Zahariajt

Familja Zaharia ishte një familje fisnike shqiptare që u shfaq për herë të parë dhe u përmend në shekullin e 14-të.

Nicholas Zaharia përmendet së pari në vitin 1385 si komandant nga familja Balshaj dhe guvernator i Budvës në vitin 1363. Pas më shumë se njëzet viteve besnikëri, Nicholas Zaharia i revoltuar në vitin 1386 u bë sundimtar i Budvës. Megjithatë, në vitin 1389 Đurđa II Balshiq e rimori qytetin.

Zahariajt
Rajoni i tanishëm Shqipëria Shqipëria
Informacione
Anëtarë të shquar Koja Zaharia, Lekë Zaharia
Pronat Budva, Danjë, Sati, Gladri dhe Dushmani
Fisnikëria e shekullit të 14-të dhe 15-të

Emri i Nicholas Zaharia shfaqet në formën e Nikola Sakat në shumë dokumente origjinale veneciane dhe Raguziane (si guvernator i Budvës në 1383, personi me ndikim në Zeta në 1386 dhe zot i Danjës gjatë një periudhe bashkëpunimi me familjen Balshaj) Kjo është një bazë për disa konkluzione se Nicholas Zaharia dhe Nikola Sakat janë i njëjti person që është i lidhur me Koja Zaharia. Komnen Arianiti i familjes Arianiti ishte martuar me vajzën e Nikolas Zaharia Sakatit, sundimtar i Budves. Ata kishin tre djem (Gjergjin, Muzaken dhe Vladanin) dhe një vajzë që u martua me Pal Dukagjinin.

Në 1396, për shkak të një situate të favorshme politike, Koja Zaharija kapi kështjellën e Danjës dhe u deklarua si një vazal i osmanëve. Në martesën e tij të dytë Balsha III u martua me Bolja, një vajzë e Koja Zaharia, në vitin 1412 ose në fillim të vitit 1413. Në 1415 vdiq djali i tyre i vetëm dhe pasardhësi i vetëm mashkull i familjes Balsha. Koja mbajti kontrollin e rajonit dhe pas vdekjes së tij, i'a trashëgoi djalit të tij të vetëm Lekës.

Sipas Marin Barletit, në vitin 1445 gjatë ceremonisë së martesës së motrës së Skenderbeut Mamica Kastriotit, ai kishte një mosmarrëveshje me Lekë Dukagjinin. Arsyeja e kësaj mosmarrëveshje ishte një grua e quajtur Irene Dushmani, trashëgimtare e familjes Dushmani. Ajo dukej se preferonte Zaharia, ndërkohë që kjo nuk u pranua nga Dukagjini. Lufta ndodhi dhe Lekë Dukagjini mbeti i plagosur, i shpëtuar vetëm nga ndërhyrja e Vrana Konti. Dy vjet më vonë, në vitin 1447, Lekë Zaharia u vra në një pritë dhe Lekë Dukagjini u akuzua për këtë vrasje.

Dokumentet origjinale veneciane tregojnë se kjo vrasje ndodhi në 1444. Sipas kronistit venecian Stefano Magno ishte Nikollë Dukagjini, Vasal i Zaharias, ai i cili vrau Lekë Zaharinë në betejë, jo Leka siç pohon Marin Barleti. Stefano Magno gjithashtu deklaroi se, para se të vdiste, Lekë Zaharia shprehu dëshirën që pronat e tij t'i dorëzoheshin Republikës së Venedikut.

Duke mbetur pa trashëgimtarë, kështjella e Danjës u pretendua nga Skënderbeu në emër të Lidhjes së Lezhës, ku Lekë Zaharia ishte pjesëmarrës. Megjithatë, nëna e tij e dorëzoi kështjellën Republikës së Venedikut. Kjo ngjarje shkaktoi Luftën shqiptaro-veneciane (1447-1448), e cila zgjati dy vjet. Në fund kalaja e Danjës mbeti në duart e Venedikut drejt një haraçi vjetor për Skënderbeun.

Sipas Eqrem Vlorës, disa anëtarë të familjes Zaharia ishin fillimisht të krishterë ortodoksë dhe më pas u kthyen në katolik në vitin 1414.

Bozha Zaharia, një fisnik shqiptar, i cili ishte gjithashtu anëtar i familjes Zaharia, vdiq në zjarrin që shkatërroi Shkodrën veneciane në tetor të vitit 1448.

Pema e familjes

 
 
 
Koja Zaharia
 
 
 
Bozha
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Balsha III
Petar Pavloviq ose Petar Vojsaliq
 
Bolja
 
Leke Zaharia
 
Vajzë (emri i panjohur)
 
Gjurasheviq
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Koja
 
 
 
 
Dorothea
 
 
 
Helen

Shih edhe

Referime

  • Spremić, Momčilo (2004), Ćulibrk, Jovan (red.), Crkvene prilike u Zeti u doba Nikona Jerusalimca (në serbisht), Cetinje, Belgrade: Svetigora, Publikum, fq. 73–108, arkivuar nga origjinali më 11 dhjetor 2013

Referime

Tags:

Zahariajt Pema e familjesZahariajt Shih edheZahariajt ReferimeZahariajt ReferimeZahariajt1385BalshajtShqiptare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LuledielliGravitetiLibrazhdiVjosaZvarranikëtLufta e KosovësGjuha shqipeBeteja e KosharesElizabeth HandSteve JobsStimulim me gjoksHekuriNdihma e parëBashkitë e ShqipërisëRajoni Verior dhe Verilindor i ShqipërisëBiosinteza e proteinaveNaum VeqilharxhiPikësimiShpendëtRiciklimiDinozauriLista e vendbanimeve ilireKisha e Shna Ndout, LaçVideosexNexhmije PagarushaNumrat e plotëVetëtimaShëndetiParafjalaErnest HemingwayNdotja e ajritViktor HygoMuzeu Kombëtar i KosovësRrezet ultravjollcëAcidet dhe BazatNarcisizmiRusiaPashallëku i JaninësStreptokoketDrini i BardhëShpella e GadimësNdërtimi i brendshëm i TokësEpitetiIbrahim KodraMasturbimiSëmundjet e gjakutPashkëtZejtariaArbëria në MesjetëLiqeni i OhritBimëtTrashëgimia kulturorePrizmi (gjeometri)Lista e markave të automobilaveLumiShkollaElektricitetiHistoriku i gjuhes letrare shqipeSkizofreniaThethiAparati riprodhues mashkullor te njeriuDritëro AgolliMustafa Qemal AtaturkuHistoriaTrekëndëshi i BermudësLista e bimëveSinuzitiTemperaturaMarin BarletiDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeFolkloriAgim NeshoIkametiKërpudhatPsikozaMaltaKitaraAli Ahmeti🡆 More