Ylber Ramadani

Ylber Latif Ramadani (lindi më 12 prill 1996) është futbollist profesionist shqiptar i cili luan si mesfushor mbrojtës për klubin italian Lecce dhe për kombëtaren shqiptare.

Ylber Ramadani
Të dhënat vetjake
Emri i plotëYlber Latif Ramadani
Datëlindja (1996-04-12) 12 prill 1996 (28 vjeç)
VendlindjaStarnberg, Gjermani
Gjatësia1.85 m (6 ft 1 in)
PozicioniMesfushor mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Lecce
Numri20
Karriera me të rinjtë
KF Ferizaj
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2013–2014Ferizaj42(3)
2014–2015Prishtina14(1)
2015–2016Drita17(1)
2016–2017Partizani35(0)
2017–2021Vejle BK117(5)
2021–2022MTK Budapest30(2)
2022–2023Aberdeen37(1)
2023–Lecce15(1)
Karriera ndërkombëtare
2014–2015Kosova U191(1)
2015–2016Kosova U210(0)
2016–2018Shqipëria U218(1)
2018–Shqipëria31(1)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase

Karriera me klube

Ferizaj

Ai filloi karrierën e tij me KF Ferizaj, ku ai bëri 42 paraqitje dhe shënoi 3 gola në sezonin 2013-14.

Prishtina

Në fillim të sezonit 2014–15, Ramadani nënshkroi kontratë për klubin Prishtina ku ai bëri 14 paraqitje dhe shënoi vetëm 1 golë.

Drita

Më 1 gusht 2015, Ramadani nënshkroi kontratë me Dritën. Gjatë pjesës së parë të sezonit 2015–16, ai luajti 17 ndeshje në ligë me Dritën që përfundoi në vendin e 10-të.

Partizani

Në dhjetor 2015, media raportoi se Ramadani u bashkua me klubin shqiptar Partizani gjatë merkatos dimërore, duke firmosur një kontratë tre-vjeçare më 10 janar. Ramadani bëri 42 paraqitje në të gjitha kompeticionet; në fund të sezonit, ai u shpall Lojtari i Ri më i Mirë në Kategorinë Superiore.

Vejle

Më 14 qershor 2017, klubi danez Vejle njoftoi prezantimin e Ramadamit nga Partizani për €200,000 në një kontratë katër-vjeçare. Ai shënoi golin e parë në Danimarkë kundër Vendsyssel në kampionat.

Më 23 maj 2021, Velje njoftoi se Ramadani do të largohej nga klubi në përfundim të sezonit, duke i dhënë fund një qëndrimi katër-vjeçar në Danimarkë.

Lecce

Në gusht 2023, Ramadani u transferua në Itali te Lecce për 1.2 milion €. Ai debutoi me klubin më 13 gusht në fitoren minimale 1–0 kundër Comos në kupë. Një javë më vonë, Ramadani luajti ndeshjen e parë në Serie A në fitoren 2–1 kundër Lazios. Më 16 dhjetor, ai shënoi golin e parë në Serie A në fitoren 2–1 kundër Frosinones në shtëpi.

Karriera ndërkombëtare

Kosova

Ramadani morri një thirrje nga trajneri i përfaqësueses kosovare nën-19 Ramiz Krasniqi për një ndeshje miqësore kundër Shqipërisë në tetor 2015. Ai luajti në ndeshjen e parë më 13 tetor, me Kosovën që fitoi 2–0.

Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit nën-21.

Shqipëria

Më 27 gusht 2017, Ramadani morri një thirrje nga trajneri i kombëtares shqiptare nën-21 Redi Jupi për një ndeshje kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2017 kundër Greqisë. Ai debutoi më 10 tetor ndeshjen e fundit kualifikuese kundër Izraelit ku Shqipëria humbën 4–0.

Ramadani vazhdoi të ishte pjesë e ekipit nën-21 edhe për fushatës e rradhës kualifikuese të UEFA Kampionatit Evropian 2019, duke u thirrur në qershor 2017 për ndeshjen e parë kundër Estonisë. Ai shënoi golin e tij të parë me ekipin nën-21 në ndeshjen e pestë të kualifikueseve kundër Irlandës së Veriut.

Në nëntor 2017, Ramadani mori ftesën e parë në kombëtaren e parë nga trajneri Christian Panucci për ndeshjen miqësore kundër Turqisë. Në intervistën para ndeshjes, Ramadani deklaroi se thirrja në ekipin e parë ishte "një ëndërr e bërë realitet". Ramadani debutoi në kombëtaren në një ndeshje miqësore kundër Norvegjisë më 26 mars 2018.

Statistikat e karrierës

Klube

    Redaktuar më 16 dhjetor 2023
Ndeshjet dhe golat sipas klubit, sezonit dhe kompeticionit
Klubi Sezoni Liga Kupa Evropa Tjetër Gjithsej
Divizioni Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola Ndsh Gola
Ferizaj 2013–14 Superliga e Kosovës 29 1 29 1
2014–15 13 2 13 2
Gjithsej 42 3 42 3
Prishtina 2014–15 Superliga e Kosovës 14 1 14 1
Drita 2015–16 Superliga e Kosovës 17 1 17 1
Partizani B 2015–16 Kategoria e Dytë 7 0 1 0 8 0
Partizani 2015–16 Kategoria Superiore 3 0 1 0 4 0
2016–17 32 0 3 0 7 0 42 0
Gjithsej 35 0 4 0 7 0 46 0
Vejle Boldklub 2017–18 Divizioni i Parë Danez 31 1 1 0 32 1
2018–19 Superliga Daneze 22 0 1 0 7 0 30 0
2019–20 Divizioni i Parë Danez 31 3 31 3
2020–21 Superliga Daneze 20 1 3 0 9 0 32 1
Gjithsej 104 5 5 0 16 0 125 5
MTK Budapest 2021–22 Nemzeti Bajnokság 30 2 1 0 31 2
Aberdeen 2022–23 Scottish Premiership 32 1 7 0 5 0 44 1
Lecce 2023–24 Serie A 15 1 2 0 17 1
Gjithsej karriera 296 14 19 0 7 0 22 0 344 14

Kombëtarja

    Redaktuar më 25 mars 2024
Ndeshjet dhe golas sipas ekipit kombëtar dhe vitit
Ekipi kombëtar Viti Ndsh Gola
Shqipëria 2018 4 0
2019 3 1
2020 2 0
2021 6 0
2022 9 0
2023 8 0
2024 2 0
Gjithsej 34 1

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Ylber Ramadani Karriera me klubeYlber Ramadani Karriera ndërkombëtareYlber Ramadani Statistikat e karrierësYlber Ramadani ReferimeYlber Ramadani Lidhje të jashtmeYlber RamadaniKombëtarja shqiptare e futbollitU.S. Lecce

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

RusiaDhiaFëmijaFieriAlpet ShqiptarePresidenti i ShqipërisëRebelimi i vitit 1997XhubletaLojërat OlimpikeLekë DukagjiniDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëLasgush PoradeciBotaAtomiPrishtinaMikroorganizmatShqiptarëtPula (shpend)Lumi i ShalësHerodotiVektoriMbiemriBallkaniFutbolliTelefoniRobotikaIsmail QemaliLista e Presidentëve të Shteteve të Bashkuara të AmerikësSlloveniaKara Mahmud pashë BushatiSëmundjaQarqet e ShqipërisëAbdyl FrashëriAriTeknologjia e informacionit dhe komunikimitMultiple sklerozaMenstruacionetHebrenjtëDhimbja e kokësIzet MexhitiKimiaArkitekturaFlamuri i KosovësShkencaEkosistemiVirusiLista e lumenjve në KosovëShpendëtKëndiRezistenca elektrikeZona urbaneRombiLidhja e LezhësSportiHistoria e ShqipërisëThomas EdisonBesimet folklorike shqiptareLedion LiçoDështimi i zhvillimit të fetusit (Aborti)Vasfije KrasniqiZhurmat në veshFamiljaGordana KingjiShqipëria në Luftën e Dytë BotëroreKatroriAngliaLëkuraCikli menstrualMali i ZiXhingis HanMyshqetRrotullimi i Tokës rreth DiellitHarta e BotësUrbanizimiHistoria e arteveDon Kishoti i MançësRoma e lashtëLidhëza bashkërenditëse🡆 More