summer Of Wikivoyage, 2022

Summer of Wikivoyage është fushatë e përvitshme online dhe offline e cila zhvillohet për të plotësuar përmbajtjen e guidës së lirë turistike Wikivoyage në gjuhën angleze për Kosovën dhe Shqipërinë.

Wikivoyage
Wiki ShqipThe current Wikivoyage logo
Screenshot of the English Wikivoyage's new portal
Një pamje nga ekrani i portalit të Wikivoyage në 2021
Webfaqjawww.wikivoyage.org

Ndryshe nga Wikipedia, Wikivoyage nuk kërkon referenca apo pëmbajtje me gjuhë akademike. Kjo fushatë është argëtuese për t'u shkruar gjatë verës. Nëse ju pëlqen të udhëtoni, të vizitoni vende e destinacione unike e t'u rekomandoni të tjerëve çfarë vendesh të shohin e ku të pushojnë, atëherë ky aktivitet është perfekt për ju.

Fushata do të zhvillohet gjatë periudhës 1 - 31 gusht 2022 online.

Këto janë listat e artikujve ekzistues me gjendjen e tyre për Shqipëri dhe Kosovë. Ju jeni të lirë të shkruani për destinacione turistike të ndryshme që ndodhen në Shqipëri dhe Kosovë. Mund të shkruani për qytete, parqe kombëtare, zona bregdetare apo aktivitete si zhytja nënujore, etj.

Zgjidhni një destinacion që e njihni ose mund të hulumtoni paraprakisht dhe të shkruani mbi atë vend.

Kontributet tuaja për “Summer of Wikivoyage” mund t’i bëni në forma të ndryshme:

  • Krijoni artikuj të rinj;
  • Përmirësoni artikuj ekzistues (gabime drejtshkrimore, freskoni përmbajtjen ose rregulloni informacione të pasakta, etj.);
  • Zgjeroni artikuj të shkurtër;
  • Ilustroni artikuj (shtoni skedarë si imazhe, media, ilustrime nga Commons).

Pjesëmarrja

  1. Të gjithë kontribuesit virtualë do të marrin një kartolinë nga Grupi i Wikimedianëve të Gjuhës Shqipe.
  2. Regjistrohuni në Outreach Dashboard për t’u bërë pjesë e fushatës.

Kontakti

Mund të na kontaktoni në adresën tonë elektronike: [email protected] apo në rrjetet sociale: Facebook, Twitter or Instagram. Për më shumë, vizitoni edhe kanalin tonë në YouTube:

Tags:

wikivoyage:Main Page

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DiskriminimiAristoteliButrintiAntilopaHekuriFutbolliKallëzuesiDialektet e gjuhës shqipeDritaFejaMarrëdhënia seksualePeshkuGjeografia e ShqipërisëGlukozaKubi (gjeometri)BotaNumrat dhjetorKonfliktet Malazez-ShqiptarLëkuraTermocentraliHistoria e gjeometrisëSaturniE drejta e autoritLuledielliKushtetutaZënia e Diellit (Eklipsi)Lista e festave në ShqipëriKulturaJaponiaDita Botërore e LibritRepublika Popullore e ShqipërisëBalenaPashallëku i ShkodrësLetërsia e Rilindjes EvropianeVenusiGalileo GalileiOksigjeniLumiSëmundjet e syritAfërditaLUPUSShqiptarëtRrezet rentgenFiset shqiptareViti i RiNdryshimet klimatikeDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëDemografia e ShqipërisëEkonomiaSeksi analMamuthi leshatorKampionët e Seria AVarfëriaVitaminaInfeksioni seksualisht i transmetueshëmDrogaF.C. Internazionale Milano28 Nëntori - Dita e FlamuritShenjat e Urdhërave të PreraKompjuteriSlloveniaAli AhmetiShkollat e para shqipeMesjetaAcidet dhe BazatBallkaniArsimi në ShqipëriMetaletShtetet Federale të AmerikësLëvizjaHistoria e kompjuteritNumriPashkëtGjitariPsikozaFusha magnetikeAli PodrimjaDializaPrincesha Argjiro🡆 More