Fjala Viking sot tregon popullatën e cila në Mesjetën e hershme jetonte në territorin e Skandinavisë, veçanërisht në territorin e sotëm të Suedisë, Norvegjisë dhe Danimarkës.
Shpesh është përdorur edhe emërtimi “Normanë” ( "Njerëzit e veriut"), por ai është përdorur më shpesh për ata vikingë të cilët pushtuan Normandinë e sotme, ashtu si edhe emërtimi “Varangianë” i cili është përdorur shpesh për kolonët mesjetarë skandinavë në Rusinë e sotme, Ukrainën dhe Perandorinë e dikurshme Bizantine.
Kohët e fundit ka edhe mendime që emri Viking duhet të përdoren vetëm për banorët e Skandinavisë (Gadishullit Skandinav dhe Danimarkës) të cilët në Mesjetë kishin kryer sulme të parreshtura gati në të gjithë botën e asaj kohe.
Edhe origjina e fjalëve nuk është sqaruar plotësisht, dhe kështu ka disa shpjegime:
Periudha e marshimit të tyre aktivë në të gjithë Evropën njihet si Periudha Vikinge dhe zgjat rreth 250 vjet. Sulmi i parë i regjistruar ndodhi në vitin 793, kur ata sulmuan manastirin Lindisfarne në bregdetin anglez, dhe i fundit në vitin 1066, kur William Pushtuesi sulmoi Anglinë. Është kjo koha e shkëlqimit dhe rënjes së Shtetit Frank, pas rënies së Perandorisë Romake të Perëndimit vazhdon të ekzistojë edhe Perandoria Lindore e njohur si Bizanti, me qendër në Konstandinopojë (Stambolli i sotëm), dhe përmes Ngushticës së Gjibraltarit në territorin e sotëm të Spanjës përhapet Kalifati.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Vikingët, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.