Organizata Botërore e Tregtisë (shk.
OBT / anglisht: World Trade Organization; shk. angl. WTO) është një organizatë ndërkombëtare me qendër në Gjenevë të Zvicrës, e cila merret me nxitjen dhe vënien në zbatim të ligjeve dhe rregulloreve tregtare ndërkombëtare. OBT ka autoritetin të administrojë dhe mbikëqyrë marrëveshjet e tregtisë së lirë dhe praktikat tregtare botërore, si dhe të shqyrtojë dhe rregullojë mosmarrëveshjet tregtare midis vendeve anëtare.
OBT u themelua në vitin 1994 kur vendet anëtare të GATT-it firmosën një pakt të ri tregtar. OBT u krijua për të zëvendësuar GATT-in. OBT filloi punë më 1 janar 1995. GATT-i dhe OBT-ja bashkëjetuan deri në dhjetor 1995 kur vendet antare të GATT-it u mblodhën për herë të fundit. Edhe pse OBT zëvendësoi GATT-in, marrëveshjet tregtare të arritura në kuadër të tij deri në 1994 janë pjesë e Marrëveshjes së OBT. Kjo e fundit ka një kuadër shumë më të gjerë se GATT-i, i cili përpiqej të rregullonte vetëm tregtinë e mallrave. OBT e zgjeroi kuadrin e GATT-t duke përfshirë edhe tregtinë e shërbimeve dhe mbrojtjen e pronës së intelektuale. OBT është gjithashtu një organizatë e strukturuar në mënyrë formale rregullat e të cilës janë të detyrueshme për zbatim nga vendet anëtare. Organizata përfaqëson edhe një trupë gjykuese në tregtinë ndërkombëtare. Vendet anëtare mund ti referojnë mosmarrëveshjet e tyre para një paneli arbitrazhi të përbërë nga zyrtare të OBT. Më tej ekziston edhe një trupë apelimi ku vendet anëtare mund të apelojnë vendimet e arbitrazhit. Vendimet e apelit janë të formës së prerë. Të gjitha mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen brenda afateve të caktuara në rregulloret e funksionimit të OBT.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Organizata Botërore e Tregtisë, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.