Vittorio Gasman

Vittorio Gasman, (Xhenova, Itali, 1 shtator 1922 - 28 qershor 2000), ishte aktor gjermano-italian.

Vittorio Gasman

Biografia

Vittorio Gasman lindi në Xhenova të Italisë më 1 shtator të vitit 1922 si biri i një arkitekti gjerman dhe i shtëpiakes Lusia Ambron. Braktisi studimet për jurisprudence për tu regjistruar në Akademinë e Arteve të Bukura për Dramë. Që nga viti shkollor 1941-42 debuton për krah Alda Borellit, në teatrin "La nemica" (armikja) të regjisorit Nikodemi. Bie menjëherë në sy si pasojë e paraqitjes së tij tepër të mirë skenike dhe për temperamentin e tij. Falë këtyre aftësive do të mbiquhej “gjeniu”.

Me përkushtimin e treguar në skenë ai ishte një nga aktorët e rinj më të vlerësuar së bashku me Guido Salvini, Luigi Skuarcina dhe Lukino Viskonti (në atë epokë ai ishte mbiquajtur nga të gjithe "Visconti"), deri sa në sezonin artisik 1954-55) ai arriti të hapte një kompani të tijën artistike e cila arriti të realizojë shumë filma ku ndër më të njohurit numërohen: " Një tramvaj i quajtur dëshirë " i regjisorit Williams, "Oreste" e të madhit Alfieri, duke shtuar këtu dy kryevepra shekspiriane si "Hamleti" dhe "Otello" për te xhiruar më pas "Kean, gjeniu i parregullsisë" i Dyma, e të tjerë filma të suksesshëm si "Adelki" i Alessandro Manzonit. Shumë u vleresua dhe versioni skenik i dramës së Pier Paolo Pasolini "Affabulacione" e vitit 1977.

Ai ishte aktiv edhe në televizion në vitin 1959 me emisionin "Il mattatore", me regji nga Daniele D'Anca, dhe zhvendosjet e shumta nga ekrani i vogël drejt teatrit dhe anasjeltas.

Veprimtaria artistike

Në vitin 1946 nisi karriera e tij e gjatë në kinema, pas së cilës u përkushtua gjithnjë e më shumë me kalimin e kohes. Nga rolet e tija njihen:

  • "Te panjohurit" (1958),
  • "Lufta e Madhe" (1959) dhe "Armata Brankaleone" (1966) me regji nga Mario Monicelli,
  • "Parakalimi" (1962) dhe "Mostrat" (1963) e regjisorit Dino Risi,
  • "Alibia" (1969) ku është dhe bashkregjisor "Ne emer te popullit italian" (1971) dhe "Arome gruaje" (1974) e Dino Risi,
  • "U deshem shume" (1974) e "Tarraca" (1980) nga Ettore Scola,
  • "Shpirt i humbur" (1977) dhe "I dashur baba" (1979) perseri me Risi-n.
  • "Po largoem" (1990) filmi i fundit nën regji të Dino Risit.

Me karakter te forte megjithese tepër i ndjeshem para çdo gjeje te vogel, Gasman ka rrefyer se ka pasur raste qe megjithe suksesin e jashtzakonshem është ndjere shume keq. Problemet e shumta nervore benin shpesh qe ai te pinte deri ne 5 antidepresibve ne dite. Ne nje nga keto here ai u ndje vertet keq dhe pa vdekjen nga afer sipas vet atij. Te tilla pervoja ai i ka rrefyer ne librin autobiografik "Memorie dal sottoscala". Ne vitet e fundit parpara se te vdiste ai filloi te interesohej mbi fene sepsee ai ndjente kureshti për çdo gje qe e rrethonte.

Vittorio vdiq më 28 qershor të vitit 2000, në moshen 78 vjecare ne shtepine e tij ne Rome si pasoje e nje ataku ne zemer.

Citate

«Nje aktor i shendetshem është paradoks.»

«Ne nje film nje budalla nuk mund te luaj rolin ebudallait, ne teater kjo gje mund te fshihet ndersa ne television dica e tille do te binte menjehere ne sy.»

«Te interpretuarit ne skene nuk është larg te qenurit i cmendur,nje aktor perzihet me turmen dhe kjo është nje lloj skizofrenie.»

«Instikti për t’iu larger te tjereve do te ekzistoje gjithnje: megjithse Paskal-I keshillonte qe jeta te kalohej mbyllur ne nje dhome»

Tags:

1 shtator1922200028 qershorItaliXhenova

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

DuhaniSuediaEkonomiaMid'hat FrashëriKalaja e PrizrenitLiqeniMusine KokalariNdotjaKarboniHans Kristian AndersenNapoleon BonapartiGjinitë letrareKrishtërimiXhyzeKolesteroliErnest HemingwayUshtria Çlirimtare e KosovësHistoria e ÇamërisëIlirëtGjendja agregateFlamuri i ShqipërisëDemografia e GjeorgjisëPHTërmetiJezusiVeshkaSkulpturaMeshariVendbanimiSokratiTransportiFiset ilire26 MarsMartin CamajGjirafaPuna (fizikë)Ultësira Perëndimore e ShqipërisëMineraliSateliti artificialHarry Potter dhe Guri Filozofal (filmi)Perandoria OsmaneMuzika populloreEfekti serrëNacionalizmiShpella e GadimësLista e filmave të ShqipërisëDialektet e gjuhës shqipeGëzim KameViolinaAktiviteti fizikNamazi i SabahutLëvizjaHistoria e Jehudëve në ShqipëriSkënderbeuKatroriReaksioni i zëvendësimitPankreasiAutizmiPsikozaEnergjia e ripërtëritshmeFërkimiÇrregullimi bipolarLufta e TrojësKosovaKrujaQarku elektrikLista e sulltanëve të Perandorisë OsmanePlaku dhe detiAvullimiBalli KombëtarShqipëria gjatë Luftës së Parë BotëroreLista e shkrimtarëve shqiptarë sipas kohësTeodor KollokotroniIshemiaÇiftelia🡆 More