Klimatologjia është disiplinë shkencore mbi klimën.
Lëndë e studimit të klimatologjisë janë veçoritë e klimës në pjesët e ndryshme të botës, klasifikimi dhe shtrirja e sajë.Kjo shkencë studion klimën dhe ndryshimet e saj gjatë kalimit të kohës.Ajo është e ngjashme me meteorologjinë ngase i studion faktorët e njëjtë (reshjet , lagështine e ajrit , erërat , shtypjen etj.) , por që dallon ngaqë ajo përqëndrohet në një periudhë kohore më të gjatë . Klima definohet si një përmbledhje e fenomeneve meteorologjike që i karakterizojnë kushtet e zakonshme të një vendi të caktuar në sipërfaqen e rruzullit tokësor. Klimatologjia paraqet një vlerë statistikore që tregon kushtet më të zakonshme dhe sipas kësaj , ato që ne kemi mundësi që ti vërejmë përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Kështu , në një shkretëtirë mund të vijë deri te një mot me sasi shumë të mëdha të ujit , por vetëm për disa vite të caktuara. Edhe përkundër shirave , klima aty edhe më tek vazhdon të jetë shkretëtinore.
Përqendrimi i klimatologjisë apo studimi i klimës , i lejon shkencëtarët të vrojtojnë ndryshimet e motit në zona të caktuara. Në dekadat e fundit , për shembull , ata kanë zbuluar që në shkretëtira bie nga pak shi dhe se në viset polare temperatura rritet
Klimatologjia ndahet në:
Klimatologjia e përgjithshme studjon vetitë fizike të klimës si gjendje mesatare e atmosferës. Klimatografia pasqyron klimën e regjioneve të ndryshme.
Klimatologjia moderne është disiplinë komplekse sepse përveç disa elemeteve meteorologjik hulumton edhe mardhënjet në mes tyre për të ardh deri te shënimet e rëndësishme. Se si ndryshon klima në hapsirëdhe në kohë, në kuadër të klimatologjisë është zhvilluar edhe paleoklimatologjia, e cila studjon klimën në të kaluarën.
Faktorët klimatik janë modifikatorë të klimës, forcojnë ose dobsojnë intenzitetin ose madhësinë elementëve klimatik.
Elementet klimatik përcaktohen nga qarkullimi i përgjithshëm atmosferik dhe janë:
Dukuritë meteorologjike janë: mjegulla, retë, shiu, dëbora, breshëri, breshniza, vesa, bryma, krahneza, ngrica etj.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Klimatologjia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.