Një shikim brenda Speciale:AllPages e shfaq problemin më të madh në Wikipedia-n shqip: ka tepër tepër artikuj rreth librave jo të shquar, që vetëm kanë titullin, autorin, numrin e faqeve, dhe ndoshta botuesin. Nëse është me fat, ka ndonjë përshkrim të shkurtër të librit. Wikipedia është enciklopedi digjitale dhe jo magazinë apo librari. Për më tepër është e ndaluar të përfshijmë përmbajtje intelektuale të mbrojtur nën të drejtën autoriale, përveç nëse ekziston një arsyetim ku mund të përdoret një formë e reduktuar e veprës intelektuale.
Prandaj... pse është ky problem kaq i përhapur nëpër Wikipedia shqip për kaq shumë kohë?
Nuk besoj që jemi të interesuar të kemi faqe si "Skënderbeu" ose misioni i pamundur i Schmitt-it apo 200 vjet të Jeronim de Radës : veprat e Jeronim de Radës në fondet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës "Pjetër Bogdani", artikuj që karakterizohen me tituj tepër të gjatë dhe përmbajtje shumë të shkurtër.
A ekziston diçka që Wikipedia shqip mund të bëjë rreth këtij fenomeni?
Fallbackintoreality (diskutimet) 10 prill 2024 21:23 (CEST)
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Wiki:Zyra e Ankesave, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.