Uran Butka (2 dhjetor 1938), është shkrimtar, historian dhe politikan shqiptar.
Ish-deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.
Uran Butka | |
---|---|
Kombësia | shqiptar |
Profesioni | historian, shkrimtar, politikan |
Uran Butka u lind në Tiranë më 2 dhjetor të vitit 1938 dhe është i biri i Safet Butkës nipi i Sali Butkës, poet, patriot dhe luftëtar i shquar i Pavarësisë së Shqipërisë.
Pasi kreu studimet pedagogjike, punoi për 16 vjet mësues i gjuhës shqipe dhe letërsisë në rrethet Fier, Krujë dhe Tiranë. Ndërkohë, mbaroi me korespondencë studimet në Universitetin e Tiranës, degët Letërsi dhe Histori ( 1960) dhe dha mësime në gjimnazin e qytetit të Krujës. U pushua nga puna si arsimtar për motive biografie dhe punoi si piktor në fabrikën e këpucëve në Tiranë (1971-1976), pasi kreu edhe shkollën e mesme për pikturë.
Në vitin 1976 u internua me gjithë familje nga Tirana për motive politike , fillimisht në rrethin e Tropojës, mandej në Martanesh, ku jetoi për 11 vjet i izoluar, duke ia ndryshuar edhe profesionin dhe duke punuar si llogaritar në koperativën e fshatit.
Në prag të proceseve demokratike, u kthye në Tiranë, ku punoi për disa vjet në punë të ndryshme komunale si bojaxhi, disenjator e dekorator.
Qe një nga drejtuesit kryesorë të Shoqatës kombëtare të të përndjekurve politikë të Shqipërisë,1991 – 1992 dhe kryeredaktor i gazetës “Liria” për disa vjet.
Në vitin 1991 u emërua nga Komiteti pluralist i Tiranës mësues dhe nëndrejtor i gjimnazit “Ismail Qemali”.
Ndërkohë mori pjesë aktivisht në Lëvizjen Demokratike dhe u zgjodh deputet i PD në Parlamentin shqiptar ne dy legjislatura (1992-'96 dhe 1996-'97). Gjatë kësaj periudhe ushtroi edhe detyrën e kryetarit të Komisionit parlamentar të Medias dhe të Kulturës.
Ka qenë anëtar i kryesisë qëndrore së Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të saj.
Në vitin 2005 u largua nga politika dhe punoi në profesion të lirë si publicist, shkrimtar dhe historian. Ka shkruar e botuar një varg librash në fushën e publicistikës, studimeve historike dhe të letërsisë artistike, që janë vlerësuar.
Uran Butka është i martuar me Merjeme Pasmaçiun, mjeke nefrologe. Kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
Është dekoruar me titujt “Mësues i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Qytetar nderi i Qarkut Tiranë” , “Qytetar nderi i Postribës” dhe së fundi me çmimin “Penda e argjendtë në letërsi” për vitin 2013.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Uran Butka, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.