Zé Maria: Futbollist brazilian

José Marcelo Ferreira (lindur më 25 korrik 1973), njohur zakonisht si Zé Maria, është një trajner brazilian futbolli dhe ish futbollist profesionist.

Ai për herë të fundit ishte trajner i klubit shqiptar KF Tirana deri në vitin 2018.

Zé Maria
Të dhënat vetjake
Emri i plotëJosé Marcelo Ferreira
Datëlindja (1973-07-25) 25 korrik 1973 (50 vjeç)
VendlindjaOeiras, Brazil
Gjatësia1.75 m (5 ft 9 in)
PozicioniMbrojtës i djathtë
Mesfushor i djathtë
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
1991–1995Portuguesa28(2)
1993→ Sergipe (huazim)38(5)
1994→ Ponte Preta (huazim)22(0)
1996Flamengo13(1)
1996–1998Parma45(2)
1998–2004Perugia144(16)
1999→ Vasco Gama (huazim)34(4)
1999→ Palmeiras (huazim)15(1)
2000Cruzeiro (huazim)29(2)
2004–2006Internazionale29(1)
2006–2007Levante14(0)
2008Portuguesa5(1)
2008–2009Città Castello
Gjithsej416(35)
Karriera ndërkombëtare
1996–2001Brazili25(0)
Skuadra të menaxhuara
2010Group Castello
2010Catanzaro
2015Ceahlăul
2016–2017Gor Mahia
2017–2018Tirana
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

I njohur për krosimet e tij të menjëhershme, ai mund të luante si mbrojtës i djathtë dhe mesfushor i djathtë. Ai e shpenzoi shumicën e karrierës së tij, përveç vendit të tij të lindjes, në Itali, ku luajti për tre ekipe të ndryshe të ndryshme, më së shumti me Perugian.

Karriera me klube

Lindur në Oeiras, Piauí, Zé Maria filloi karrierën e tij si profesionist te Portuguesa në vitin 1991, duke u huazuar gjithashtu dy herë nga klubi brënda kontratës. Në vitin 1996, ai firmosi me Flamengon.

Në verën e atij viti, Zé Maria kaloi në Itali duke u transsferuar te klubi i Serie A, Parma, ku luajti si titullar për dy sezone. Ai vazhdoi të qëndronte në Itali, duke u bashkuar me Perugian.

Ai pati një fillim të lëkundur me Umbrianët, duke u huazuar tre herë në Brazil, por më pas arriti të fitoj vendin në formacionin titullar, duke ndihmuar ekipin të arrij një vend të 10të në sezonin 2002–03 me gjashtë gola të shënuar. Ai gjithashtu ndihmoi ekipin të fitonte edicionin 2003 të UEFA Kupës Intertoto, duke arritur kualifikimin për në raundin e tretë kualifikues të Kupës UEFA; megjithatë, në kampionat gjërat nuk shkuan aq mirë, me ekipin që u rrëzua një kategori më poshtë.

Në vitin 2004, Zé Maria u bashkua me Interin, ku luajti për dy sezone; pasi luajti rregullisht në sezonin e parë, ai e mbylli të dytin me vetëm tetë paraqitje (më së shumti si zëvëndësues), duke koleksionuar gjithsej 49 paraqitje. Inter fitoi kampionatin pas skandalit të Calciopolit. Pas kësaj, Zé Maria u lirua nga Interi, dhe braziliani firmosi në La Liga me Levanten; ai e nisi sezonin si titullar në krahun e djathtë të mbrotjes por në fund e humbi atë, duke luajtur gjithsej 14 ndeshje me ekipin që shpëtoi nga rënja.

Pasi u la i lirë sërisht në fund të sezonit, Zé Maria pati negociatia të pasuksesshme me disa ekipe, përfshirë edhe anglezët e Sheffield United dhe Queens Park Rangers, duke bërë që të rikthehej në Brazil te Portuguesa në janar 2008. Në gusht, pasi ndërpreu kontratën, ai në mënyrë suprizë pranoi një ofertë nga A.S.D. Città di Castello, që luane në kampionatin amator Eccellenza.

Zé Maria vazhdoi jetën në Itali pas pensionimit nga futbolli në moshën 36 vjeç. Ai madje themeloi edhe një shkollë në qytetin e Peruxhias.

Karriera ndërkombëtare

Zé Maria zhvilloi 25 ndeshje për Brazilin në një peridhë pesë-vjeçare. Ai nuk u zgjodh të luante në FIFA Kupën e Botës, por u thirr për dy edicione të FIFA Kupës së Konfederatave, përfshirë edhe në edicionin 1997 në Arabinë Saudite ku Brazili triumfoi. Ai gjithashtu luajti edhe në Copa América, ku Brazili sërisht fitoi, në të njëjtin vit.

Në lojërat olimpike 1996 në Atlanta të Shteteve të Bashkuara, Zé Maria ndihmoi ekipin olimpik të fitonte medalje e bronzit, duke luajtur në të gjashtë takimet.

Karriera si trajner

Fillimet

Më 15 mars 2010, Zé Maria filloi punën e parë si trajner, duke pranuar një ofertë nga S.S.D. Group Città di Castello në Serie D. Ai më pas u punësua si trajner i ekipit të divizionit të katërt, F.C. Catanzaro, për sezonin 2010–11, megjithatë, ai u shkarkua pas disa muajsh.

Tirana

Më 16 qershor 2017, Tirana lajmëroi se kishte firmosur me Zé Marian për një vit. Ai u mposht në ndeshjen e tij të parë në krye më 29 qershor; Tirana humbi 2–0 si vizitor ndaj Maccabi Tel Aviv në raundin e parë kualifikues të UEFA Ligës së Evropës. Eliminimi i Tiranës nga kompeticioni u konfirmua në javë më pas pas një tjetër disfate, këtë herë në shtëpi.

Zé Maria fitoi trofeun e parë me klubin më 6 shtator, Superkupën e Shqipërisë, duke udhëhequr ekipin në fitoren 1–0 ndaj Kukësit; goli u shënua në minutën e fundit të kohës së rregullt nga Erion Hoxhallari. Me këtë triumf, Tirana u bë klubi i parë jo-elitar që fiton Superkupën e Shqipërisë. Tirana e filloi kampionatin e Kategorisë së Parë me një fitore 1–0 në shtëpi ndaj Ilirisë më 16 shtator. Zé Maria më pas udhëhoqi ekipin drejt një kualifikimi të suksesshëm në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Besës. Tirana e mbylli shtatorin duke i fituar të gjitha ndeshjet, një arritje që e përsëritën edhe në nëntor, duke marrë edhe kruen e Grupit B në kampionat. Gjatë kësaj periudhe, Zé Maria udhëhoqi ekipin drejt fitores më të madhe sezone, 6–0 ndaj Shkumbinit.

Tirana e mbylli vitin 2017 në vendin e parë me vetëm një humbje; ajo humbje erdhi ndaj Bylisit, të cilën Zé Maria e quajti "një turp". Ekipi gjithashtu vazhdoi progresin në kupë, duke eliminuar në raundin e dytë Vllazninë e Kategorisë Superiore me rezultatin e përgjithshëm 2–1. Në janar 2018, me kërkesë të tij, Tirana afroi lojtarët afrikan Kenneth Muguna, Mohammed Musa dhe Samson Iliasu. Në shkurt 2018, Tirana u eliminua në çerek-finalen e kupës me rezultatin e përgjithshëm 2–1 nga Kukësi.

Tirana vazhdoi me fitoret rresht në kampionat, duke e mbyllur Grupin B në vendin e parë, çka i siguroi kualifikimin për në fazën play-off. Më 14 prill, ekipi siguroi matematikisht ngjitjen në Kategorinë Superiore pas suksesit 3–2 në shtëpi ndaj Pogradecit. Më 16 maj, Zé Maria ndihmoi Tiranën të shpallej kampione e Kategorisë së Parë pas fitores 2–0 ndaj fitueses së Grupit A Kastrioti në Elbasan Arena. Më vonë më 2 qershor, Zé Maria firmosi një kontratë të re dy-vjeçare me klubin.

Statistikat si trajner

Ekipi Nga Rekordi
N F B H % F
Tirana 17 qershor 2017 12 tetor 2018 &0000000000000046.00000046 &0000000000000030.00000030 &0000000000000007.0000007 &0000000000000009.0000009 &0000000000000065.22000065,22

Trofe

Lojtar

Klube

    Flamengo
  • Campeonato Carioca: 1996
    Palmeiras
  • Copa Libertadores: 1999
    Cruzeiro
  • Copa do Brasil: 2000
    Perugia
  • UEFA Intertoto Cup: 2003
    Internazionale

Kombëtarja

    Brazili

Trajner

    Tirana

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Zé Maria Karriera me klubeZé Maria Karriera ndërkombëtareZé Maria Karriera si trajnerZé Maria TrofeZé Maria ReferimeZé Maria Lidhje të jashtmeZé MariaFutbolliKF Tirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Përcjellësit elektrikAriKroaciaBalenaSëmundja e LeukemisëNumri piMasturbimi i ndërsjelltëEmigrimiRilindjaKuzhina shqiptareSistemi diellorPukaMasakra e TivaritNjeriuShenjat e qarkullimit rrugorZorra e hollëKisha e Shna Ndout, LaçFigura stilistikeNgjyraVenaKosovaBashkia TiranëDukuritë kapilareNapoleon BonapartiGreqiaRrezet infra të kuqeMacjaAfrikaVaso pashë ShkodraniLeje DrejtimiIlir MetaLista e ishujve grekëKalaja e KrujësKompjuteriTulipaniSistemi operativKostandin KristoforidhiFC BarcelonaLondraTuneli Thirrë-KalimashBotaPozicioni seksualAndon Zako ÇajupiGjithësiaSëmundja e ParkinsonitPsikozaLufta e FtohtëAlkooliËVitamina CSinonimiDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)ADNMuhammediVideosexDita ndërkombëtare e librit dhe të drejtave autorialeUjëvarat e MirushësVeshjet popullore shqiptarePashallëqet shqiptareJelekuPejgamberët në IslamPikësimiSuediaEkonomia e ShqipërisëKristofor KolombiKomunat e KosovësSpanjaEnver HoxhaEpilepsiaKarnavalet (film)KërpudhatVallet shqiptareAtlantidaDemografia e Kosovës🡆 More