Viktor Karpaçi: Piktor italian i Rilindjes nga Venecia

Vittore Carpaccio (1465-1525/1526) është piktor i njohur shqiptar i Rilindja italiane i lindur më 1455 në Kapodistria afër Venedikut nga prindër shqiptarë, të vendosur më parë nga Korça në Rumani dhe pastaj në Venecia të Italisë.

Mendohet se fjala Karpaçi rrjedh nga termi - shkëmb ose në dialektin e Jugut shqiptar si artizan i dorës së dytë, mballomaxhi. Përfaqësues i denjë i arteve pamore për Shkollën e Shqiptarëve në Venedik - Scuola degli Albanesi , Viktor Karpaçi përmendet fillimisht si shqiptar në veprën e studjuesit Ramadan Sokoli - 16 Shekuj. Viktori ndërroi jetë në Venedik ku dhe ndodhet vendbanimi i fundit i artistit. Karpaçi njihet edhe si piktori i parë Korçar i kulmuar në Perëndim. Piktor po ashtu i njohur i shekullit të 16-të, në Venedik, ishte dhe i biri i Viktorit, Benedikt Karpaçi, i cili la disa piktura të vitit 1528, në Katedralen e Triestes dhe bashkinë e Kapodistrias.

Viktor Karpaçi: Formimi profesional, Veprat artistike, Shih edhe
Shen Gjergji mund Dragoin

Formimi profesional

  • Viktori u rrit në Venedik ku mësoi edhe mjeshtërinë e pikturës; fillimisht nga miku i tij Xhorxh Vasari e më pas e perfeksionoi pranë mjeshtrit të njohur të pikturës italiane Xhentile Belini. Në vitet 60 të shek të 15 - të Belini pati skicuar direkt heroin tonë kombëtar Skënderbeun, kur ky vizitoi Romën. Këtë portret të tijin e zbuloi si premierë Faik Konica në Galleria degli Uffizi të Firences.
Viktor Karpaçi: Formimi profesional, Veprat artistike, Shih edhe 
Triumfi i Shen Gjergjit
  • Motivi i Skënderbeut shpërfaqet tek tabloja e "Shën Gjergjit vret Dragoin" si dhe motivi i mallit për atdhe haset në pikturen "Nisja", ku paraqitet nisja e burrave arbër nga bregdeti për në eksod. Duket sikur piktori u kujton shqiptarëve të mërguar sesi janë larguar nga atdhe dhe erdhën në Itali.
  • Nga piktura te punuara në kishat e Shën Ursulës, piktori shqiptar fitoi famë në Venedik e përtej kufijve. Paralel pikturoi edhe tablonë "Çlirimi i një të xhindosuri".

Veprat artistike

  • 1490 - 1495 - Puna e parë deri sot nga penelat e Karpaçit është cikli i legjendës së Shën Ursulës, të cilën e përfundoi kur ishte në moshën 40 vjeçare.
  • 1478 - Një kërkesë nga vete Sulltan Mehmeti i II - Fatihu e ftoi Viktor Karpaçin në Stamboll bashkë me dy prej piktorëve të njohur venedikas; ku kryen punime artistike në kryeqytetin turk, por këto punime ende nuk njihen nga publiku dhe studjuesit e artit.
  • 1480 - Viktor Karpaçi pas kthimit nga Stambolli ngarkohet të pikturojë Pallatin Dukal Venedikas dhe njëkohësisht edhe zografis afresket e kishës së Shën Jeronimit (shenjtor ilir).
  • 1505 - Angazhohet nga shoqata e shqiptarëve të Venedikut të pikturojë pjesë të Scuola degli Albanezi, ku realizon gjashtë tablo me permasa të mëdha dhe njëra paraqet betejën e pasuksesshme të turqve për marrjen e Shkodrës.
  • 1505 - Së bashku me Belinin punoi në sallën e Këshillit të Madh në Pallatin Dukal.
  • 1507 - Punoi tabllonë "Adhurimi i nënës"
Viktor Karpaçi: Formimi profesional, Veprat artistike, Shih edhe 
Lajmërimi i Shën Marisë
  • 1508 - Realizoi tabllonë "Vdekja e Maries"
  • 1510 - Pikturoi në tempullin e madh "Paraqitja e tempullit". Po atë vit, ka punuar edhe piktori tjetër i njohur shqiptar në Venedik, Mark Bazaiti.
  • 1511 - Pikturoi "Pamje nga Jerusalemi" dhe "Pesë tregime rreth Shën Stefanit".
  • 1514 - Pikturoi Shën Sebastianin dhe Shën Pjetrin (të cilat tani ndodhen n galerinë artistike në Zagreb ).
  • 1515 - Pikturoi "Manastirin e Araratit" dhe afreskat e katedrales së qytetit të tij të lindjes, Kapodistrias.

Shih edhe

Referime

Lidhje të jashtme

Tags:

Viktor Karpaçi Formimi profesionalViktor Karpaçi Veprat artistikeViktor Karpaçi Shih edheViktor Karpaçi ReferimeViktor Karpaçi Lidhje të jashtmeViktor Karpaçi14551465152515261528KorçaRamadan SokoliRilindjaRumaniScuola degli AlbanesiTriesteVenedik

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Aktiviteti fizikËndrraPellazgëtAlbin KurtiKongresi i VjenësPoeziaOksigjeniMësonjëtorja e KorçësStereotipSpanjaKlima e ShqipërisëTrashëgimia kulturoreZbulimi i elementeve kimikeKarbohidratetFigura stilistikePikësimiBaltimoreDita Ndërkombëtare e GraveFutbolliHIV/AIDSJeronim de RadaAortaUEFA Kampionati Evropian i FutbollitKuvendi i VlorësKonferenca e Paqes e Parisit (1919–1920)HendbollFusha elektrikeFamiljaSerbiaMuzikaMbrojtja e mjedisitSkënderbeu2008KorçaKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeNumrat romakëLetërsia romantike shqiptareLista e revistave shqipPetro MarkoUmrejaSurja el-BekareRrotullimi i TokësElefantiSistemi nervorPerandoria RomakeDita e TokësVloraKiara TitoCikli i UjitPëremriAustraliaOutlook.comBeratiAhmet KrasniqiLuaniOrkestra simfonikeMjedisiKuraniKitaraKallëzuesiKomedia HyjnoreAleksandër Stavre DrenovaGjenerali i ushtrisë së vdekurNeolitiLëkuraRomeo VeshajRilindjaKonferenca e Londrës (1912–1913)MetaforaKrujaPsikologjiaMatjaFizikaEnergjia potencialeElhamdulilahMineraliPresidenti i Shqipërisë🡆 More