Wiki Shqip 2023: Faqja kryesore
SQWiki Tiếng ViệtWiki English

Wiki:Wiki Pages Wanting Photos 2022 (WPWP)

From Wikipedia, the free encyclopedia

Logoja e fushatës "WPWP"

Wiki Pages Wanting Photos 2022 (WPWP) (Faqet e Wikipedia-s pa Foto) është edicioni i tretë i fushatës së përvitshme ku redaktorët e Wikipedia-s anembanë botës, projektet dhe komunitetet shumëgjuhëshe të Wikipedia-s vendosin fotografi dhe imazhe brenda artikujve pa foto. Fushata ka për qëllim promovimin e përdorimit të skedarëve të medias digjitale të mbledhura ndër konkurset e fotografive të zhvilluara nga projektet e Wikimedia-s. Fotografitë ndihmojnë lexuesin të përfshihet e të përqendrohet në leximin e artikujve si dhe plotësojnë artikujt vizualisht. Mijëra imazhe janë ngarkuar me vullnet të lirë në Wikimedia Commons me anë të programeve të ndryshme përkrahëse, galerive dhe konkurseve, si p.sh.:Wiki Loves Monuments, Wiki Loves Africa, Wiki Loves Earth, Wiki Loves Folklore, etj. Megjithatë, pak nga këto foto janë përdorur në faqe të artikujve të Wikipedia-s. Edhe pse, sot, Wikimedia Commons-i përmban miliona foto dhe imazhe, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë përdorur në faqe të artikujve të Wikipedia-s. Qëllimi i fushatës "Wikipedia Pages Wanting Photos" është zvogëlimi i këtij hendeku.

Si të bëheni pjesë e fushatës?

Para se të merrni pjesë, lexoni fillimisht rregullat dhe udhëzimet si më poshtë. Nëse nuk i ndiqni, do të skualifikoheni.

  • Ndiqni rregullat.
  • Gjeni një artikull pa foto në Wikipedia-n në gjuhën shqipe. Ka disa mënyra për ta bërë këtë. Ja disa këshilla.
  • Përzgjidhni fotografinë e duhur në Commons. Kërkoni imazhin me titull dhe kategori të saktë. Ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë. Shihni këtë udhëzues. Këtu janë disa këshilla të tjera. Mbani mend se qëllimi i imazhit është përfshirja e lexuesit teksa lexon një artikull. Imazhet duhet të jenë domethënëse dhe të lidhen me përmbajtjen e artikullit.
  • Në faqen e artikullit, përcaktoni vendin se ku do të vendosni imazhin. Shtypni “Redakto” dhe shtoni fotografinë e zgjedhur dhe bëni një përshkrim në gjuhën shqipe te artikujt e Wikipedia-s shqip. Përdorni foto me cilësi të lartë, jo të errëta, jo me subjekte të vogla, të dyshimta, etj. Vendosni se cilat imazhe ilustrojnë më mirë temën. Ju 'duhet' të shkruani një përmbledhje për të gjitha ndryshimet e bëra, shtypni opsionin "Parapamje" dhe bëni çdo ndryshim të nevojshëm. Vini hashtagun #WPWP dhe #WPWPSQ në përmbledhjen e redaktimit të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Pastaj klikoni në "Publikoni ndryshimet". Ju lutemi, shih: Udhëzues se si të përdorni hashtagët të fushatës "WPWP".
  • Djalë që luan me një flutur
    Vëmendje! Kini parasysh imazhin e sintaksës. Nëse do të shtoni imazhe brenda kutisë së informacionit të artikullit, sintaksa e përdorur është shumë e lehtë; vendosni emrin e skedës. Në vend të vendosni këtë [[File:Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg|thumb|The Obamas worship at [[African Methodist Episcopal Church]] in Washington, D.C., January 2013]] thjesht vendosni The Obamas at church on Inauguration Day 2013.jpg.
  • Për të marrë pjesë, regjistrohuni këtu.
Rregullat e fushatës

1.Ilustrimet duhet të vendosen në artikuj gjatë periudhës 1 gusht - 31 gusht 2022;

2.Edhe pse ju inkurajojmë të vendosni foto pa limit, ju lutemi, të mos i ngarkoni artikujt e Wikipedia-s me imazhe të shumta. Shtoni fotografi vetëm te artikujt pa foto;

3.Ky imazh duhet të publikohet nën licensë të lirë përdorimi apo domen publik;

4.Pjesëmarrja lejohet vetëm për përdoruesit e regjistruar. Për t'u kualifikuar, duhet të keni një llogari të hapur (kjo mund të jetë në çdo projekt të Wikimedia-s);

5.Fotografitë me cilësi të dobët përgjithësisht nuk pranohen;

  • Përshkrimi dhe tituli i fotografive duhet të jetë i qartë dhe në përputhje me artikullin;
  • Të gjitha imazhet duhet të shoqërohen me një përshkrim;
  • Imazhet duhet të vendosen në përputhje me artikullin;
  • Mos vendosni foto tek artikujt, gjuhën e të cilit nuk e kuptoni mirë. Pjesëmarrësit, të cilët vendosin foto të papërshtatshme, do të skualifikohen;

6.Pjesëmarrësit duhet të përfshijnë hashtag-un #WPWP dhe #WPWPSQ në "Përmbledhjen e redaktimeve" të të gjithë artikujve të përmirësuar me imazhe. Për shembull, "përmirësimi me një imazh në kutinë e informacionit"' #WPWP dhe #WPWPSQ . Mos e vendosni hashtagun (#WPWP dhe #WPWPSQ) brenda në artikull. Ju lutemi, shih: Udhëzues se si të përdorni hashtagun e fushatës "WPWP".

Pjesëmarrja

Regjistrohuni në Outreach Dashboard për t’u bërë pjesë e fushatës.

Editaton

Për të marrë pjesë në editaton, plotësoni formularin këtu. Ai do të zhvillohet më 27 gusht oline dhe fizikisht, ora 10:00, në Tiranë dhe në Prishtinë.

Kohëzgjatja e fushatës

Data e fillimit: 1 gusht 2022

Afati i fundit për vendosje fotosh: 31 gusht 2022

Çmimet

Çmimet fituese për 3 përdoruesit më të angazhuar në përmirësimin e artikujve me foto:

  • Çmimi I - Libër + Certificatë
  • Çmimi II - Libër + Certificatë
  • Çmimi III - Libër + Certificatë

Kontakti

Mund të na kontaktoni në adresën tonë elektronike: [email protected] apo në rrjetet sociale: Facebook, Twitter or Instagram. Për më shumë, vizitoni edhe kanalin tonë në YouTube. Për të mësuar më shumë rreth fushatës "Wikipedia Pages Wanting Photos" ndërkombëtarisht, vizitoni linkun.

Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
This article uses material from the Wikipedia article , which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply. (view authors).