Një luftë redaktimesh ndodh kur përdorues të wikipedias nuk bien dakord me përmbajtjen e një artikulli të caktuar.
Duhet theksuar se lufta e editimit ka të bëjë vetëm me rastet kur pozicionet e debatuesve (pjesëmarrësve në luftën e redaktimit) janë të vlefshme, apo të diskutueshme. Pra, nuk konsiderohet luftë redaktimi një veprim i përsëritur që bie në "juriisdiksionin" e vandalizmit (i cili duhet trajtuar si i tillë).
Lufta e redaktimit ndodh kur përdoruesit vazhdojnë dhe zhbëjnë (plotësisht apo pjesërisht) redaktimet e njëri-tjetrit pa e diskutuar çështjen në faqen e diskutimit të artikullit/temës përkatëse.
Nëse ndodh një luftë redaktimesh, një administrator duhet të mbrojë/bllokojë faqen nga redaktimet e përdoruesve të tjerë. Mbrojtja bëhet me qëllim që të diskutohet rreth përmbajtjes dhe argumenteve në faqen e diskutimit, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje apo një konsensus i gjerë (Shiko: Wikipedia nuk është një demokraci).
Meqënëse luftrat e redaktimeve bien ndesh me idenë e konsensusit, përdoruesit që shkaktojë luftra redaktimi, pa pranuar të japin argumente, mund të bllokohen nga redaktimi. (Shënim: Në wikipedian shqip, në të shkuarën ka ndodhur që një administrator ka provokuar një luftë editimi. Në raste të tilla, kërkohet ndërhyrja e një burokrati, apo më tej, si resurs i fundit (nëse ka shkelje të rënda të normave) çështja raportohet edhe tek projekti koordinues meta.wikimedia.org. )
Bllokimi zakonisht vjen kur një përdorues zhbën/kthen pas tre (3) herë të njëjtin material apo pjesë materiali, brenda 24 orësh, në një artikull të caktuar. Kjo quhet ndryshe edhe rregulli i tre kthimeve/zhbërjeve (Anglisht: Three revert rule - 3RR).
Rregulli i tre zhbërjeve/kthimeve mund të mos aplikohet në rast të një përdoruesi, që mund të duket sikur është përfshirë një një luftë redaktimi, por në fakt është duke kthyer/zhbërë redaktime që janë qartësisht vandale...
Për të raportuar shkeljet e kësaj norme mund të kontaktoni një administrator të Wikipedias shqip.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Wiki:Luftë redaktimesh, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.