Dr.
Zef Mulaj lindi në fshatin Mulaj të krahinës Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës (Tropojë). Ka punuar shumë vite në profesionin e tij, në zona të ndryshme të tropojes .Ka mbaruar studimet e larta në Degën e Farmacisë të Fakultetit të Mjekësisë të Tiranës.
. Përveç punës së farmacistit, gjithnjë është marrë me kërkime shkencore, sidomos në studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve Shqiptare.
Në vitin 1994, vendoset në Itali, me një bashkëpunim shkencor. Në vitin 1998 mbaroi studimet e larta edhe në universitetin Camerino të Italisë, ku mori titullin doktor i shkencave farmaceutike me studimin e bimësisë mjekësore të Alpeve të Shqipërisë.
Mbrojti titullin “Master akademik”, me titullin në shkencat “Metodikat analitike forense”, në universitetin La Sapienza – në Romë. Bashkëpunëtor shkencor në Katedrën e Farmakologjisë të Universitetit Politeknik në Marche të Italisë: Farmacia klinika (Aplikative Sperimentale).
Specializuar në Institutin e Medicinës Legale Departamentin e Kimisë Toksikologjike Forense në Universitetin Macerata Itali.
Është pranuar në Albën e Rolit të Konsulentëve dhe të Ekspertëve Shkencorë në fushën e Kimisë dhe Metodikat Analitike Forense në fushën e kriminologjisë shkencore.
Specialist në toksikologjinë klinike e ambientale; në farmakovigjilencë mjekësore; ekspert në kontrollin kimik të produkteve farmaceutike të lëndës së parë; specialist në fitoterapi e farmakonjozia, specialist në informatikën aplikative. Është i specializuar për ndërhyrjet e shpejta mjekësore, për Kryqin e Kuq Italian. Merret me hulumtimin dhe zbulimin e substancave të reja farmakologjike natyrore. Specializuar në aplikimin e instrumenteve më bashkëkohore shkencore, në ivestigimin analitik, në Kiminë Analitike Forense (Spetrometria e masës e HPLC-së etj…) në fushën shkencore të kriminologjisë, substancave abuzive, alimentare, shëndetin publik etj…
Ka marrë pjesë në kongrese e konventa ndërkombëtare,”Farmakovigjilenca dhe substancat abuzive”, konventa ndërkombëtare “Kimia forense” etj.
Autor i publikimeve, mbi 40 artikuj dhe studime shkencore.
Anëtar i Shoqatës së Fitoterapisë në Repuplikën e Italisë, anëtar i Lidhjes Botërore të Poetëve Bashkëkohorë (World Poets Society), anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, anëtar i shoqatës kulturore “Leopardian Komunity Itali”, anëtar nderi i shoqatës “Leopardian KomunityItali” me motivacion“Excellent në fushën e kulturës dhe të shkencës, njohur në Europë”
Is a member of Albanian-American Academy Science and Arts.
Në vitin 2012, në njëqindvjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, u zgjodh një nga njëqind shqiptarët e diasporës në Botë për arritjet në fushën e shkencës e të kulturës nga “Albania Excellence”.
Vepra letrare dhe shkencore:
“Emri që lind diellin”, poezi, Tiranë, 2004.
“Mjegullvarur mbi Ballkan”, poezi, Tiranë, 2006.
“880 bimë mjekësore në Alpet e Shqipërisë, Weso,Tiranë, 2009.
“Imazh”, roman policesk, “Weso” Tiranë, 2011.
“Prendi per mano la miaombra” (Merr për dore hijen time), poezi, italisht – shqip, anglisht e gjermanisht, në Simple Macerata, 2011.
“Lulet e shpirtit”, poezi,“Filara”, Tiranë, 2012.
“Jetë e thyer” (Memory-roman), “Filara”, Tiranë, 2012.
“Altri occhi all’orizonte”(“Sytë e tjerë në horizont”), poezi, Editura Simple, Macerata – Itali, 2012.
“Pieni di sogni ifiumi”(Lumenj ëndrrash), Editura Simple, Macerata – Itali, 2014.
“Hëna, nuse e poetit”, “Edlora”, Tiranë, 2015;
“Sguardo oltre iconfini”(Shikim përtej kufijve) (Roman polices, “Kimerik”,Mesina – Itali, 2015. “
“Atje qirinjët i i ndez dielli”, poezi , Editura Edlora Tiranë 2019.
"Miracolo in gabbia, poezi Haiku ,Editura Simple Macerata Itali 2020
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Zef Mulaj, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.