Jaser Arafat

Muhammed Jaser Abdulrahman Abdulrauf Arafat el-Kudua el-Husejni (Arabisht: محمد ياسر عبد الرحمن عبد الرؤوف عرفات القدوة الحسيني‎‎) (24 gusht 1929 - 11 nëntor 2004) i njohur gjithashtu Jaser Arafat (Arabisht: ياسر عرفات‎,) ishte politikan palestinez.

Ai ishte Kryetar i Organizatës Çlirimtare të Palestinës (PLO) nga viti 1969 deri më 2004 dhe President i Autoritetit Kombëtar të Palestinës(PNA) nga 1994 në 2004. Ideologjikisht një nacionalist arab, ai ishte një anëtar themelues i partisë politike Fatah, të cilën ai e udhëhoqi nga viti 1959 deri më 2004.

Jaser Arafat
ياسر عرفات
Jaser Arafat
Presidenti i 1-rë të Autoritetit Kombëtar të Palestinës
Në detyrë
5 korrik 1994 – 11 nëntor 2004
Kryeministri
Pasuar ngaRawhi Fattouh (i përkohshëm)
Kryetari i 3-të i Organizatës Çlirimtare të Palestinës
Në detyrë
4 shkurt 1969 – 29 tetor 2004
Paraprirë ngaYahya Hammuda
Pasuar ngaMahmud Abas
Të dhëna vetjake
U lind më
Muhammed Jaser Abdulrahman Abdulrauf Arafat el-Kudua el-Husejni

4 gusht 1929
Kajro, Mbretëria e Egjiptit
Vdiq më11 nëntor 2004 (75 vjet)
Clamart, Hauts-de-Seine, Francë
Vendi i prehjesMukataa, Ramallah, Palestinë
NënshtetësiaPalestinez
Partia politikeFatah
Bashkëshortja/etSuha Arafat (1990–2004)
Fëmijët1
PunësimiInxhinier civil
NënshkrimiJaser Arafat

Arafat lindi nga prindër palestinezë në Kajro, Egjipt, ku ai kaloi shumicën e rinisë së tij dhe studioi në Universitetin e Mbretit Fuad I. Ndërsa ishte student, ai përqafoi idetë nacionaliste dhe anti-sioniste arabe. Ai ishte kundër krijimit të Shtetit të Izraelit në vitin 1948, dhe luftoi së bashku me Vëllazërinë Myslimane gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1948. Duke u kthyer në Kajro, ai shërbeu si president i Bashkimit të Përgjithshëm të Studentëve Palestinezë nga viti 1952 deri më 1956.

Në vitin 1994, Arafati morri Çmimin Nobel për Paqe bashkë me Yitzhak Rabin dhe Shimon Peres për negociatat e Oslos. Në atë kohë, mbështetja e Fatah midis palestinezëve ra me rritjen e Hamasit dhe rivalëve të tjerë militantë.

Arafat mbetet një figurë e diskutueshme. Populli palestinez në përgjithësi e shikon atë si një martir i cili simbolizonte aspiratat kombëtare të popullit të tij. Në të kundërt, shumica e izraelitëve e konsideruan atë si një terrorist të pa penduar, ndërsa rivalët palestinezë, përfshirë islamistët dhe disa të majtë të PLO, shpesh e denoncuan atë për të qenë i korruptuar ose tepër i nënshtruar në koncesionet e tij ndaj qeverisë izraelite.

Referime

Tags:

FatahGjuha arabeOrganizata Çlirimtare e Palestinës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

PikësimiLigji i PaskalitLlojet e zhdukuraNjohja ndërkombëtare e KosovësAlkaloidetBashkia TiranëEfekti serrëDeti AdriatikBronkitiLufta e KosovësSkeleti i njeriutBakteriRrugaShëndetiMona LizaPatologjiaHistoria e botësUEFA Liga e Kampionëve - statistikatKëngët e MilosaosKubi (gjeometri)Emrush XhemajliLufta e ÇanakalasëSavanaLojërat Olimpike VeroreSëmundja infektiveSkënderbeuNdërtimi i brendshëm i TokësKuvendi EvropianIlir MetaQarku elektrikMeningjitiLista e vullkaneve aktivë në botëMenstruacionetNoizyVojo KushiTeoria e evolucionitKarakteristikat e zeritKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriBurreliBeteja e KosharesLeonardo da VinçiArtriti ReumatologjikShtatzëniaPashallëku i JaninësSerbiaJustiniani IDemencaLista e festave në ShqipëriShqipëria e PavarurPrizreniDialektet e gjuhës shqipeFiset shqiptareKarnavaletRimaKloriRevolucioni i dytë industrialRugova (rajon)DioklecianiRebelimi i vitit 1997Evropa lindoreLumi i DanubitZana e malitHistoria e gjeometrisëUlçera në stomakRrethiDiklofenakuBosnja dhe HercegovinaAlfabeti shqipEvolucioniMusine KokalariBashkitë e ShqipërisëFustanellaDurrësiMprehësi i lapsaveKokainaRilindjaInstrumenti muzikorKukësi🡆 More