Unë Redaktoj Wikipedia-n është fushatë online e redaktimit masiv dhe gjithëpërfshirës, e cila zhvillohet gjatë ditëve 17 janar - 11 shkurt.
Qëllimi i kësaj fushate është redaktimi dhe strukturimi i artikujve me tema të ndryshme që do të redaktohen veçanërisht nga Wikipedian-ë të rinj.
Grupi i Përdoruesve Wikimedianët e Gjuhës Shqipe ju fton të bëheni pjesë e fushatës “Unë Redaktoj Wikipedia-n” e cila është e hapur për të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të përmirësojnë dhe zgjerojnë përmbajtjen e artikujve në Wikipedia shqip dhe të aftësohen si t'i redaktojnë artikujt.
Enciklopedia më e madhe online mund të redaktohet nga të gjithë. Ndaj, në një kohë, ku të gjithë ne e marrim informacionin menjëherë në Wikipedia, bëhuni pjesë e komunitetit të Wikipedian-ëve shqipfolës dhe ndihmoni në përmirësimin e artikujve për temat që ju interesojnë.
Kontributet tuaja për “Unë Redaktoj Wikipedia-n” mund t’i bëni në forma të ndryshme:
Nëse keni nevojë për ndihmë me redaktimet e para, lexoni udhëzimet në faqet e mëposhtme:
Mund të na kontaktoni në faqen tonë të diskutimit, e-mail [email protected] apo në rrjetet sociale të Facebook, Twitter apo Instagram.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Wiki:Unë Redaktoj Wikipedia-n 2022, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.