Prof.
Xhavit Shala lindi në Pejë më 12 korrik 1938, ku dhe kaloi pjesën më të madhe të jetës.
Xhavit Shala | |
---|---|
U lind në | 12 korrik, 1938 Pejë |
Vdiq | 28 tetor, 2007 Pejë |
Kombësia | shqiptare |
Profesioni | edukator |
Pas luftës së dytë botërore familja e tij ishte e detyruar që të strehohet në Gjakovë. Në Gjakovë e krey shkollën fillore dhe dy vite të gjimnazit të ulët. Në vitin 1953 së bashku me familje kthehet sërish në Pejë, ku vazhdoi vitin e tretë dhe të katërt të gjimnazit të ulët dhe u është nënshtruar provimeve të gjysëm maturës në vitin 1955 pranë gjimnazit real shqiptar.
Në vitin shkollor 1955/56 regjistrohet në gjimnazin e përzier të Pejës në paralele të normalës. Pas shformimit të paraleles së normalës pranë gjimnazit të lartëpërmendur,.vitin e dytë e vazhdon pranë gjimnazit të lartë shqiptar në Gjakovë.
Pas kësaj në vitin shkollor 1957-58 po për të njejtin shkak (për shkak të shformimit të paraleleve të normalës) vitin e tretë , katërt dhe të pestë i kryen pranë shkollës normale “Dimitrije Tucoviq” në Prizren.
Menjëherë pas mbarimit të shkollës punon në shkollën fillore në Haxhaj të Rugovës prej 1 shtator të vitit skollor 1960/61 e deri më 28 mars, 1962, kur shkoi në shërbimin ushtarak. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak më 1 shtator, 1963 fillon punën në vitin shkollor 1963/64 pranë shkollës fillore “Boris Vukmiroviq” në Pejë deri më 2 shkurt, 1967.
Punën e vazhdon në shkollën fillore “P.P. Njegosh” në Gllaviqicë deri më 31 gusht 1981.
Pas kryerjes së studimeve universitare pranë universitetit të Prishtinës Fakultetin Filozofik, kalon në qendrën shkollore “17 nëntori” ku punon prej 1 shtator, 1981 deri më 31 gusht, 1987, me ç’rast kjo shkollë bashkohet me Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë, ku punon deri më 31 gusht të vitit 1997.
Prej 1 qershor të vitit 1996 punon si bashkëpuntor i jashtëm në shkollën e mesme të mjekësisë në Pejë. Prej 1 shtator, 1997 punon si punëtor i rregullt në shkollën e mesme të mjekësisë në Pejë deri më 31 gusht, 2003 prej nga edhe pensionohet.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Xhavit Shala, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.