Vajza E Agamemnonit

Vajza e Agamemnonit është një roman i shkruar nga Ismail Kadare.

Bashkë me romanin pasues, Pasardhësi, përbëjnë një diptik të cilin disa kritikë e kanë renditur përkrah veprave më të mira të autorit.

Vajza e Agamemnonit
Vajza e Agamemnonit
Botimi i parë shqip
AutorIsmail Kadare
ShtetiShqipëri
Gjuhashqip
Zhanriroman
BotoiShtëpia Botuese "55"
Faqe114
Përcjellet ngaPasardhësi 

Sfondi

I shkruar më 1985, vitin e vdekjes së udhëheqësit të Shqipërisë Enver Hoxha, dorëshkrimi i romanit Vajza e Agamemnonit së bashku me dorëshkrimet e disa veprave tjera të rrezikshme për autorin si Hija dhe Ikja e shtërgut, u nxorën fshehtazi jashtë shtetit dhe u depozituan në një bankë në Paris. Në fillim faqet e para të dorëshkrimeve ishin maskuar si përkthim i një vepre të shkrimtarit gjerman Siegfried Lenz, për të mos rënë në sy gjatë kontrollit të valixheve që bëhej në aeroport. Disa sosh i kontrabandoi vetë autori gjatë një udhëtimi në Paris, mirëpo asnjëherë nuk merrte me vete një numër të madh fletësh nga frika se mos zbulohej. Për t'i kontrabanduar dorëshkrimet e plota jashtë shtetit, në Shqipëri kishte ardhur vetë botuesi francez i Kadaresë, Claude Durand dhe i kishte nxjerrë të gjitha njëherësh. "Vajza e Agamemnonit" qëndroi e depozituar në Paris deri pas rënies së komunizmit dhe u botua për herë të parë në vitin 2003.

Përmbajtja

“Vajza e Agamemnonit” është pjesa e parë e diptikut që pasohet nga “Pasardhësi”, e ajo që i lidh të dy veprat nuk është vetëm personazhi kryesor, a këndvështrimi i tij mbi botën, por ajo lloj alegorie e historisë që në pjesën e dytë të diptikut shndërrohet në intrigë të romanit. Është historia tronditëse e një dashurie që gjendet befas midis ingranazheve të makinës së ftohtë të shtetit.

Pjesën më të madhe të romanit e zë monologu i brendshëm i personazhit kryesor, një gazetar me prirje liberale i ftuar në tribunën e 1 Majit, dhe mendimet e tij për të dashurën Suzanën dhe njerëzit që ndesh gjatë rrugës për te vendi i tij në tribunë.

Në roman poashtu hasim përrallën shqiptare të Qerosit, i cili bie në botën e poshtme dhe mundohet të dalë prej saj me anë të një shkabe.

Pritja

I konsideruar si vepër që "bën bashkë atmosferën e Kafkës dhe Oruellit", diptiku Vajza e Agamemnonit / Pasardhësi është konsideruar nga botuesi francez i Kadaresë, drejtori i Fayard-it Claude Durand, si "një nga veprat më të mira dhe më të arrira të Ismail Kadaresë deri më sot".

Burimet e të dhënave

Shih edhe

Lidhje të jashtme

Tags:

Vajza E Agamemnonit SfondiVajza E Agamemnonit PërmbajtjaVajza E Agamemnonit PritjaVajza E Agamemnonit Burimet e të dhënaveVajza E Agamemnonit Shih edheVajza E Agamemnonit Lidhje të jashtmeVajza E AgamemnonitIsmail KadarePasardhësi

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Këshilli EvropianOsteoporozaShtetet anëtare të Bashkimit EvropianLista e kafshëve të egraLuigj GurakuqiPulsi i zemrësElektricitetiZgjoi /Hive (film)Sistemi i qarkullimit të gjakutZvarranikëtHarry Potter dhe Guri Filozofal (libri)BiologjiaLista e gjeografive të shteteveLetërsia e vjetër shqiptarePlazma e gjakutMehmet FatihuVarfëriaAntibiotikuLëvizja Nacional-ÇlirimtareNdryshimi i klimësPrishtinaStema e ShqipërisëIbrahim RugovaRoma e lashtëDialektet e gjuhës shqipeVallet shqiptareViolinaKërpudhatBakriQeniManchester City F.C.Dermatiti atopikWilliam ShakespeareSëmundjet e zemrësLista e komunave në KosovëBioteknologjiaAlpet ShqiptareDemografia e KosovësMbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së VeriutMamuthi leshatorAndon Zako ÇajupiEkonomia e ShqipërisëDita Ndërkombëtare e Librit për FëmijëViktor HygoTë drejtat e njeriutHistoria e fesë islameGjyste VulajArsimi në ShqipëriFacebookKolesteroliShtatë mrekullitë e botës së lashtëLista e personaliteteve ilirePHDafina Zeqiri (këngëtare)PranveraVloraLëvizjaLeje DrejtimiShpella e piratëve (roman)FliaKanuni i Lekë DukagjinitEmrush XhemajliDiarrejaSistemi i imunitetitHistoria e Jehudëve në ShqipëriKatroriMuri i Madh KinezSeladiniBimët me farëPsikologjiaPesë Shtyllat e IslamitNoizyMitologjiaVullkanet dhe termetetRrezet rentgenMasakra e TivaritMjalti ManukaKarakteristikat e së gjallës🡆 More