 30 Rëshqitje 20
17 20 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Adrian Sutil Force India-Mercedes 30 + 1 xhiro 19
18 21 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Giancarlo Fisichella Force India-Mercedes 29 Rrëshqitje 18
Tër 5 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Robert Kubica BMW Sauber 1 Motorri 6
Tër 2‡ Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Heikki Kovalainen McLaren-Mercedes 0 Rëshqitje 14
Burimi:
  • Gara ishte prograuar me 56 xhiro por u ndërpre herët për shkak të shiut të rëndë. Vetëm gjysma e pikëve u dhanë.
  • Kjo ishte vetëm gara e pestë në Formula Një që ndërpritet para distancës 75%: të tjerat ishin Spanja 1975, Austria 1975, Monako 1984 dhe Australisë 1991 (gara më e shkurtër në histori).

Renditja e kampionatit pas garës

    Renditja e pilotëve
Poz. Piloti Pikë
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  1 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Jenson Button 15
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  2 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Rubens Barrichello 10
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  3 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Jarno Trulli 8.5
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  4 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Timo Glock 8
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  5 5 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Nick Heidfeld 4
Burimi:
    Renditja e konstruktorëve
Poz. Konstruktori Pikë
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  1 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Brawn-Mercedes 25
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  2 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Toyota 16.5
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  4 3 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  BMW Sauber 4
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  1 4 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Renault 4
Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  1 5 Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Williams-Toyota 3.5
Burimi:

  • Shënim: Vetëm pesë pozicionet e para në secilën renditje janë përfshirë.

Referime

Lidhje të jashtme

Çmimi I Madh I Malajzisë 2009  Commons: Çmimi i madh i Malajzisë 2009 – Album me fotografi dhe/apo video dhe materiale multimediale

Tags:

Çmimi I Madh I Malajzisë 2009 RaportiÇmimi I Madh I Malajzisë 2009 KlasifikimiÇmimi I Madh I Malajzisë 2009 Renditja e kampionatit pas garësÇmimi I Madh I Malajzisë 2009 ReferimeÇmimi I Madh I Malajzisë 2009 Lidhje të jashtmeÇmimi I Madh I Malajzisë 2009BMW në Formula NjëBrawn GPFormula NjëJenson ButtonKampionati Botëror i Formula Një 2009MalajziaNick HeidfeldTimo GlockToyota F1

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

HidroenergjiaSaturniDemokracia athinaseShtetet e Bashkuara të AmerikësLista e vullkaneve aktivë në botëArma bërthamorePrincesha ArgjiroRadioaktivitetFerma VIPRilindjaGjeografia e TurqisëLibaniProzaPozita gjeografike e ShqipërisëTargat e automjeteve të ShqipërisëFjalë të urtaJorgo PapingjiShkupiDritaTingulliSokratiUrani (planet)AbortiAzem ShkreliNumrat e telefonit në KosovëMatilda MakoçiEgla CenoMarin BarletiFormat e pashtjelluara të foljesDemografia e PrishtinësIslami në botëGjenetikaTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriMujdin AliuNarcisizmiElektricitetiThyesaKontinentetBirraGjeografia e ShqipërisëNorvegjiaZef PllumiLista e qyteteve në GjermaniSëmundja e AlzheimeritAnemiaDemencaKalaja e PetrelësIliadaAlban SkënderajHektoriKara Mahmud pashë BushatiIzraelitët (populli i lashtë)AtenaMaqedonia e VeriutLojërat OlimpikeJupiteriSamir ManeTrupi i njeriutFutbolliMikroorganizmatAziaPankreasiNgjyraShkretëtiraLista e Kryeministrave të ShqipërisëPesë Shtyllat e IslamitJeruzalemiVeshkaDeti AdriatikShkencat natyroreDemografia e KosovësShpella e piratëve (roman)Ernest HemingwayMyrteza ÇaushiVaginaGjeografia e IzraelitHistoria HebrejeLindja e MesmeËndrra🡆 More