Vëllezërit e Pyllit apo Vëllazëria e Pyllit (angl.
Forest Brothers) ishin njësi guerrile anti-sovjetike që luftuan kundra pushtimit sovjetik të Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë gjatë viteve 1944-1955. Vëllezërit e Pyllit ishin të përqendruar në pyjet e 3 republikave baltike, nga ku ndërmerrnin sulme guerrile ndaj forcave sovjetike dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Rezistenca e grupit guerrilas ra gjatë viteve 50-të, si pasojë e mungesës së ushqimeve, municioneve dhe përballjen me ushtrinë sovjetike që ishte shumë herë më e madhe në numër dhe në teknologji. Pothuajse të gjithë guerrilasit e Vëllezërve të Pyllit, u kapën, vranë dhe internuan nëpër kampe.
Në fund të vitit 1944, me tërheqjen e ushtrisë gjermane dhe pushtimin nga ushtria sovjetike, filloi të zhvillohej një qëndresë antisovjetike dhe, më përgjithësisht, antikomuniste. Të trembur nga qëndrimi armiqësor dhe nga politika shtypëse e forcave të armatosura dhe policisë sovjetike, që zëvendësoi atë gjermane, rreth 50 estonezë, letonezë e lituanezë u organizuan në njësi guerrlie për të luftuar me armë në dorë regjimet e reja që Moska ngriti në Evropën Lindore. Për këtë lëvizje të gjerë, ndërshtetërore, u shkrua pak deri në hapjen e arkivave sekrete sovjetike, gjatë qeverisjes së Gorbaçiovit. Qeveritë e Paktit të Varshavës historikisht kishin zvogëluar përmasat e këtij fenomeni, duke mos lëshuar asnjë të dhënë për shtypin. Por edhe në vendet Perëndimore, ku njihej ky fakt, asgjë, ose pothuajse asgjë, nuk u tha, raportua apo denoncua, kjo mbi të gjithë për të mënjanuar mundësinë e përkeqësimit të mëtejshëm të marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Vëllezërit e Pyllit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.