Ndriçim Kulla Ylli I Shkrimtarit

“Ylli i Shkrimtarit” është një biografi mbi shkrimtarin e shquar Ismail Kadare, e shkruar nga studiuesi dhe publicisti Ndriçim Kulla.

Ndriçim Kulla Ylli I Shkrimtarit
Ylli i Shkrimtarit nga Ndriçim Kulla

Përshkrimi i studimit

I lindur në Gjirokastër në një familje me tradita, që i jepte krahë fantazisë, me një lidhje fisnore me ish-diktatorin Enver Hoxha, për të cilën nuk flisnin të dyja palët, me një gjeni krijuese që do spikaste shumë herët, Kadare do të “shkruante” librin e jetës së tij si askush tjetër. Ai na zbulohet përmes biografisë “Ylli i shkrimtarit”, me autor studiuesin Ndriçim Kulla. Një nga momentet që do të shënjonte qysh herët jetën e Kadaresë, vetëm 12-vjeçar, ishte arrestimi i tij si “falsifikues monedhash”. Në dukje një marrëzi, por që në fakt ishte e mirëkalkuluar, për të goditur gjeneralin Tahir Kadare, të martuar me një grua hebreje. Goditja e tij i vinte për shtat Enver Hoxhës, që nuk kishte ndonjë simpati për të dhe nga ana tjetër do t’i bënte qejfin Stalinit, që kishte nisur fushata kundër hebrenjve. Në biografinë për shkrimtarin Ismail Kadare të autorit Ndriçim Kulla, “Ylli i shkrimtarit”, del një detaj interesant: familjet e Ismail Kadaresë dhe Enver Hoxhës kishin farefisni, por asnjëra palë nuk e përmendte këtë, përpos rasteve kur ishin të tretët ata që e përmendnin këtë fakt. Në libër Kulla është ndalur gjatë në këtë fakt, duke zbërthyer arsyet pse i ati, Haliti, ia kishte mohuar të birit, Ismailit fëmijë, faktin se kishin të bënin me diktatorin. Dy ishin këto arsye: E para qe frika nga një goditje e mundshme, të cilën Enver Hoxha dëshmoi me vepra se nuk ua kurseu as njerëzve të tij më të afërt, në krye kunatit Bahri Omari. Ky e kishte ndihmuar me të gjitha mënyrat, për shkollimin, paratë, mbrojtjen nga fashistët etj. Arsyeja e dytë e mohimit të afërsisë familjare ishte çështje rangu e qibre. Siç thotë vetë Kadare, Hoxhatëve në Gjirokastër u thoshin “psefto”, pra pseudo qytetarë dhe jo ndonjë derë e madhe.

Referime

Shiko edhe:

Tags:

Ismail KadareNdriçim Kulla

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MetaforaSistemi muskulorRrahman DedajRacizmiSistemi diellorAndon Zako ÇajupiKosova dhe bukuritë e sajAriuNumrat romakëIsa BoletiniDiarrejaDasma shqiptareNoizyKristofor KolombiShkollaLista e kalave në ShqipëriNatyraDante AligieriPrincipata e ArbëritMbreti Zogu IBill KlintonRugova (rajon)Ali PodrimjaAngioedemaKukësiSpanjaEvropaSkizofreniaAfrikaKafshët e zhdukura në BallkanKrujaSistemi i qarkullimit të gjakutAdolf HitleriNepotizmiAlkooliMona LizaLidhëzaKonferenca e Londrës (1912–1913)IndiaDrini i BardhëAfrika verioreKloriLetërsia e vjetër shqiptareSistemi riprodhues femërorMargarita TutulaniDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Gjuhët indo-evropianeNikotinaFosiletGjendja agregateGjithësiaPeshkuLiqeni i OhritQemal StafaGjykata Evropiane për të Drejtat e NjeriutZgjebjaMikroorganizmatBashkitë e ShqipërisëGlobalizimiFieriLigji i OmitMehmet FatihuLazeriSemaforiFC BarcelonaBosnja dhe HercegovinaSyri i kaltër, DelvinëHistoria e ÇamërisëTurizmiShpikje te ndryshmeMbipeshaMartin CamajJeronim de RadaOutlook.comUshtria Çlirimtare e KosovësInsulinaHistoria e TiranësVolejbolli🡆 More