Xhemil Bej Vlora: Politikan shqiptar

Xhemil bej Vlora (Vlorë, 1878 - 1936) ka qenë çifligar dhe kryetar i Bashkisë së Vlorës nga 1909 – 1912.

Biografia

U lind në Vlorë, i biri i Xhaferr beut i oxhakut të Vlorajve dhe Nejre hanëmit të Ali bej Toptanit, e motra e Esad pashë Toptanit. Pas proçkave të rinisë së tij që kaluan pa u vënë re, më 1904 autoritetet osmane dërguan një batalion që ta arrestonin. Xhemili u lajmërua dhe me trimat e tij iku dhe u përpoq të organizohej kundër batalionit osman, por disa krerë të Vlorës dhe Kaninës e këshilluan të mos bënte marrëzira. Pasi mori anijen italiane të postës, zbriti në Shëngjin dhe shkoi nën mbrojtjen e dajës së tij, Esadit që asokohe ishte komandant i xhandarmërisë në Shkodër dhe nën mbrojtjen e tij ai kaloi 4-5 muaj në njërin nga çifligjet e Toptanve. Më pas i hipi sërish anijes dhe u vendos në Korfuz, por një ditë iu dorëzua autoriteteve osmane, të cilat e urdhëruan të shkojë në ManisëAzisë së Vogël.

Pas vrasjes së një turku, gjyqi e nxorri Xhemil beun të pafajshë, dhe e urdhëruan që të shkonte në Ajdin, ku mytesarif ishte Mehmet Ali pashë Delvina. Xhemili u fejua me të bijën e tij, Zejnepin, dhe pas dy vjet e gjysmë internimi u kthye në vendlindje, i pritur nga kushëriri i tij Eqrem beu.

Nëntorin e 1912, në funksionin e kryebashkiakut të Vlorës, organizoi dhe lajmëroi parinë shqiptare për Kuvendin e Vlorës që do të mbahej me kushëririn e tij Et'hem beun që t'i bënin terrenin gati Ismail Qemalit. Kuvendi u bë në shtëpinë e tij, ku dhe u ngrit flamuri shqiptar më pas.

Gjatë udhëtimit të Esad Pashës në Bari shkurtin e 1914, Xhemil beu e shoqëron si përkthyes i tij së bashku me Zef Skiroin. Qe pjesë e delegacionit të përfaqësuesve shqiptarë që shkuan në Neuwied t'i dorëzonin kurorën dhe t'i betoheshin për besnikëri Princ Vidit.

Referime

Tags:

18781936BeuVlora

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Letërsia shqipeDua LipaZef PllumiSpondiliartrozaLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneKategoria SuperioreHistoria e ShqipërisëLigji i ArkimeditHepatiti BFormat e pashtjelluara të foljesDynymVallet shqiptareKontinentetDashuriaMatilda MakoçiPrizreniRomeo dhe ZhuljetaPogradeciPHShpikje te ndryshmeSkizofreniaBimëtKushtetutaAlpet ShqiptareZbulimi i zjarritApoloniaNumrat dhjetorRajoni JuglindorAparati riprodhues mashkullor te njeriuMitologjia grekeInteligjenca artificialeVlerësimi i nxënësveLista e elementeve kimike sipas numrit atomikBualli afrikanBimësiaTigriQelizaTeleskopiMeningjitiKaratiLejlekuWolfgang Amadeus MozartKarnavali e PolenësBasketbolliBesimet folklorike shqiptareKongresi i ManastiritXhensila MyrtezajHekuriKitaraLista e shkrimtarëve shqiptarëToskërishtjaPozita gjeografike e ShqipërisëShqiptarëtShpella e piratëve (roman)ElefantiMbrojtja e mjedisitEpoka para gjyqitKalaja e ElbasanitCristiano RonaldoKimiaKarakteristikat e zeritKiara TitoTeorema e PitagorësPirro DhimaFluturaBronkitiLetërsia romantike shqiptareIlirëtKromozomiEdi RamaLahutaFloraDhëmbët e njeriutAzia LindoreMatjaEkonomia e ShqipërisëEmri🡆 More