Elbasan Xhamia E Mbretit: Xhami

Xhamia Mbret ose Xhamia e Hynqarit (turqisht: Hünkâr Camii), e njohur edhe si Xhamia Sulltan Bajazit, është një xhami në Elbasan, një ndër më të vjetrat në Shqipëri.

Xhamia Mbret (Elbasan)
Elbasan Xhamia E Mbretit: Historiku, Arkitektura, Shih edhe këtë
LlojiArkitekture
VendndodhjaElbasan, Elbasan, Shqipëri
Koordinatat41°06′50″N 20°04′52″E / 41.113889°N 20.081111°E / 41.113889; 20.081111
NdërtuarShek. XV
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar17.03.1948 e 16.02.1979
Nr. i referencësEL084
TipologjiaPërfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri
Xhamia e Mbretit (Elbasan) is located in Earth
Xhamia e Mbretit (Elbasan) (Earth)

Nuk ka të dhëna të sakta lidhur me vitin e ndërtimit të saj. Për kohën, vinte e dyta në radhë pas xhamisë së ndërtuar nga Sulltan Mehmeti i IIvitin 1464, kur u rindërtua Kalaja e Elbasanit. Sipas të dhënave krahasuese, xhamia Mbret është ndërtuar në fund të shekullit XV. Ajo ndodhet në distancë të afërt me Portën e Kalasë. Nga pikëpamja stilistike, xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me çati druri dhe me hajat përpara. Nga pikëpamja stilistike dhe e kompozimit, kjo faltore përkon me kohën e Sulltan Bajazitit të Dytë, i cili ndërtoi xhami të tilla edhe në qytetet Berat, Gjirokastër, Shkodër etj. Xhamia Mbret është xhamia që aktualisht frekuentohet më shumë në qytetin e Elbasanit. Xhamia Mbret është një monument i trashëgimisë kulturore që nga viti 1948. Ky monument është i llojit "Arkitekturë", i miratuar me numër "586 e 266/1 më 17.03.1948 e 16.02.1979".

Në vitin 2013, xhamia është restauruar plotësisht. Gjithashu minarja është ndërtuar e re.

Historiku

Elbasan Xhamia E Mbretit: Historiku, Arkitektura, Shih edhe këtë 
Vendfalja jashtë (Hajati)

Xhamia Mbret është njëra nga faltoret më të hershme të Shqipërisë dhe që ruhet në formën e saj të themelimit, xhamia brenda kalasë së Elbasanit në distancë më të afërt me portën kryesore të hyrjes në kala. Për qytetin ajo vinte e dyta në rradhë pas xhamisë së ndërtuar nga sulltan Mehmeti i dytë në 1464 kur u ndërmorën shumë punime për restaurimin e mureve rrethuese të kalasë. Mbishkrim datues nuk njihet deri tani, por pa mëdyshje ajo i takon fundit të shekullit. XV e lidhur kjo me themeluesin e saj. Në shkrimin e tij mbi Elbasanit Evlija Çelebiu përmend brenda kalasë një xhami të Gazi Sinan Pashës (shih Biçakçinjtë) e cila sipas tij ishte ndërtesë e madhe por e vjetër dhe përdhese”. Ai gjithashtu vëren se muret e saj ishin të mbuluara me shkrime të ndryshme në faqet e jashtme që na bën të mendojmë se ajo ishte e suvatuar, por që nuk kishte minare. Këto vecori të xhamisë nuk përputhen me xhaminë që ndodhet në shek XX në kala të emërtuar e Mbretit. Leon Rei në fillim të shekullit XX e prezanton atë me karakteristika krejtësisht të ndryshme nga xhamia e Gazi Sinan Pashës. Nga pikëpamja stilistike kjo faltore përputhet me të gjitha xhamitë e tjera të emërtuara mbretërore që u ndërtuan nga Sulltan Bajaziti i dytë, në fund të shekullit XV në Përmet, Gjirokastër, Berat, Shkodër dhe pse jo në Elbasan.

Arkitektura

Xhamia Mbret përfaqëson tipin e faltores me sallë të mbuluar me cati druri dhe hajat përpara hyrjes. Salla e faltores ka një hapësirë 11.5 x12.3 m. Tërthor aksi i saj, tri kolona druri për arsye konstrutive të mbajtjes së catisë dhe për të rkijuar një mjedis ndarës me sallën nga pjesa e mafilit, janë karakteristike për këtë lloj kompozimi të faltores të hershme islame. Në murin fundor është theksuar në formën e një nikeje rrethore dhe e kornizuar mihrabi, pranë të cilit ngjitur me të në krahun e djathtë ndodhet shkallarja e mimberit. Prapa kolonës treshe ndodhet mafili prej druri. Xhamia merr dritë nga katër dritare në secilën faqe. Të poshmet janë kuadratike. Në pjesën e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jashtme nga një hark të verbër me majë, në formë lundre. Dritaret e sipërme ato mbyllen me arkitrarë druri, duke pasur nga ana e jashtme një hark të verbër me majë, në formë lundre. Dritaret e sipërme janë të harkuara. Muratura me kluasonazh është tepër e rregull dhe precize në alternimin e gurëve me tullat kornizuese.Me kluasonazh është ndërtuar dhe minareja. Ajo është e ulët në lartësi, por kalon mjaft bukur trupi në ballkonin e sherifasë e me seksion më të ngushtë në pjesën e sipërme ku mbështet koni i majës i realizuar me fletë metalike prej plumbi. Hajati i xhamisë ka qenë i realizuar prej strukturash druri disa herë pothuajse me të njëjtën mynyrë, me përjashtim të atij të rikonstruktuar vitet e fundit të shekullit XX që nuk përligjet shkencërisht. Për këtë Xhami parashikohen ndërhyrje të tjera restauruese, të cilat synojnë restaurimin e minares dhe trajtimin estetik të fasadave të jashtme dhe mjedisit rrethues.

Shih edhe këtë

Referime

Tags:

Elbasan Xhamia E Mbretit HistorikuElbasan Xhamia E Mbretit ArkitekturaElbasan Xhamia E Mbretit Shih edhe këtëElbasan Xhamia E Mbretit ReferimeElbasan Xhamia E MbretitElbasaniGjuha turkeShqipëria osmaneXhamia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LëkuraGjergj FishtaFluturaIshemiaDepresioniKalaja e KrujësBeni ecën vetëShkencaUjëvarat e MirushësTurizmiUjkuMjalti ManukaMuri i BerlinitZvarranikëtKundrinori-kryefjala-kallëzuesiVeshiEnver HoxhaAktiviteti fizikLumi i DanubitHamletiEritrocitiMeteoriNumrat dhjetorLiburnaBashkimi EvropianDinozauriTurizmi në ShqipëriEvropa VerioreAli Pashë TepelenaBronkitiFoljaNelson MandelaShkodraAlbin KurtiFeminizmiMitrush KuteliKëshilli EvropianRepublika Popullore e ShqipërisëHidrocentraletDielliLista e vullkaneve aktivë në botëNdre MjedaRevolucioni industrialQarku elektrikDevejaDëbimi i shqiptarëve çamëMëlçiaKatalizatoriAdolf HitleriHarry PotterGreqia e lashtëMamuthiSëmundja e LeukemisëPashallëku i ShkodrësFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollAbdyl FrashëriAfërditaPjetër BudiRajoni JuglindorKolitiGrupet e gjakutAkiliBurimet natyrore të KosovësHistoria e botësLasgush PoradeciEklipsi i HënësVerdhëzaLushnjaGjethjaSindroma DownEkonomiaElefanti afrikanRugova (rajon)UjiErnest KoliqiStambolliMartin Luther KingDialektet e gjuhës shqipe🡆 More