Vitri (Arabisht: وتر; shqip tek) është namaz i cili falet natën pas namazit të jacisë ose para namazit të sabahut.
Sipas medh'hebit hanefi, namazi i vitrit është vaxhib. Sipas Abdullah ibn Omer, Muhammedi ka thënë: Namazi i natës falet dy nga dy, nëse njëri prej juve frikësohet që namazi i sabahut është duke ardhur, atëhere le të falë një rekat vitr.
Transmetohet nga Ebu Derda se Muhammedi e ka urdhëruar atë për tri gjëra: të agjërojë tri ditë çdo muaj, ta falë namazin e vitrit para se të shkojë të flejë dhe ta falë dy rekate sunnet në namazin e sabahut.
Namazi i vitrit falet në pjesën e natës. Nëse dikush nuk mundet të zgjohet gjatë natës, atëherë mundet ta fali para gjumit.
Për atë që e fal namazin e natës, rekati i fundit duhet të jetë vitr. Po ashtu Muhammedi ka thënë: Faleni namazin e vitrit se Allahu është një dhe e do vitrin.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Vitri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.