kuvendi/Arkivi 21

kuvendi/Arkivi 21 Kjo faqe është një arkiv i diskutimeve të përfunduara. Për pasojë përmbajtja e saj nuk duhet ndryshuar më. Për të diskutuar mbi një temë të kaluar mund të përdoret faqja aktuale e diskutimeve, ku mund të bëhet një shënim që ka lidhje me titullin apo pjesën e diskutimit të këtij arkivi.

FileExporter beta feature

Johanna Strodt (WMDE) 14 janar 2019 10:41 (CET)

No editing for 30 minutes on 17 January

You will not be able to edit the wikis for up to 30 minutes on 17 January 07:00 UTC. This is because of a database problem that has to be fixed immediately. You can still read the wikis. Some wikis are not affected. They don't get this message. You can see which wikis are not affected on this page. Most wikis are affected. The time you can not edit might be shorter than 30 minutes. /Johan (WMF)

16 janar 2019 19:54 (CET)

Video demonstrime të editimit

Përshëndetje, kam fillu me kriju video demonstrime për Wiki me shpresë se i hyjnë ndokujt këtu në punë ose mund t'i referoni fillestarët si një medium tjetër për ndihmë.

Wikidata

  1. Hyrje në Wikidata
  2. Editimi i parë në Wikidata
  3. Plotësimi i një artikulli në Wikidata
  4. Krijimi i ne artikulli të ri në Wikidata

Të njëjtat i gjeni edhe në Youtube.

Përshtypjet dhe këshillat për përmirësim janë të mirëseardhura. --Arianit (diskutimet) 21 janar 2019 20:28 (CET)

      Nëse s'gabohem, këto lloj videosh janë të parat shqip në llojin e tyre në komunitetin tonë. Ta thashë dhe personalisht por mendova të të falënderoja dhe këtu për nismën e ndërmarrë se realisht janë gjëra që ndihmojnë shumë. Bravo dhe puna e mbarë! - Klein Muçi (diskutimet) 22 janar 2019 20:43 (CET)
        @1l2l3k, Po, kam ne plan t'i bej edhe per editim te Wikipedias qe do te jene edhe me te pershtatshem per postim aty. Visual Editor duhet te permiresohet ende qe po shpresoja te behej shpejt qe mos te kete dallime pastaj me demonstrimin. @Klein Muçi, Faleminderit edhe nje here. --Arianit (diskutimet) 25 janar 2019 09:55 (CET)

Kategorizimi

Pas gati 2 vitesh punë, me ndërperje, arrita të përfundoj standardizimin e kategorisë Gjeo-cung. Artikujt janë të ndarë në 7 kategori kryesore, nga një për çdo kontinent, emërtuar sipas një standardi të caktuar. Brenda secilit kontinent kam krijuar nënkategori për shtetet përkatëse nëse gjendeshin të paktën 3 artikuj në lidhje me ato shtete. Kategoritë e shteteve janë të emërtuara sipas kodit ISO përkatës me 2 shkronja dhe kanë një hyrje shpjeguese të standardizuar e shoqërohen nga një stampë përsëri e standardizuar. Këtu bëjnë dallim vetëm Kosova, që mban aktualisht kodin KO edhe pse akoma nuk ka një kod ISO të vetin, dhe krijimi i një kategorie rajonale për të gjitha shtetet ishullore në detin e Karaibeve me kodin CAR pasi nuk isha në gjendje të bëja një ndarje më të mirë të tyre sipas shteteve. Artikujt e përgjithshëm, ato për shtete me një numër më të vogël se 3 artikuj dhe artikujt që trajtojnë tema që janë pjesë e më shumë se 4 shteteve njëherësh i kam lënë të paspecifikuar në kategoritë e përgjithshme. Të gjitha kategoritë e stampat përkatëse janë lidhur me gjegjëset e tyre në gjuhë e projekte të tjera në Wikidata. Sigurisht, mirë do të ishte të kishim kategori për çdo shtet, edhe nëse për të s'ka akoma artikuj, si dhe, nëse shohim si ka vepruar EnWiki, mund të krijonim kategori të veçanta për detet, malet, lumenjtë e formacionet e tjera gjeografike. Por duke qenë se gjendja ishte në një situatë tepër bazike, u mjaftova me kaq hëpërhë. Do ju lutesha t'i hidhnit një sy punës së bërë këtu. Shikoni tekstin shabllon hyrës, stampat e përdorura (gjenden në krye të çdo kategorie) dhe konceptimin e nënkategorive. Nëse nuk ka kundërshtime, do të propozoja që shablloni hyrës të ruhej në çdo kategori cung pavarësisht temës për të krijuar një standard të njësuar. Nëse ndokush është i interesuar të punojë me kategoritë e tjera të artikujve të cunguar do i lutesha të më lajmëronte paraprakisht në mënyrë që të ndanim punën. - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 01:25 (CET)

    @Klein Muçi, ke bërë një punë shumë të mirë! Do të të ndihmoj edhe unë me këtë projekt. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 10:20 (CET)
      @Βατο, faleminderit! Meqë më ke shkruar dhe në faqen personale të diskutimit e vazhdojmë atje si bisedë. Nëse ndokush është i interesuar, po diskutojmë në lidhje me përcaktimin e standardit për emërtimin e kategorive. Mund t'i bashkoheni bisedës këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 11:41 (CET)
        Jam shumë e lumtur që më në fund dikush e mori përsiper dhe realisht beri dicka për standartizimin e kategorive. Kjo dhe si autokrite sepse kam nisur 2 herë të bëj dicka dhe i vetmi rezultat ka qene kategoria (jo e plote) e grave dhe profesioneve. Propozoj gjithashtu t'a bejme më publike, mbase te vendosnim nje banner herë pas here këtu në sq.wiki gjithashtu postime ne social media, qe te ndihmojne sa më shumë njerez. E kemi diskutuar dhe në nje prej takimeve te WOALUG që si vazhdim i ketij projekti, te jene dhe faqet ndihmuese rreth kategorizimit. Me faqet ndihmuese do doja shumë të ndihmoja dhe une. --Margott (diskutimet) 24 janar 2019 16:26 (CET)
          Sapo të mbyllet votimi besoj se do të jetë e lehtë të krijojmë dhe faqet ndihmëse përkatëse. Dhe aty mjafton të krijojmë një faqe shabllon dhe pastaj ta modifikojmë sipas nevojës. Kjo është ajo që kam krijuar unë para ca muajsh. Ndihmë:Kategorizimi Mund të shërbejë si pikë fillimi. - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 18:40 (CET)
    Fantastike <3 --Margott (diskutimet) 4 prill 2019 17:33 (CEST)

Marrëveshje të përgjithshme për emrat e kategorive / stampave – Votim

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte kuvendi/Arkivi 21  PËRΒατο (diskutimet) 9 shkurt 2019 17:06 (CET)


Përshëndetje Wikipedianë! Pasi që nuk ekziston një marrëveshje të përgjithshme për emrat e kategorive, propozimi im është ky:

  1. emrat të jenë në trajtën e pashquar
  2. emrat të huaj të jenë me shkronja shqipe ashtu siç shqiptohen
  3. emrat të jenë të plotë, pra: Kategoria:Gjeografi-cung / Stampa:Gjeografi-cung edhe jo: Kategoria:Gjeo-cung / Stampa:Gjeo-cung

Ju lutem votoni poshtë nëse jeni {{PËR}} apo {{KUNDËR}}. Në qoftë se keni mendime të ndryshme, ju lutem, i paraqisni këtu poshtë për diskutim. Votimi do zgjasi dy javë. — Βατο (diskutimet) 24 janar 2019 16:36 (CET)

Diskutim

Unë kam kohë që përpiqem për një proces të tillë e më bëhet qejfi që më në fund arritëm të kemi një votim serioz. Siç përmenda më sipër, argumentet e mia të detajuara për temën mund t'i gjeni në faqen time të diskutimeve, këtu. - Klein Muçi (diskutimet) 24 janar 2019 18:45 (CET)

    Atij qe do shkruaje equivalentin shqip te kesaj politike do t'i duhet te fusi edhe konsensusin qe po krijohet ne kete votim. - 1l2l3k (diskutimet) 24 janar 2019 20:35 (CET)
      S'më kishte shkuar ndërmend më parë të kontrolloja për atë faqe te EnWiki (kam parë vetëm te citatet kur krijova tonën). Nëse kam kohë, do të mundohem të krijoj një draft në të ardhmen e ta diskutojmë e votojmë në tërësi. Se nuk ia vlen që të votojmë për çdo detaj veç e veç, siç e nisëm vetëm për kategoritë apo vetëm për konceptin e shqipërimit. Por si për fillim është mirë mendoj unë. - Klein Muçi (diskutimet) 25 janar 2019 01:44 (CET)
        Po, gjëja më e mirë do të ishte krijimi i politikës dhe pastaj të votohesh, megjithatë kjo marrëveshje na shërben për të filluar sa më shpejt kategorizimin në mënyr të përgjithshme. — Βατο (diskutimet) 25 janar 2019 10:36 (CET)

Sa i përket pikës së parë, ekzisotn një rregullore për emërtime edhe të kategorive (Wikipedia:Udhëzues kategorizimi), ndërsa pika e dytë është më e përgjithshme dhe është rënë dakord më herët si ti përdorim emrat e huaj Wikipedia:Titujt_e_artikujve). Pika 3 OK, pak rëndësi ka, pasi këto shembuj që liston, janë kategori/stampa teknike dhe jo të përmbajtjes, shumicat nuk shfletohen nga lexuesi.--Liridon (diskutimet) 7 shkurt 2019 09:12 (CET)

    @Liridon, rregullorja për emërtime të kategorive Wiki: Udhëzues kategorizimi thotë «kategoritë formohen duke përdorur njëjësin e pa shquar dhe shumësin e shquar», por shumësi i shquar nuk është përdorur deri më tani, pra me pikën e parë e këtij votimi po e fiksojmë një herë e mirë. Ndërsa për pikën e dytë, tek rregullorja Wiki: Titujt_e_artikujve shoh që është redaktuar vetëm nga një përdorues, ka pas ndonjë votim për ta vendosur? Këtu konsultova komunitetin për të vendosur një marrëveshje të re, pra për kategorizimin dhe stampat u formua konsensus-i, ndërsa për emërtimin e artikujve do ndërmerrët më vonë një tjetër konsultim të komunitetit – jo për sa i përket trajtes së shquar, e cila është përdorur me të gjithë artikujt, por për shkronjat që do përdorën, sepse është shumë e vështirë të përcaktohet që p.sh. Leonardo da Vinci të shkruhet "Leonardo da Vinçi", ndërsa William Shakespeare mos të shkruhet "Uiliam Shekspir" (ky i fundit ndër të tjera është përdorur në titullin e librit të botuar në shqip) pa shkelur rregullin e WP:NPOV dhe pa kundërshtuar vendimin e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Pika e tretë është e përgjithshme për kategoritë/stampat, jo vetëm për ata teknike (p.sh. ky propozim nuk do lejohet më), arsyen e diskutuam gjerësisht këtu. — Βατο (diskutimet) 7 shkurt 2019 10:59 (CET)
      Sa për kategoritë, Udhëzimi e kishte gabim, dhe bëra këtë ndryshim si dhe këtë: kategoritë nuk duhet kurrë të jenë në të shquar, duhet të jenë gjithmonë të pashquar, qofshin njëjës apo shumës. Fryma e këtij rregulli është për të nënkuptuar që kategorizimi nuk ka mbaruar dhe mund të ketë të tjera subjekte që do kategorizohen. --1l2l3k (diskutimet) 7 shkurt 2019 16:14 (CET)
        @Liridon, për titujt duhet bërë një diskutim më i gjerë por të paktën biem dakord për transliterimin. Kur po punoja me kategorizimin gjeografik, kam parë lloj-lloj komunash andej nga Norvegjia e Polonia që përdorin shkronja që s'i ka alfabeti ynë. S'janë kinezisht apo alfabet cirilik por përsëri janë fjalë me shkronja të huaja. Nëse ndërmerret një veprim në të ardhmen për ndryshimin e titujve, mund të fillohet nga këto raste meqë do të ishim brenda rregullave. Për sa i përket shembujve me Nju Jorkun pastaj, te faqja më sipër, mua më habit pak, të them të drejtën, pasi më kujtohet që në shkollë e kemi mësuar si Nju Jork e vetëm në media përdorej ndryshe. Apo për Shekspirin, nga i cili i vetmi libër që kam në shtëpi është me emër autori të shqipëruar. Çfarë dua të them është se ekzistojnë goxha burime për të mbështetur te dyja format nëse bazohemi vetëm te përvoja. Ndërsa për sa i përket kategorive, me sa lexova, s'kishte ndonjë problem me rregullat aktuale apo jo? - Klein Muçi (diskutimet) 7 shkurt 2019 18:05 (CET)

Votim


Votim / Vetëm përdoruesit e regjistruar mund të nisin artikuj të rinj

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte kuvendi/Arkivi 21  PËRΒατο (diskutimet) 8 mars 2019 00:02 (CET)


Një nga arësyet që ka shumë vandalizma në sqwiki është se IP-të mund të fillojnë artikuj të rinj, pa qenë të regjistruar. Kjo s'është e lejuar në shumicën e projektit në gjuhë të huaja. Nëse nga njëra anë kjo ka të mira, pasi cdokush ka të drejtë të fillojë një artikull të ri, tre janë të metat kryesore: 1) Ka shumë vandalizma me artikuj që krijohen thjesht me titull e me asgjë tjetër brenda, shpesh herë nga nxënës shkollash, të cilët duan të mësojnë dicka dhe kujtojnë se artikullin do ua shkruajë dikush në sqwiki; 2) Administratorët detyrohen të grisin artikujt bosh dhe pastaj t'i mbrojnë titujt, të cilët bëhen të padisponueshëm për dikë që vërtet do të shkruajë artikullin në fjalë (gjithmonë nëse subjekti ka shquarsi); dhe 3) Editorë që kontribuojnë shumë mirë si IP dembelosen dhe nuk formojnë kurrë një llogari, duke harruar se humbin kështu të mirat e llogarisë (privatësi për shembull). Si rrjedhojë do kërkoj në Meta një skript që të ndalojë kontributin e artikujve të rinj me IP. Për këtë duhet votim komuniteti. Ju lutem votoni poshtë. Votimi do zgjasi 30 ditë nga hapja. Shihni gjitsesi ticketin qe hapa ne Wiki. Gjithashtu, ky proces qe po kerkoj eshte i njejte me ate ne enwiki. Aty ka nje "wizard", ku nje IP mund te vere artikullin, po jo ne mainspace, thjesht ne "Draft/Artikull". Nuk e di nese do e bejme dot "wizard"-in, po une njoh vetem nje IP qe krijon artikuj te sakte, gjithe te tjeret jane vandalizma. --1l2l3k (diskutimet) 25 janar 2019 17:53 (CET)

  • kuvendi/Arkivi 21  PËR --1l2l3k (diskutimet) 25 janar 2019 17:53 (CET)
  • kuvendi/Arkivi 21  PËR --AXRL (diskutimet) 25 janar 2019 18:02 (CET)
  • kuvendi/Arkivi 21  PËRΒατο (diskutimet) 26 janar 2019 10:38 (CET)
  • kuvendi/Arkivi 21  ASNJANËS — Do të isha pro pasi qëllimi është i mirë por nuk jam i sigurt a është veprimi i duhur për tu ndërmarrë te një komunitet si i yni me aq anëtarë aktiv sa kemi. - Klein Muçi (diskutimet) 26 janar 2019 12:24 (CET)
      KOMENT: @Klein Muçi, kur u hap votimi unë isha "kundër" për këto arsye:
      1. në Wikipedia duhet të kenë mundësi të gjithë të krijonë artikuj të rinj
      2. Wiki shqip është ende shumë e vogël pra mund të kontrollohet kollaj
      3. numri i artikujve të rinj mund të zvogëlohet me miratimin i kësaj marrëveshje.
      Por nuk votova direkt se doja t'u informoja pak për këtë çështje dhe në wiki të tjera. Më pas u bëra "asnjëanës" nga këto arsye:
      1. me këtë politikë numëri i përdoruesve të regjistruar do rritet bashkë me komunitetin.
      2. do të zvogëlohet numri i faqeve të reja për t'u grisur – nga statistikat shumica dërrmuese e artikujve të rinj për t'u grisur është e përdoruesve IP.
      3. kontroll i lehtsuar nga që do të jetë shumë i thjeshtë të dallohen redaktorët duke njohur emrin e përdoruesit
      Më në fund u bëra "për" kur pashë këtu që përdoruesit IP që krijojnë faqe të reja të cilat mund të mbahen në enciklopedi janë shumë pak, pra këta, në qoftë se dëshirojnë të krijojnë artikuj të rinj, mjafton të regjostrohen duke garantuar privatësinë e tyre dhe duke ruajtur kontributin që japin gjatë kohës. — Βατο (diskutimet) 26 janar 2019 13:16 (CET)
        @Βατο, dhe unë të njëjtin fill mendimi ndoqa por unë ngec një fazë para "për/pro" pasi dhe kur pashë te "këtu" s'mu duk sikur kishte ndonjë numër të pazakontë/të lartë artikujsh për të justifikuar një nismë të tillë. Mbase dhe pa qenë numri i lartë kjo nismë mund të ketë efekte pozitive por personalisht s'kam informacion për ndërmarrjet të tilla në projekte të tjera e si ka ndikuar te to kështu që... - Klein Muçi (diskutimet) 27 janar 2019 12:37 (CET)
          E kuptoj çfarë mendon. Ky është një vendim shumë i rëndësishëm për politikat e Wikipedia-s, pra ka nevojë për një marrëveshje mjaft e gjërë për t'u miratuar. Shpresoj që të ndërhyjnë sa më shumë redaktorë duke dhënë mendimin e tyre. — Βατο (diskutimet) 27 janar 2019 14:10 (CET)
  • kuvendi/Arkivi 21  PËR — Votoj pro per shkak se Përdoruesi 1l2l3k ka te drejte; disa nga keto perdorues IP krijojn faqe dhe me shumti perdorin fjalor vulgar dhe artikujt q krijojn jan ose boshe ose me sharje (personalisht me ka rastisur shum here). Nqs nje person eshte aq i interesuar sa per te krijuar dhe kontribuar ne sq.wiki fare mire mund te krijojne nje llogari, nk ka nevoj te perdor IP.Sadsadas (diskutimet) 28 janar 2019 20:28 (CET)
  • kuvendi/Arkivi 21  PËR --Λeternus 28 janar 2019 00:53 (CET)
  • kuvendi/Arkivi 21  PËR , jam dakord me Kleinin qe thote se qellimi eshte i mire, por me shume jam dakord me normimin dhe nxitjen e kontributoreve qe te hyjne ne brazden e perdoruesve te rregullt qe edhe kontributit te tyre t'i ngritet tabani dhe komuniteti te permiresohet. --GrepfrutAroma (diskutimet) 28 janar 2019 13:41 (CET)
  • kuvendi/Arkivi 21  KUNDËR -- Jam kunder sepse, arsyetimi që perdorusit/et do dembelohen në vazhdim, nuk mendoj se eshte i sakte dhe ti heqim mundësinë qe një perdorues/e qe do te jëte anonim është e padrejte. Plus mendoj se ska asnje lidhje nese je i/e regjistruar kur vjen puna nese do te vazhdosh të kontribosh. Kam 4 vite që merem me outreach të njerëzve në Wikipedia dhe se kam vene re dicka të tillë.
    Problematika me IP është tek artikujt ekzistues me shumë sesa tek krijimi i të rinjve. Pra ti me bllokimin nuk shpëton nga vandalizmat. Kush do qe do te hapi artikuj te rinj bosh, do krijoje nje username dhe do e beje. Aq me pak qe emaili seshte i detyrueshem ne regjistrim.
    Arsyetimi se do kemi me pak punë per administatoret qe do gisin faqet mendoj se eshte arsyetim pak mbrapsh nga qëllimi i Wikipedias. Ne duhet të nxisim njerezit të shkruajne, duke pritur që do këte edhe vandale. Jo e kunderta.
    Une përgjithesi jam pro marjes se masave dhe nese kjo do të thote humbjen e disa redaktueseve. Por në këtë rast e shof te panevojshem. --Margott (diskutimet) 30 janar 2019 11:22 (CET)
      @Margott, sa per te sqaruar, ky propozim nuk do te thote qe do bllokohen IP-te, apo do merret ndonje mase kunder tyre. Thjesht, qe te mund te fillojne nje artikull te ri, do t'u duhet te kene llogari. Gjithashtu do mund te bejne editime sa te duan, po qe te fillosh nje artikull te ri wikipedia do eksperience per shquarsine e subjektit. Ai qe vertet eshte i interesuar te shtoje dicka ne wiki thjesht mund te hapi llogari dhe ta filloje artikullin, askush nuk do e pengoje. Gjithsesi, po e perseris, askush nuk do bllokoje IP-te se po fillojne nje artikull. Qe te krijosh nje username e te vandalizosh eshte shume me e rralle. Kam grisur rreth 2 mije artikuj, dhe te garantoj qe vetem 3 apo 4 prej tyre jane hapur nga vandale me llogari. Nje vandal ne pergjithesi ka probleme me veten e jeten dhe do vetem te shkaterroje. Eshte pershembull dikush qe ka vite e shkruan tituj artikujsh per raca lepujsh ekzistente apo inekzistente. Liridoni, Olsi, admine te tjere e une, kemi vite qe i grisim derisa perfundojme qe i mbrojme. Gjithashtu ka shume njerez qe jane thjesht dembela apo injorante dhe mendojne qe po ta shkruajne titullin e artikullit, dikush tjeter do ua beje permbajtjen. Ka pastaj te tjere qe nisen nga e mira, e shkruajne tre kater fjale dhe une ne pergjithesi i mbaj e i lidh ne Meta, po jane shume pak, dhe jane gjithsesi artikuj te pashprese, pasi zor se do i rrisi njeri. Ai qe vertet do te shtoje 1 rresht e me teper hap nje llogari, duhen 30 sekonda per ta bere.
      Nje gje tjeter: C'me ka terhequr te wiki anglisht eshte qe shume kontribues kane goxha krenari per punen e tyre dhe me te drejte pasurojne faqen e tyre te perdoruesit, ku listojne artikujt e shkruar, artikujt qe jane bere te "Mire" apo te "Perkryer", apo listojne privilegjet e tyre ne wiki, gjithashtu shkruajne se nga vijne, c'pasione kane, ku kane qene e ne cfare besojne. Ca jane me te heshtur (pune personaliteti), po ne pergjithesi jane njerez me bote te madhe dhe duan te ndajne njohurite e tyre, i terheq skripti, i jep adrenaline pushteti qe c'shkruajne del ne faqen e pare te google-it kur kerkojne subjektin per te cilin shkruajne. Ka shume shqiptare qe mund ta bejne te njejten gje dhe ta kene faqen e tyre te perdoruesit si nje menyre ku mund te pasqyrohet karakteri i tyre telematik qe duan t'i shfaqin. Limitimi i fillimit te artikujve do beje qe shume njerez te mund te ndertojne profilin e tyre dhe kete karakter telematik.
      E fundit: sipas shume statistikave te wikit anglisht (nuk me kujtohet ku e kam pare kete, po gjithsesi edhe wiki ndjek pak a shume kete rregull) 1% e wikipedianeve shkruajne 99% te permbajtjes. 99% te tjeret jane te rendesishem pasi bejne korigjime, permiresime, po nuk shtojne gje ne permbajtje. Permbajtjen e shkruajne vertet pak veta dhe nisja e artikujve te rinj eshte teper e rendesishme, pasi, ndryshe, perfundojne ne sqwiki nje tufe me budallalleqe, te cilat mund te kapen, po shume edhe s'kapen dot, pasi jo te gjithe kontrolluesit e kane kapacitetin te shohin vertet se c'po shtohet. Me pak fjale e keqja se po humbim nje gjeni qe editon nga IP-ja eshte shume me e vogel sesa e keqja qe te kemi nje tufe me pislleqe ne sqwiki. --1l2l3k (diskutimet) 30 janar 2019 15:32 (CET)
        @1l2l3k, më pëlqeu shumë çfarë the për faqet e përdoruesve pasi ndajmë të njëjtin mendim në atë gjë. Megjithëse e kuptoj që faqja e përdoruesit dallon nga një profil apo se si një forum dallon nga një media sociale, përsëri më bezdis fakti se shumë anëtarë të regjistruar këtu nuk kanë as faqe përdoruesi të krijuar, lëre pastaj ta kenë të pasuruar atë. Por, a s'je dhe ti personalisht pak i vakët nga ajo anë? :P Kjo më shumë për humor pasi i kuptoj arsyet pse dikush do të donte të ruante anonimitetin në një situatë të tillë. - Klein Muçi (diskutimet) 30 janar 2019 17:27 (CET)
      Shume faleminderit per sqarimin 1l2l3k . Jam shume e qarte qe IP do blloket vec per te nis artikullin, dhe per kete arsye e shof te panevojshme. Sepse dikush qe do te rrije anonim nga fillimi deri ne fund, nuk e ben dot. GJithesesi nese do vendoset te bllokohet, nuk do kembengul me shume, sepse kemi probleme me te medha ne Wikipedia sesa kjo. Ndava mendimin tim per ceshtjen dhe votova rreth saj duke arsyetur ne base te aryeve qe keni dhene pse duhet te bllokohet. --Margott (diskutimet) 30 janar 2019 17:38 (CET)
        Jo nuk je akoma e qarte. IP-ia nuk do lejohet qe te nisi artikullin, nuk do bllokohet. E respektoj voten tende, po le te jemi te qarte, nuk ka blloqe. Moslejimi nuk eshte bllok. --1l2l3k (diskutimet) 30 janar 2019 19:13 (CET)
          Mendoj se jeni duke folur për të njëjtën gjë (bllokohet për të nisë artikullin = nuk lejohet për të nisë artikullin). Pra fjala nuk është për bllokimin e të gjitha editimeve, por vetëm bllokimin e mundësisë për të krijuar artikuj të rinj. --Λeternus 1 shkurt 2019 01:15 (CET)
            @Aeternus, besoj edhe une se eshte thjesht ceshtje semantike, po insistova, pasi fjala "bllok" ka nje kuptim te vecante ne internet e nuk dua te perdoret jashte atij kuptimi. I vetmi redaktor qe ka bere kontribute te vlefshme me IP duke filluar qindra artikuj qysh ne 2017 eshte ky dhe njerez te tille vertet duhet t'i bindesh te hapin nje llogari. Si une si redaktore te tjere jemi perpjekur t'i nderrojme mendje, po ai thote qe nuk ka nevoje per sa kohe ne e leme te nisi artikujt nga IP-ja. Ama nga ana tjeter, ne momentin qe do i duhet te hapi llogari, do e beje menjehere, dhe do kenaqet edhe me veglat e shumta qe gezojne perdoruesit e regjistruar dhe do editoje edhe me shpejt e mire. --1l2l3k (diskutimet) 1 shkurt 2019 20:57 (CET)

Ngarkimi i skedave lokale

Aktualisht, vegëza "ngarkoni skeda" dërgon automatikisht në Wiki Commons. Kjo paraqet problem, pasi që disa skeda shkaku i licensës nuk mund të ngarkohen në Commons, si p.sh. kopertinat e albumeve muzikore apo video lojërave, të cilat janë "fair use". --Λeternus 4 shkurt 2019 12:29 (CET)

    @Aeternus, unë propozova një projekt kohë më parë për rikthimin e mundësisë për ngarkime lokale por s'gjeta përkrahje dhe u detyrova ta lë në pritje për një kohë të pacaktuar. Projekti konsistonte në përpilimin e një faqeje ndihmëse që në mënyrë të thjeshtuar tregonte çfarë lejohej e çfarë nuk lejohej të ngarkohej, ku e si, sipas ligjeve të të drejtave të autorit në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e SHBA. Pasojë e kësaj faqeje do të ishte ringjallja e Wikiburime shqip, krijimi i një katalogu virtual me të gjitha dokumentet shqiptare të domenit publik (bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave) si dhe lejimin sërish të ngarkimit lokal të materialeve mediatike nëpër projekte si Wikipedia, Wikicitate, etj. Nëse gjejmë dhe ndonjë person tjetër të interesuar, mund të vazhdojmë me krijimin e një faqeje shpjeguese për legjislacionin dhe më pas lehtësisht të hapim një votim për lejimin e ngarkimit lokal të materialeve mediatike. - Klein Muçi (diskutimet) 4 shkurt 2019 22:09 (CET)
      Këtu gjendet arkivimi i diskutimit që të përmenda. - Klein Muçi (diskutimet) 4 shkurt 2019 23:23 (CET)
        Të falemnderit shumë për linkun, @Klein Muçi,. Ideja jote tingëllon shumë mirë, mirëpo si e ke vërejtur edhe ti, kërkon goxha shumë punë. Si alternativë me plan veprimi më afatshkurtë, ndoshta mund ta krijojmë një listë me media të cilat dëshirojmë të i ngarkojmë lokalisht, dhe pastaj një administrues duke u bazuar në të drejtat autoriale të ngarkon ato për të mundësuar përdorimin e tyre nga përdoruesit tjerë. Ç'thua? --Λeternus 9 shkurt 2019 00:54 (CET)
          @Λeternus, unë parimisht jam dakord por nga ana praktike s'më ngjit shumë si plan. Çdo artikull mund të ketë nevojë për disa fotografi dhe listat do ishin tepër të gjata për tu menaxhuar vetëm nga administrata. Fatkeqësisht, SqWiki s'është komunitet aq aktiv dhe përvoja ka treguar që gjëra të tilla s'funksionojnë aq mirë në plane afatgjata, edhe sikur ta marrin përsipër për pak ditë administratorët e burokratët. Ti je vetë anëtar i vjetër këtu, e di që mezi mbyllim votimet që hapim... :P Besoj se nëse bëhet fjalë për të zgjidhur këtë ngërç duhet menduar për një zgjidhje përfundimtare. Po që dakord jam dhe për atë gjë. - Klein Muçi (diskutimet) 10 shkurt 2019 22:41 (CET)

Kandidature per admin (edhe nje jave)

Te dashur wikipediane, ngelen edhe 7 dite per mbylljen e kandidatures se Βατο-s per administrator. Votimet jane akoma te hapura (mund te votoni ketu) dhe do mbyllen ne 11 shkurt (zgjasin 30 dite dhe filluan ne 13 janar). --1l2l3k (diskutimet) 4 shkurt 2019 16:55 (CET)

Burimet e artikujve

Përshëndetje!

Falë ndihmës së @Βατο, moduli CS1 mund të indentifikojë dhe kategorizojë gabime nga më të ndryshmet në lidhje me procesin e referimit. Procesi i referimit është një nga proceset më të neglizhuara në SqWiki ku shumica mjaftohet me kopjimin shabllon të burimeve nga artikulli origjinal ku po përkthejnë, pa ditur mirë se çfarë po vendosin. Tashmë këto artikuj me gabime të ndryshme në burime gjenden dhe kategorizohen (sipas gabimeve) automatikisht nga moduli CS1. Kategoritë e modulit gjenden te Kategoria:CS1, ku disa prej nënkategorive numërojnë me qindra artikuj dhe numri i tyre shtohet vazhdimisht teksa moduli indentifikon artikuj të rinj. Një faqe ndihme që tregon mënyrat si këto gabime mund të rregullohen është duke u përkthyer këto ditë. Faqja në fjalë, saktësia e modulit dhe sasia e gabimeve që ai mund të indentifikojë do të shtohen në të ardhmen e afërme pas bashkëpunimit me përdorues nga EnWiki dhe ndihmës së vazhduar të komunitetit tonë.

Do i lutesha kujtdo që ka dëshirë të punojë në SqWiki të rregullojë të paktën 1 gabim. Referimi është proces shumë me rëndësi në artikujt shkencorë. Ka ardhur koha që dhe këtu të ndërgjegjësohemi për rëndësinë e tij e ta shohim si diçka më shumë se sa thjesht "po vendos ca burime që të mos më fshihet". Ka shumë punë që mund të bëhet në lidhje me të përveç rregullimit të gabimeve. Nëse ndokush është i interesuar të ndihmojë më në thellësi, i lutem të më kontaktojë te faqja ime e përdoruesit. Për këdo tjetër, ndihma me rregullimin e gabimeve dhe ndërgjegjësimi për rëndësinë e procesit është ndihma më e madhe që mund t'i jepni këtij komuniteti. - Klein Muçi (diskutimet) 6 shkurt 2019 20:17 (CET)

Guidë për shtimin e fotografive në Wiki Commons

Përshëndetje,

Kam punuar me ndërtimin e një guide të thjeshtë në gjuhën Shqipe me hapat për shtimin e fotografive në platformën e Wiki Commons. Materiali është publikuar këtu: https://www.duhoctrungquoc.vn/wiki/sq/Wiki:Wikimedia-Commons-guida Ju ftoj të bashkoheni në përmirësimin e mëtejshëm të materialit.

Faleminderit, --Silva.arapi (diskutimet) 20 shkurt 2019 12:12 (CET)

Talk to us about talking

Trizek (WMF) 21 shkurt 2019 16:01 (CET)

Gjuhët e burimeve

Pas punës së @Βατο, SqWiki ka të kategorizuara automatikisht të gjitha artikujt e saj në bazë të gjuhës që kanë burimet e tyre. SqWiki aktualisht ka kategori për më shumë se 150 gjuhë dhe lista do të vazhdojë të shtohet në të ardhmen nëse shihen gjuhë të munguara. Te Kategoria:Vetitë CS1: burime në gjuhë të huaj mund të gjendet lista e plotë. Duke qenë se listimi i gjuhëve mbaroi, kategoritë për to janë fshehur tashmë nëpër artikuj për të mos bezdisur përdoruesit e thjeshtë. Pasi i thamë këto, do të doja të kishim parasysh këto 5 gjëra:

  1. Ju lutemi, përdorni burime serioze shqip sa herë të mundeni. Mos i kopjoni shabllon burimet nga artikujt kur përktheni. Mundohuni t'i gjeni vetë.
  2. Nëse burimet në shqip nuk ekzistojnë, shikoni për burime në anglisht. Anglishtja konsiderohet si gjuhë që pjesa më e madhe e shqifolësve aktualë arrin ta kuptojë për sa kohë edhe studiohet në shkolla që në ciklet e ulëta. Gjithashtu prej kohës konsiderohet de facto si gjuhë ndërkombëtare.
  3. Nëse burimet nuk ekzistojnë as në anglisht, shikoni për gjuhën që lidhet me temën e artikullit. Për shembull, burime në italisht për një futbollist italian, burime rusisht për një krahinë të Moskës, etj.
  4. Nëse përsëri është e pamundur të gjenden burime, mundohuni të gjeni burime në një nga gjuhët kryesore evropiane si frëngjishtja, italishtja, gjermanishtja apo spanjishtja. Jemi vend evropian e mundësitë janë që të kemi pak njohuri në ndonjë nga gjuhët më sipër.
  5. Nëse ju duhet patjetër të kopjoni burime shabllon nga një artikull në gjuhë të huaj, shikoni me kujdes stampat që janë përdorur në ato burime. Kujdesuni që adresat dhe parametrat të funksinojnë. Kujdesuni gjithashtu që të mos ketë parametra të munguara, sidomos parametri i gjuhës |language=.

Pavarësisht se si duket, burimet s'janë thjesht disa kode që duhen vendosur që artikulli të mos fshihet. Në tekste akademike, siç janë artikujt në Wiki, burimet kanë rëndësi të veçantë. Meqë procesi i referimit mund të duket pak i vështirë për përdoruesit e rinj, siç ka thënë dhe më herët, ofrohem personalisht për t'ju përgjigjur pyetjeve në lidhje me të. Do mundohem t'ju ndihmoj me aq sa di, mjafton vetëm të më dërgoni një mesazh te faqja ime e diskutimit dhe të keni durim të mësoni. - Klein Muçi (diskutimet) 22 shkurt 2019 15:54 (CET)

    Klein, po krijoj faqet ndihmëse për kategorizimin dhe infot rreth burimeve që ke vendosur këtu dhe po i vendos tek "Hapat Fillestare" që ti gjejne me kollaj edituesit. Faleminderit, --Margott (diskutimet) 4 prill 2019 17:37 (CEST)

Figurat e stampave si lidhje

Përshëndetje!

Doja t'ju kërkoja mendim për diçka përpara se të veproja. Si ju duket ideja sikur fotografitë e stampave si ato për grisje, për kategori të cunguara, e të tjera, pasi të shtypen, të dërgojnë në kategoritë përkatëse apo faqe të tjera që kanë lidhje me to? Për shembull, kur të shtypet figura te stampa e artikujve biografik të cunguar në vend që të hapet thjesht figura, të hapet faqja e kategorisë së artikujve të cunguar, kur të shtypet figura me koshin e plehrave te stampa për grisje, të hapet kategoria e faqeve që janë shënuar për tu grisur e kështu me të gjitha. Hapja e faqes së figurës vetë nuk shërben për gjë sipas mendimit tim dhe shumë njerzve u vjen natyrshëm të shtypin figurën me shpresën për të vajtur në ndonjë faqe në lidhje me stampën, nxitur kjo nga mënyra si funksionojnë faqet e internetit në përgjithësi.

Shënim: Kjo gjë të aplikohet vetëm te stampat që llogjikisht e lejojnë një përdorim të tillë. - Klein Muçi (diskutimet) 26 shkurt 2019 19:29 (CET)

Lajmëroj se diçka e tillë ka filluar tashmë të aplikohet. I tërë sistemi i vlerësimeve në komunitet stampat i ka në këtë mënyrë. Në mungesë të kundërshtimeve do të vazhdojë si praktikë. - Klein Muçi (diskutimet) 5 prill 2019 13:26 (CEST)

Wiki: Çmimet

Përshëndetje Wikipedianë! Së bashku me @Klein Muçi, krijuam projektin e çmimeve në Wikipedia-n shqip dhe me kënaqësi ju njoftojmë që hapëm edicionin e parë të konkursit për vitin 2018 i cili do mbyllet me datë 15 shtator 2019. Ju lutemi, hidhni një sy dhe nëse jeni të interesuar, propozoni ndonjë emër për 15 çmimet e mundshme. — Βατο (diskutimet) 5 mars 2019 10:52 (CET)

New Wikipedia Library Accounts Available Now (March 2019)

Hello Wikimedians!

kuvendi/Arkivi 21 
The TWL OWL says sign up today!

The Wikipedia Library is announcing signups today for free, full-access, accounts to published research as part of our Publisher Donation Program. You can sign up for new accounts and research materials on the Library Card platform:

  • Kinige – Primarily Indian-language ebooks - 10 books per month
  • Gale – Times Digital Archive collection added (covering 1785-2013)
  • JSTOR – New applications now being taken again

Many other partnerships with accounts available are listed on our partners page, including Baylor University Press, Taylor & Francis, Cairn, Annual Reviews and Bloomsbury. You can request new partnerships on our Suggestions page.

Do better research and help expand the use of high quality references across Wikipedia projects: sign up today!
--The Wikipedia Library Team 13 mars 2019 18:40 (CET)

WikiProjekt i ri

Përshëndetje!

Ju lajmëroj se pas punimeve të shumta të përdoruesit Sadsadas në artikujt në lidhje me futbollin, kemi rigjallëruar projektin përkatës në lidhje me të. Propozimet për organizimin e përgjithshëm si dhe vullnetarë të interesuar në temën e futbollit janë më se të mirëpritur.

Hidhini një sy ose bëhuni pjesë e projektit këtu: Wikipedia:Projekti Futbolli. - Klein Muçi (diskutimet) 21 mars 2019 06:29 (CET)

Pyetje

Pershendetje ju lutem shumë a mund t'më n'dimoni ose ma sakt a mundë t'më tregoni se si mundë të postoj biografi per persona të "famshem" ne Wikipedia ? – Komenti i mëparshëm i pa firmosur ishte shtuar nga Arbenita Aliu (diskutimi • redaktime).

@Arbenita Aliu, megjithëse me vonesë si përgjigje por mund të shikosh këtu: Ndihmë:Përmbajtja. Praktikisht mjafton të shkruash saktë emrin dhe mbiemrin e personit për të cilin do të shkruash te kutia kërkimore (djathtas, lart), të shtypësh te Përdoruesit me përvojë në Wikipedia mund ta krijojnë menjëherë faqen Emri Mbiemri, duke respektuar rregullat e redaktimit. dhe të fillosh punën. - Klein Muçi (diskutimet) 5 prill 2019 13:31 (CEST)

Titujt

Përshëndetje!

Stërfutja e titujve arkaikë në artikujt biografikë të personaliteteve shqiptare është bërë fenomen shqetësues dhe mjaft i përhapur i cili e ka dëmtuar SQwikin. Ja një shembull: titulli i artikullit është Sami Frashëri por hyrja është:

«[...]Sami bej Frashëri i njohur në kohën e tij si Shemsedin Sami Bej (turqisht: Şemseddin Sami Bey;[1] 1 qershor 1850, Frashër - 18 qershor 1904, Stamboll)[...]»

Kurse artikulli i Sadije Toptanit është zhvendosur te titulli Nana Mbretneshë Sadije, ndërsa hyrja është edhe më komplekse.

«[...]Nana Mbretneshë Sadije,[1][2] Nana Mbretneshë e Shqiptarëve[3] e lindur Sadije hanëm Toptani (Tirana, 28 gusht 1876 - Durrës, 25 nëntor 1934) ka qenë Nëna Mbretëreshë e shqiptarëve nga shtatori 1928 deri me vdekjen e saj më 1934[...]»

Artikulli i birit të Nanës Mbretneshë Sadije, njohur si Nana Mbretneshë e Shqiptarëve, lindur Sadije hanëm Toptani, në titull është Mbreti Zog, kurse hyrja ka qenë:

«[...]Zogu I, Mbret i Shqiptarëve[1][2], formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skëndërbeu III Mbret i Shqiptarëve, (Burgajet, 8 tetor 1895 - Paris, 9 prill 1961), i lerë Ahmet Muhtar Zogolli, e bëri Zogu më 1922, qe prijës i shqiptarëve prej 1922 deri më 1939. Shërbeu si Kryeministër (1922 - 1924), President (1924 - 1928) dhe Mbret (1928 - 1939)»

Më mirë do të ishte në titullin kryesor dhe në hyrje të ketë vetëm një emër, atë që mbështetet nga burimet, për shembull Naim Frashëri, Isa Boletini etj, dhe të evitohet dëmtimi i Wikit duke e ngarkuar me tituj ose trajta arkaike.--Udha (diskutimet) 27 mars 2019 12:54 (CET)

Votim

  • kuvendi/Arkivi 21  PËR — për arsyet e dhëna më lart.--Udha (diskutimet) 29 mars 2019 21:44 (CET)
  • kuvendi/Arkivi 21  PËR — në shumë artikuj, emri i lindjes dhe emri i zakonshëm i përdorur duhet të jenë në fjalinë e parë ose të dytë. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për tituj arkaikë të tjerë dhe kështu me radhë mund të jenë më të mirë ato të inkorporohen brenda artikullit kryesor.Resnjari (diskutimet) 31 mars 2019 05:10 (CEST)
    @Resnjari, të lind pyetja çfarë duhet të kuptojmë me arkaike? --GrepfrutAroma (diskutimet) 1 prill 2019 20:11 (CEST) sock i Hatakes --Udha (diskutimet) 2 prill 2019 11:53 (CEST)
      Tituj të vjetër. Ata mund të shkojnë në artikull ose në një seksion të veçantë. Ne nuk kemi nevojë të mbushim paragrafin e parë me të gjitha këto emra shtesë. Sidoqoftë, ky është mendimi im.Resnjari (diskutimet) 2 prill 2019 04:30 (CEST)
        Në rregull pra, më thuaj ç'është e vjetër për ty. Si nuk paskemi nevojë? Lexo Kleinin si e ka radhitur më poshtë. Të gjithë emrat o vihen ne kryetitull se i qëndron përshtat sërës nëse është honorifik/feudal/fisnikëror dhe informohet lexuesi që në hyrje për sërën e personazhit historik. Në en.wiki ku negociohet për t'i çfisnikëruar historinë vendit tënd?--GrepfrutAroma (diskutimet) 2 prill 2019 12:51 (CEST) sock i Hatakes --Udha (diskutimet) 2 prill 2019 11:53 (CEST)
  • kuvendi/Arkivi 21  KUNDËR — Personalisht jam kundër. Mirë është që emrat të vihen që në fjalinë e parë shoqëruar me fjalët shpjeguese si në shembujt e përmendur. Pra "i njohur si" apo "me emrin në lindje", e të tjera si këto. Kështu ngjan të vijë më natyrshëm dhe do të ishte pak ngatërruese për një person të lexonte krejt papritur për një emër të ri për entitetin që po lexon në mes të artikullit. Për më tepër, çdo emër me të cilin njihet një entitet i caktuar, qoftë ky njeri, shtet, kafshë, bimë a ndonjë gjë tjetër, nëpër enciklopedi të ndryshme Wiki vihet në krye ose s'vihet fare, nëse s'është aq me rëndësi. Ndërsa për sa i përket titullit të artikullit pastaj, ajo do diskutim të mëvetësishëm rast për rast nëse s'ka dakordësi. - Klein Muçi (diskutimet) 31 mars 2019 06:33 (CEST)
  • kuvendi/Arkivi 21  KUNDËR - sipas arsyeve të shtruara nga Kleini. --GrepfrutAroma (diskutimet) 1 prill 2019 20:11 (CEST) sock i Hatakes --Udha (diskutimet) 2 prill 2019 11:53 (CEST)
  • KOMENT — Titujt e artikujve duhen zgjedhur sipas emrit më të përdorur nga burimet: titujt honorifik s'duhen përdorur në qoftë se nuk mbështeten nga shumica e burimeve. Në hyrje të artikullit shkronjat e trasha duhen përdorur vetëm për emrin që përmbanë titullin honorifik i mbështetur më së shumti nga burimet dhe për emrin më të përdorur (shembuj: Ismail Qemali, Naim Frashëri). Emri i lindjes duhet shtuar para datës dhe vendit brenda kllapave. Shembull për artikullin Ismail Qemali: "Ismail Qemal bej Vlora i njohur thjesht si Ismail Qemali (Ismail Hakki bej Vlora; Vlorë, janar 1844Peruxhia, 24 janar 1919) ka qenë [...]" — Βατο (diskutimet) 2 prill 2019 11:10 (CEST)

Section editing in the visual editor on the mobile site

Please help translate to your language

The Editing team has been working on two things for people who use the visual editor on the mobile site:

Some editors here can see these changes now. Others will see them later. If you find problems, please leave a note on my talk page, so I can help you contact the team. Thank you, and happy editing! Whatamidoing (WMF) (diskutimet) 1 prill 2019 06:08 (CEST)

Medaljet (Barnstars) në Wikipedia

Pas një pune 1 mujore, doja t'ju prezantoja me lëmin e ri të vlerësimeve në Wiki.

Përveç çmimeve, duke ndërtuar mbi idenë e paraqitur te Stampa:Dekorata (tashmë e shpallur e vjetëruar) kam krijuar Wikipedia:Medaljet. Medaljet shërbejnë për të vlerësuar kontributet e dikujt në komunitet si dhe për të nxitur një atmosferë pozitive të përgjithshme. Aktualisht, mbi 250 medalje ekzistojnë të ndara në kategoritë:

Medaljet e komunitetit vlerësojnë kontribute të ndryshme në komunitet, si ide të reja apo argumentime të mira nëpër diskutime, ato tematike vlerësojnë kontribute në fusha të ndryshme (aktualisht numërohen mbi 60 fusha), ato shtetërore vlerësojnë kontributet në lidhje me shtete të ndryshme (mbi 150 shtete - Antarktida, Azia, Evropa të mbuluara plotësisht) dhe ato ndërshtetërore vlerësojnë kontributet në lidhje me organizata të ndryshme ndërshtetërore si Bashkimi Evropian, Organizata e Kombeve të Bashkuara, etj.

Gostitjet janë konceptuar si një formë e WikiLove dhe përfshijnë stampa me pije e ushqime tradicionale shqiptare me idenë për të nxitur ndërveprim shoqëror mes përdoruesve të Wiki me një frymë disi komike.

Së bashku me Wikipedia:Çmimet, Wiki shqip ka tashmë një sistem të rinovuar vlerësimesh me faqen, kategoritë, lidhjet përkatëse në WikiData dhe stampat vlerësuese, lëmi i të cilave vjen në rritje.

Ju lutem të hidhni një sy te Wikipedia:Vlerësimet dhe të ndihmoni për të popullarizuar projektin duke dhuruar medalje, gostitur miq e propozuar përdorues te faqja e çmimeve.

Për të parë zhvillimet hap pas hapi, ndiqni diskutimet te Përdoruesi diskutim:AT44#Dekoratat dhe Wikipedia diskutim:Çmimet ndërsa lista e plotë e kategorive në lidhje me vlerësimet gjendet këtu: Kategoria:Vlerësime në Wiki Shqip.

Një komunitet që vlerëson anëtarët e tij ka një klimë më të mirë e për pasojë progreson më shpejt. - Klein Muçi (diskutimet) 5 prill 2019 14:33 (CEST)

Read-only mode for up to 30 minutes on 11 April

8 prill 2019 12:56 (CEST)

Votim – Aktivizimi i procedurës export/import

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte kuvendi/Arkivi 21  PËRΒατο (diskutimet) 14 qershor 2019 10:21 (CEST)

Përshëndetje Wikipedianë!

Wiki lejon mundësinë që të eksportohen/importohen faqe midis projekteve Wiki në mënyrë që të thjeshtohen disa procese dhe të ruhet historiku i faqeve. Mund të gjeni informacione të mëtejshme në MediaWiki (export) dhe Meta-Wiki (import).

Që kjo mundësi të aktivizohet, kërkesa duhet bërë tek Fabrikatori e shoqëruar nga mbështetja e Bashkësisë.

Ju lutem votoni më poshtë dhe në Kuvendin e Wikicitateve për të mbështetur procedurën. — Βατο (diskutimet) 12 prill 2019 10:25 (CEST)

Votimi


kuvendi/Arkivi 21  U bë! - Transportimi i ndërsjelltë mes dy projekteve është tashmë i aktivizuar. E drejta për transportim mbetet mes administratorëve.

Wiki Foundation Medium-Term Plan feedback request

Please help translate to your language

The Wiki Foundation has published a Medium-Term Plan proposal covering the next 3–5 years. We want your feedback! Please leave all comments and questions, in any language, on the talk page, by April 20. Ju faleminderit! Quiddity (WMF) (talk) 12 prill 2019 19:35 (CEST)

Administrator i ri

Përshëndetje!

Pas propozimit nga Bato, jam duke kandiduar si administrator në Wikipedia-n shqip. Votat dhe mendimet tuaja, qofshin pozitive ose negative, janë të mirëpritura te Wikipedia:Administruesit#Klein Muçi. - Klein Muçi (diskutimet) 17 prill 2019 06:21 (CEST)

Ndryshime te faqja kryesore

Siç kisha paralajmëruar gjatë kandidimit tim, doja të propozoja disa ndryshime te faqja kryesore. Këtu do të shihni disa prej tyre.

Përmbledhje e shkurtër e ndryshimeve

  • Është hequr rubrika e lajmeve dhe fotografisë së ditës. Wikilajme nuk është funksionale prej disa vitesh ndërsa ngarkimi i fotografive është prej kohësh i ndaluara në SqWiki. Kjo gjë rastësisht sjell dhe nivelimin e dy pjesëve të përmbajtjes.
  • Është ulur ndjeshëm numri i lidhjeve për të mos ngatërruar përdoruesit e rinj. Faqet me rëndësi si Kuvendi, Livadhi apo faqet ndihmëse do të ekspozohen më shumë në pjesën anësore (sidebar) në të ardhmen e afërt. Gjithashtu do të kujdesem të jenë pjesë e dukshme e stampës së mirëseardhjes dhe e një hapësire që mund të krijohet posaçërisht te portalet për gjërat më me rëndësi për anëtarët e quajtur Portali i Komunitetit.
  • Janë hequr portalet nga koka e faqes. Prej vitesh fatkeqësisht nuk janë aktivë dhe kanë probleme në përmbajtjen e tyre (shpeshherë janë bërë pronë e vandalizmave padashje nga redaktues pa përvojë që nuk kanë qenë shumë të sigurt se çfarë po redaktonin). Personalisht planifikoj të punoj me ta për t'i ringjallur dhe së bashku me projektet t'i bëjmë një pjesë të qenësishme të SqWiki ku te njëra punohet e te tjetra lexohen frytet e kësaj pune.
  • Është shtuar ora te koka e faqes.
  • Redaktime të ndryshme në përmbajtjen e rubrikave në anën e djathtë.

Ju lutem, kini parasysh se shembulli i mësipërm e përmban të gjithë kodin aty. Kjo është bërë thjesht për qëllim shembulli. Në rastin real, kodi do të ndahet me pjesë përkatëse dhe do të jetë prezent vetëm me "stampa" te faqja kryesore, si në rastin aktual. Gjithashtu, këto ndryshime nuk janë përfundimtare. Siç përmenda, faqja kryesore dhe rubrikat e saj ndërlidhen me shumë stampa e pjesë të tjera të SqWiki. Ndërkohë që punohet me stampat e pjesët në fjalë, ndryshime të tjera do të vijnë në përmbajtjen e saj. Për shembull, risjellja e një rubrike të vjetër në të për lajmet më të fundit nga komuniteti, risjellja e rubrikave përkatëse për portalet e projektet pasi ato të rigjallërohen, e të tjera raste të ngjashme. Procesi do të jetë i shtrirë në kohë duke mirëpritur vazhdimisht sugjerime në faqen e diskutimeve të faqes kryesore. Për pasojë, do të doja t'i hidhnit një sy dhe të komentonit më poshtë çfarë mendoni për rrugën që propozoj të ndiqet e jo detyrimisht për ndryshimet konkrete (pasi ato s'janë detyrimisht përfundimtare). Pra, me fjalë të tjera, "të votonim" për t'i dhënë dritën jeshile ndryshimeve.

Për të pasur një ide se çfarë mund të jetë rezultati përfundimtar, hidhni një sy te faqja kryesore e Wikicitate-ve ku e kam mbaruar tashmë një proces të tillë. Shikoni gjithashtu pjesën anësore (sidebar) dhe Portalin e Komunitetit. - Klein Muçi (diskutimet) 5 maj 2019 18:10 (CEST)

Diskutim

  • kuvendi/Arkivi 21  Koment:
    • pajtohem me heqjen e rubrikës së lajmeve sepse projekti i Wikilajmeve nuk është aktiv për tani;
    • nuk pajtohem me heqjen e fotografisë së ditës sepse fotografitë merren nga Wiki Commons;
      • As une nuk jam dakord, faqja e kryesore do ishte shumë e varfer dhe ska rëndesi se meren nga Commons, le të jetë aty derisa ngarkimi lokal të jete i mundur.--Margott (diskutimet) 19 maj 2019 18:20 (CEST)
    • nuk pajtohem me heqjen e wiki-lidhjeve;
    • pajtohem me heqjen e portaleve, kur të rregullohen mund të rishtohen;
    • nuk pajtohem me shtesën e orës sepse nuk mendoj që nevojitet tek faqja kryesore, gjithashtu lexuesit mund të jenë në zona kohore të ndryshme;
    • mendoj se përmbajtja e tanishme e seksioneve në anën e djathtë është e mirë: ndryshime mund të bëhen, por nuk jam dakord me zëvendësimin e plotë të përmbajtjes së seksionit "Ç'mund të bëj unë?" me një pjesë të seksionit "Para se të redaktoni...". — Βατο (diskutimet) 5 maj 2019 23:22 (CEST)
    • Jam dakord me Βατο-n këtu, përmiresim por jo zëvendesim të plotë.--Margott (diskutimet) 19 maj 2019 18:20 (CEST)
    @Βατο, faleminderit për mendimin! :) Në lidhje me fotografitë plani është i ngjashëm me Wikilajmet e portalet. Të rivendoset rubrika pasi të fillojë ngarkimi lokal i tyre. Konceptimi i asaj rubrike në shumë projekte Wiki është pikërisht për të ekspozuar fotografitë e ngarkuara nga komuniteti. Marrja e fotografive rastësore nga Wiki Commons e nxjerr pak jashtë qëllimit. Ndërsa ora/data me lidhjet janë detaje të diskutueshme. Data mu duk detaj i këndshëm për tu shtuar në krye të faqes duke qenë se shërbente për të mbushur dhe hapësirën e kokës së faqes. Lidhjet nga ana tjetër u hoqën pasi shpeshherë fillestarët janë më të prirur për t'i ndjekur nëse shohin një numër të kufizuar të tyre. Shto këtu dhe faktin se shumë prej faqeve që ishin të lidhura pritet të shtohen te sidebar. Gjithsesi, këto janë të diskutueshme por në lidhje me rubrikën e fotografisë mendoj se duhet hequr për arsyen e mësipërme.
    Nëse ke dëshirë, mund të ofrosh dhe ti ndonjë model për faqen kryesore. Mbase zgjidhja më e mirë gjendet mes bashkimit të disa modeleve. - Klein Muçi (diskutimet) 6 maj 2019 10:16 (CEST)
      @Klein Muçi, Seksioni "Fotografia e ditës" nuk është i ngjashëm me Wikilajmet dhe portalet sepse Wiki: Fotografi të përkryera ishin nga Wiki Commons, derisa nuk kemi një komunitet të madh që të ngarkoj fotografi të përkryera në Commons duke mos shkelur të drejtat e autorit mund të vazhdohet kështu. Ngarkimi lokal nuk është zgjidhje e mirë, figurat duhet të respektojë të drejtën e autorit sipas ligjit në SHBA dhe ligjit lokal, në Commons ka kontroll për Copyright, në Wikipedia shqip nuk ka. Datën dhe orën nuk e përdorin në asnjë Wikipedia, një arsye është ajo që thash më parë: jo të gjithë lexuesit janë në të njëjtën zonë kohore. Hapsira e kokës është e mbushur me "Version i përshtatur për celular". Lidhjet sipas meje janë të dobishme për të kërkuar informacione të mëtejshme, gjithashtu përmirësojnë estetikën e faqes. Për sa i përket sidebar-it, kur ta krijosh, diskutojmë përsëri përmbajtjen e anës së djathtë. Mendoj se për tani mund të ndryshohet kështu. — Βατο (diskutimet) 6 maj 2019 11:52 (CEST)

Në rregull atëherë. Do të filloj t'i aplikoj sipas sugjerimeve tuaja me përpjekjen dhe për të tërhequr vëmendje të përdoruesve të tjerë ndaj këtyre ndryshimeve. Për detajet diskutojmë rrugës. - Klein Muçi (diskutimet) 20 maj 2019 13:52 (CEST)

IABot në SqWiki

Ky diskutim është mbyllur, rezultati ishte kuvendi/Arkivi 21  PËRΒατο (diskutimet) 14 qershor 2019 10:24 (CEST)

Në një kohë kur shumica e burimeve (referencave) janë nga adresat e internetit, rreziku më i madh i tyre është fenomeni i prishjes së lidhjeve i ashtuquajtur Link Rot. Deri tani, mënyra më efikase për të luftuar fenomenin në fjalë është nëpërmjet robotit të Internet Archive. Kam komunikuar me personin që kujdeset për IABot për ta sjellë në komunitetin tonë. Ai pranoi por paraprakisht do të bëjmë një votim për të parë që kjo kërkesë është e justifikuar. Nëse arrijmë ta vëmë në punë siç duhet, do të jetë një shtojcë e rëndësishme për qartësinë e burimeve të artikujve tonë kështu që ju lutem të votoni pro më poshtë.

Këtu keni diskutimin me personin që menaxhon IABot dhe këtu keni një artikull dedikuar pasojave të fenomenit të link rotWiki. - Klein Muçi (diskutimet) 17 maj 2019 17:33 (CEST)

Votimi


kuvendi/Arkivi 21  U bë! - Internet Archive Bot është tashmë aktiv në komunitet. - Klein Muçi (diskutimet) 5 korrik 2019 19:19 (CEST)

Ndryshime te veglat

Përshëndetje!

Gjatë ditëve në vijim kam sjellë disa ndryshime në pjesën e veglave (gadgets).

Ndryshimet:

  • Është shtuar një vegël për statistikat;
  • Është shtuar një vegël për informacione në lidhje me Wikidata
  • Është shtuar një vegël që lejon redaktimin e pjesëve hyrëse të artikujve;
  • Është shtuar një vegël që lejon shfaqjen e nënfaqeve të një faqeje të caktuar;
  • Është shtuar një vegël që lejon shfaqjen e emrave të mesazheve të sistemit në një faqe;
  • Janë hequr disa vegla të papërdorshme për komunitetin tonë;
  • Përkthim e standardizim i përgjithshëm;

Hidhni një sy te veglat (i gjeni gjithashtu te pjesa "Veglat" te butoni "Preferencat", në krye, djathtas) dhe aktivizoni ato që shikoni të nevojshme. - Klein Muçi (diskutimet) 8 qershor 2019 18:10 (CEST)

New images from Macedonia and Albania (Pogradec)

Hi! I've been recently to both countries and made over 250 images there. These are already uploaded to Wiki Commons and I would be very happy in case you'd be willing to use them for some articles. Especially when it comes to Pogradec; I also made some from Strugë, that can be handy or useful too. Feel free to populate your articles with them! Aktron (diskutimet) 19 qershor 2019 19:25 (CEST)

Invitation to Contest

Dear Wikipedians! Wiki UG Georgia has launched a new contest, the goal of which is to create as many articles as possible in various Wikipedia about the cultural heritage of Georgia. Join the competition, create as many articles in your Wikipedia as possible and win prizes! Timeline: from July 1 to August 31, 2019. For more, please visit contest page. Kindly, --Mehman 97 2 korrik 2019 18:41 (CEST)

Tags:

kuvendi/Arkivi 21 FileExporter beta featurekuvendi/Arkivi 21 No editing for 30 minutes on 17 Januarykuvendi/Arkivi 21 Video demonstrime të editimitkuvendi/Arkivi 21 Kategorizimikuvendi/Arkivi 21 Marrëveshje të përgjithshme për emrat e kategorive stampave – Votimkuvendi/Arkivi 21 Votim Vetëm përdoruesit e regjistruar mund të nisin artikuj të rinjkuvendi/Arkivi 21 Ngarkimi i skedave lokalekuvendi/Arkivi 21 Kandidature per admin (edhe nje jave)kuvendi/Arkivi 21 Burimet e artikujvekuvendi/Arkivi 21 Guidë për shtimin e fotografive në Wiki Commonskuvendi/Arkivi 21 Talk to us about talkingkuvendi/Arkivi 21 Gjuhët e burimevekuvendi/Arkivi 21 Figurat e stampave si lidhjekuvendi/Arkivi 21 Wikipedia:Çmimetkuvendi/Arkivi 21 New Wikipedia Library Accounts Available Now (March 2019)kuvendi/Arkivi 21 WikiProjekt i rikuvendi/Arkivi 21 Pyetjekuvendi/Arkivi 21 Titujtkuvendi/Arkivi 21 Section editing in the visual editor on the mobile sitekuvendi/Arkivi 21 Medaljet (Barnstars) në Wikipediakuvendi/Arkivi 21 Read-only mode for up to 30 minutes on 11 Aprilkuvendi/Arkivi 21 Votim – Aktivizimi i procedurës exportimportkuvendi/Arkivi 21 Wiki Foundation Medium-Term Plan feedback requestkuvendi/Arkivi 21 Administrator i rikuvendi/Arkivi 21 Ndryshime te faqja kryesorekuvendi/Arkivi 21 IABot në SqWikikuvendi/Arkivi 21 Ndryshime te veglatkuvendi/Arkivi 21 New images from Macedonia and Albania (Pogradec)kuvendi/Arkivi 21 Invitation to Contestkuvendi/Arkivi 21

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

TenisiLufta e Tretë BotëroreKonflikti izraelito-palestinezFiset ilireGjallesat në zhdukjePogradeciLetërsia shqipePenisi i njeriutHistoria e ShqipërisëLista e Kryeministrave të ShqipërisëHistoriaEnergjia e erësArtriti ReumatologjikEgjipti i lashtëGjuha anglezeDritaKlitoriBeratiDialektet e gjuhës shqipeLibrat e shenjtë islamEklipsiNumëroriLista e vullkaneve aktivë në botëLuledielliPrilliBullizmiErnest KoliqiKryefjalaSistemi nervorLumi i NerodimësPozicioni kalorëseEfekti serrëInstrumenti muzikorLista e llojeve të kuajveKëngët e MilosaosRryma elektrikeINTELEGJENCA ARTIFICIALETelefoni celularIslami SynitSpanjaPresidenti i ShqipërisëNjohja ndërkombëtare e KosovësLlojet e vargjevOksigjeniSkeleti i njeriutLeopardiShpikje te ndryshmeKlimaFlamuri i ShqipërisëSelanikuVeshje popullore të KosovësKinaMaqedonia e VeriutHektoriMacjaAndre-Mari AmperDemografia e IzraelitGalileo GalileiMigrimetDeti JonAdelina MamaqiPashallëku i ShkodrësProblemet mjedisore në ShqipëriViktor HygoFluturaShqipëria në vitet 1912-1939Rebelimi i vitit 1997Njësia matëseBule NaipiGregor MendeliEnzimatPesë Shtyllat e IslamitSëmundja e AlzheimeritRugova (rajon)Historia HebrejeRaketa balistike ndërkontinentaleSëmundja e Leukemisë🡆 More