Xxxtentacion

Jahseh Dwayne Ricardo Onfroy (23 Janar 1998 - 18 Qershor 2018), i njohur si XXXTentacion(/ˌeksˌeksˌeksˌtentasˈjon/), ishte një reper, këngëtar dhe tekstshkrues amerikan.

Lindur në Plantation, Florida, Onfroy shpenzoi pjesen më të madhe të fëmijerisë së tij në Lauderhill. Ai filloi te shkruante muzikë pas daljes nga një qender ri-edukimi dhe publikoi këngen e tij të parë në SoundCloud të titulluar "News/Flock" ne Qershor 2013. Ai ishte një figurë e njohur në SoundCloud, një skenë e muzikës "trap" që përmban elemente të muzikës "lo-fi" dhe "808 të forta". I mirënjohur për muzikën e tij "depresive" që solli vëmendje tek shëndeti mendor, Onfroy përdori stile dhe teknika që ishin të pazbatuara në hip hop, siç ishin shtremberimi i tingujve dhe përdorimi i kitares së muzikes heavy.

Sjellja e tij e dhunshme e dëboi ate nga shkolla dhe e futi në problem me ligjin gjatë adoleshencës së tij, duke kaluar dy herë në paraburgim për të mitur (gjatë një sulmi ai thuhet se sulmoi një të burgosur homoseksual).

Në kohën e vdekjes së tij ai u përball me 15 akuza për krime dhe incidente të dyshuara të dhunës në familje duke përfshirë burgim të rremë, dhunë ne një grua shtatzënë, te dashures se tij ate kohe. Muzika e tij, si një artist fillimisht ne 'SoundCloud rap', ju perkushtua çështjeve që hasen në jetën e tij - sëmundjeve mendore, depresionit, vetëvrasjes dhe dhunës ndaj grave. Onfroy kishte dy vëllezër dhe motra më të vjetër me emrin Ariana dhe një vëlla më të vogël me emrin Aiden. Onfroy jetonte në Florida dhe jetonte me reperin Denzel Curry dhe producentin Ronny J kohë me par.

Para vdekjes së tij, Onfroy po planifikonte te zhvendosej në një rezidencë 6000 metra katrorë (560 m2) në Parkland, Florida, të cilën e bleu në nëntor te vitit 2017 për 1.4 milionë dollarë. Në shkurt 2018, Onfroy publikoi në Instagram se ai ishte duke u përgatitur të kthehej në shkollë dhe pas pak kohe tregoj se në mars 2018 se po shkonte në një kolegj të komunitetit për tu diplomuar. Onfroy ishte i hapur rreth gjendjes së tij me depresionin, Onfroy vazhdimisht i perkrahi personat me depresion gjat kohës që ai po rikoperohej nga kjo dukuri.

Onfroy u bë i famshem me publikimin e kenges Look at Me!. Ai publikoi albumin e tij debutues të quajtur 17, në 25 Gusht 2017. Albumi debutoi në vendin e dytë të Billboard 200 (200 albumet me te mira), duke shitur 86,000 njësi të albumit vetëm në javen e parë. Albumi mori një vlerësim pozitiv nga kritiket, disa prej të cilëve e lavdëruan albumin për origjinalitetin dhe stilin muzikore të veçantë. Albumi i dytë i xhiruar në studio profesionale i artistit u quajt "?"(Shenjë pikëpyetjeje). Ky album u publikua më 16 Mars 2018 dhe debutoi në vendin e parë në Billboard 200 (200 Albumet Më Të Mira), me këngët SAD! dhe Changes të cilat arritën të debutonin në 20 këngët më të mira të Billboard Hot 100 (100 këngët më të dëgjuara të momentit). Albumi u çertifikua Gold nga RIAA më 26 Qershor, 2018.

Onfroy ndërroi jetë më 18 Qershor 2018, pas plagosjes me armë zjarri teksa ai po largohej nga një kompani motoçikletash në Deerfield Beach, Florida. Vrasësi dhe ndihmësit e tij u larguan nga vendngjarja me nje SUV pasi kishin vjedhur çanten e rreperit. I dyshuari u arrestua nga policia në vendin ku jetonte, në Pompano Beach, dhe u akuzua për vrasje. Disa javë më vonë u arrestuan edhe tre të dyshuarit e tjerë. Në javen pas vrasjes së artistit, kënga më e vlerësuar e Onfroy, "SAD!", shkoi nga vendi i 52-të ne vendin e parë në Billboard Hot 100, duke e berë Onfroin artistin e dytë të vdekur që kryeson Billboard Hot 100, pas The Notorious B.I.G. me këngën No Money Mo Problems në vitin 1997. Më 7 Dhjetor te 2018, albumi i tretë i Onfroy, Skins u publikua duke arritur vendin e parë në Billboard Top 200. Në 23 Janar të 2019, në çfarë do të kishte qënë ditëlindja e 21 të Onfroy, u publikua Members Only, Vol.4, mixtape i katërt nga grupi “Members Only” krijuar nga Onfroy. Tri ditë më pas, më 26 Janar të 2019, Jenesis Sanchez lindi djalin e saj dhe të Onfroy, Gekyume. Onfroy la pas "një gjurme të madhe në muzike", siç e quajti Rolling Stone, për impaktin e tij tek fansat dhe për popullaritetin e madh që kishte gjatë karrierës.

Një organizim pas vdekjes së Onfroy u zhvillua në BB & T Center në Sunrise, Florida më 27 qershor, ku të gjithë admiruesit u lejuan të shohin nga afër reperin e ndjer. Varrimi i tij privat u zhvillua më 28 qershor, ku ishin të pranishmit repera të njohur si Lil Uzi Vert dhe Lil Yachty dhe këngëtarja Erykah Badu.

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ViolinaSyri i kaltër, DelvinëAdem JashariDiabetiMartesa islameLista e viteveLionel MessiPellazgëtFejaMuzika shqiptareSami FrashëriRomeo VeshajDurrësiZjarriHistoria e TokësMikroorganizmatYlberiLegjendaArti në ShqipëriFotosintezaShtatë mrekullitë e botës së lashtëSistemi i tretjesQarku elektrikEritrocitiNiko EngonopuloPërrallaTë drejtat e njeriutHebrenjtëNdotja e ajritLista e këngëtarëve të muzikës populloreGjirokastraPrincesha ArgjiroAbortiEgjiptiMutacioniGjitariNoizyLeukocitTepelenaKalatë e ShqipërisëSarandaBasketbolliPeshkaqeniDokumentet e Gjuhes ShqipePjetër BogdaniSpanjaEnver HoxhaVushtrriaJupiteriDasma shqiptareHamletiAli PodrimjaKultura në KosovëRobotikaIsmail KadareKalaja e PetrelësSkënderbeuFieriGrupet e gjakutKontratat e transmetimeve sportive në ShqipëriLuljaLuaniSamir ManeBelgjikaMali i KorabitBurimet natyroreNarcisizmiGreqiaPinguiniRigoniKarboniBig Brother VIP Albania (sezoni 2)Shqipëria në vitet 1912-1939FamiljaHistoria e ÇamërisëHormonetTom SojerArtizanati i KukësitMasa🡆 More