Dd
Kontribuesit shpesh dëshirojnë që të përfshijnë pikëpamjet e tyre në artikuj. Nëpërmjet debateve të arësyeshme, kontribuesit mund ti përmbledhin këto pikëpamje të ndryshme në një artikull të vetëm, dhe kjo krijon një artikull më të mirë, më shumë asnjanës për të gjithë. Çdo person i cili redakton një artikull është pjesë e të njëjtit komunitet të madh - ne jemi të gjithë Wikipedianë. Ndalimi kundër sulmeve personale vlen njësoj për të gjitha Wikipedianët. Është aq e papranueshme për të sulmuar një përdorues me një histori sjelljeje të vrazhdë ose jo të zgjuar, një përdorues që ka qënë i bllokuar, apo një përdorues që ka qenë subjekt i veprimeve nga ana e Komitetit të Arbitrazhit, ashtu siç është për të sulmuar çdo përdorues tjetër. Wikipedia inkurajon një komunitet pozitiv në internet. Njerëzit bëjnë gabime, por ata janë të inkurajuar për të mësuar prej tyre dhe të ndryshojnë rrugën e tyre. Sulmet personale janë në kundërshtim me këtë frymë dhe të dëmshme për punën e ndërtimit të një enciklopedie.
Si një çështje e shprehjes së sjellshme dhe efektive, komentet nuk duhet të jenë të personalizuara. Pra, ato duhet të drejtohen në përmbajtjen dhe veprimet dhe jo mbi njerëzit. Në diskutime, fjala "ju" duhet të shmanget kur është e mundur. Megjithatë, kur ka mosmarrëveshje rreth përmbajtjes, referimi me mirësjellje ndaj redaktorëve të tjerë nuk është një sulm personal. Një shprehje që thotë se "deklarata e juaj në lidhje me X është e gabuar për shkak të informacionit në Y", ose "Paragrafi që keni futur në artikull nuk mbështetet në ndonjë burim informacioni", nuk është një sulm personal.
Redaktorët duhet të jenë të sjellshëm kur përshkruajnë mosmarrëveshjet. Përgjigjja më e përshtatshme ndaj një deklarate gjaknxehtë është ti adresoheni çështjes e përmbajtjes e jo të akuzoni personin tjetër për shkelje të rregullave. Të akuzosh dikë për bërje sulmesh personale, pa ofruar arsyetim për akuzën tuaj konsiderohet gjithashtu një formë e sulmit personal.
Nuk ka asnjë rregull që është objektive dhe jo i hapur për interpretim në atë që përbën një sulm personal në krahasim me diskutime konstruktive, por disa lloje komentesh nuk janë të pranueshme:
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Wiki:Jo sulme personale, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.