Xhamia E Gazi Mehmet Pashës: Monument kulture në Kosovë

Xhamia e Gazi Mehmet Pashës ose Xhamia e Bajraklisë është një nga xhamitë e vjetra në Prizren, i cili u ndërtua në vitin 1561.

Xhamia e Mehmed Pashës është një monument i trashëgimisë kulturore në Kosovë. Ky monument është i kategorisë "Arkitekturor", i miratuar me numër 1442/57.

Xhamia e Mehmed Pashës
Xhamia E Gazi Mehmet Pashës: Historia, Shih edhe, Lidhje të jashtme
Xhamia e Gazi Mehmet Pashës në Prizren
LlojiArkitekturore
VendndodhjaPrizren, Kosovë
NdërtuarMesjetë
Emri zyrtar: Monument /Ansambël
LlojiNën mbrojtje
Përcaktuar1442/57
Nr. i referencës351

Historia

Xhamia e Mehmed Pashës (Bajrakli Xhamia) gjendet në qendër të qytetit në kuadër të Zonës Historike dhe ka vlerë të veçantë kulturo-historike. Gazi Mehmed Pasha ndërtoi kompleksin me xhaminë, tyrben (mauzolen), medresenë, bibliotekën, ders-hanen (mësonjtoren) dhe objektet tjera përcjellëse gjatë viteve 1563-74. Në afërsi, në anën perëndimore, gjendet edhe Hamami i Mehmed Pashës. Kompleksi i xhamisë është i lidhur me Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, nëpërmes portës që gjendet në anën lindore të oborrit. Mbi portën kryesore të xhamisë është vendosur epitafi në mermergjuhën arabe, me këtë përmbajtje: "Gazi Mehmed pasha përsëri ndërtoi një xhami. Nuk e bëri për nam të tij por e bëri për Allahun. Xhami prej argjendi në shehrin e Prizrenit. Shehrin e bëri xhenet. Duke ditur historinë thotë Shejh Aliu e ka bërë Allahu Qabën për të varfërit." Edhe pse Mehmed Pasha ndërtoi tyrben në oborrin e xhamisë ai aty nuk u varros pasi që vdiq në betejë diku në Panoni (Hungari).

Xhamia E Gazi Mehmet Pashës: Historia, Shih edhe, Lidhje të jashtme 
Mihrapi dhe mimberi

Xhamia Mehmed Pashës është nga xhamitë më të mëdha të Prizrenit. Ka planimetri katrore me hajat të theksuar në të tre anët, ndërsa hapësira qendrore e lutjeve mbulohet me një kupolë impozante. Pjesa e hajatit mbulohet me kulm tre-ujor të mbështetur në shtylla të drurit. Objekti është ndërtuar me gurë dhe është suvatuar në enterier dhe eksterier. Muret në enterier janë kryesisht të ngjyrosura me të bardhë dhe të dekoruara me piktura me motive florale, ku dominon ngjyra e kaltër. Kupola, gjithashtu është e dekoruar me piktura murale me motive gjeometrike dhe florale. Mihrabi dhe mimberi i xhamisë janë të punuara nga mermeri ndërsa mahfili nga druri i dekoruar. Oborri është i shtruar me kalldrëm, në anën perëndimore gjenden nëntë krojet që shërbejnë për abdes (larje para namazit) dhe kanali i ujit. Përpos rëndësisë arkitektonike, Xhamia e Mehmed Pashës ka rëndësi historike pasi që në këtë objekt është mbajtur Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit. Këtu është ngritur edhe flamuri, ku xhamia mori nofkën "Bajrakli" (flamurtar). Objekti është restauruar disa herë fatkeqësisht në mënyrë joprofesionale. Restaurimi i fundit më voluminoz është bërë në vitin 1994/96 ku është bërë edhe ripikturimi i enterierit. Xhamia e Bajraklisë së bashku me bibliotekën, medresenë, tyrben dhe shtëpitë e vjetra tradicionale të lagjes, formojnë një tërësi të shkëlqyer të trashëgimisë arkitektonike të periudhës Osmane.

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Referime

Tags:

Xhamia E Gazi Mehmet Pashës HistoriaXhamia E Gazi Mehmet Pashës Shih edheXhamia E Gazi Mehmet Pashës Lidhje të jashtmeXhamia E Gazi Mehmet Pashës ReferimeXhamia E Gazi Mehmet PashësKosovëPrizreniXhamia

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

VaginaBurimet natyroreGjon BuzukuFoshnjaMbiemriSëmundjet e syritKomunat e KosovësEfekti serrëBabë Dudë KarbunaraPerandoria BizantineLista e viteveSpanjaTruriKonferenca e Paqes e Parisit (1919–1920)Kisha katolikeMarko BoçariZënia e Diellit (Eklipsi)Lista e elementeve kimikëPjesët përbërëse të kompjuteritMasakra e Krushës së MadheJulia IlirianiLista e lumenjve në ShqipëriVjosaRajoni JuglindorRrotullimi i Tokës rreth DiellitRrotullimi i TokësShiuEnergjia elektrikeMetalet alkalineLewis PowellPrishtinaLimfocitiKarizmaSistemi diellorMadeleine AlbrightPjetër BogdaniMejozaTulipaniVenusiShoqëriaKëshilli i EvropësTë drejtat e fëmijëveLigji i OmitSistemi nervorDashuriaShkollat e para shqipeBashkimi SovjetikMusaiAmerikaAleksandri i MadhUjërat nëntokësorëApoloniaKultura e ShqipërisëFosforiNacionalizmiSateliti artificialLista e shteteve të EvropësLëvizja Nacional-ÇlirimtareLiqeniSinonimiAnaforaLlojet e vargjevZvicraPrilli i thyerAlegoriaInstrumenti muzikorSintaksa e gjuhes shqipePrinc VidiShqipëria e PavarurSuediaNorvegjiaSonetiAtomiBiologjiaRilindjaLista e insekteveKarboniMbipesha🡆 More