Ura Me Tri Harqe: Libër

Ura me tri harqe është roman i shkrimtarit Ismail Kadare, botuar për herë të parë më 1978 në Tiranë në vëllimin me të njëjtin titull.

Është i shkruar në formën e një kronike dhe trajton legjendën e njohur shqiptare të murimit të njeriut në themelet e urës, në një kontekst mesjetar.

Sfondi

Në gjysmën e dytë të viteve '70, Kadare do të braktiste bashkëkohësinë për të ikur në legjenda dhe në të shkuarën e largët, për të krijuar një Shqipëri tjetër, fisnike, të epokës së humanizmit europian, si sfidë ndaj himnizimit që i bëhej kohës moderne si periudha më e lavdishme në historinë e Shqipërisë.

Për të kapërcyer ndalesën e botimit të romaneve të reja, e cila qe rrjedhojë e poemës Pashallarët e kuq, i maskoi ato si novela duke i ngjeshur në një përmbledhje novelash. Kësodore në vitin 1978 u botua vëllimi «Ura me tri harqe» me "novelat": Ura me tri harqe, Kamarja e turpit, Komisioni i festës dhe Muzgu i perëndive të stepës.

Vepra

Kadare shkroi një roman i cili fillon me të njëjtën ligjëratë murgu si Meshari i Gjon Buzukut, në kohën kur Shqipëria sapo ishte shpallur me kushtetutë shtet ateist, gjë që nuk i shpëtoi vëmendjes së kritikës. Rimerret legjenda e murimit të njeriut në themelet e urës apo kështjellës, e cila është e përhapur në letërsinë gojore shqiptare. Romani është shkruar në trajtë kronike nga murgu Gjon Ukcama, i cili tregon që në kapitullin e parë për një krim që është kryer gjatë ndërtimit të urës së re mbi lumin Ujana e Keqe, në vitin 1377.

Përkthime

Kjo vepër u përkthye në frëngjisht dhe u botua në Paris1981; holandisht, Amsterdam 1986; greqisht, Athinë 1989; spanjisht, Madrid 1989; baskisht, San Sebastian 1994 dhe anglisht, Nju Jork 1997

Referime

Tags:

Ura Me Tri Harqe SfondiUra Me Tri Harqe VepraUra Me Tri Harqe PërkthimeUra Me Tri Harqe ReferimeUra Me Tri HarqeIsmail KadareTirana

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kanuni i Lekë DukagjinitProblemet mjedisore në ShqipëriNamazi i JacisëRobin HoodDita e TokësHistoriku i gjuhes letrare shqipeZorra e trashëPyetja retorikeProteinaQytetet e ShqipërisëPlutoni (planet)Dendësia e popullsisëLetraHistoria e TokësDemografia e ShqipërisëFaqja kryesoreMatematikaVeshje popullore të KosovësGjenetikaBeni ecën vetëTrupi i njeriutTimuriIsmail QemaliKalaja e GjirokastrësPanairi i botësZhurmat në veshFormimi i yjeveMujiBelgjikaZbulimi i zjarritElbasaniPjetër BogdaniBylisiLezhaMarin BarletiBurimet natyrore të KosovësSportiMigrenaDiabetiShtetiKubi (gjeometri)IliadaPrizmi (gjeometri)AmerikaViolinaOrgazmaLista e liqeneve në KosovëMjedisiKitaraViktor HygoKosova në Luftën e Dytë BotëroreWolfgang Amadeus MozartIzraeliHomeriLista e festave në KosovëPirro DhimaArtriti ReumatologjikZejtaria në KosovëGreqiaDita e VerësBimët mjekësore në KosovëPunime artizanalePashkëtSyri i kaltër, DelvinëBashkitë e ShqipërisëBajram CurriJudaizmiLista e kalave në ShqipëriRilindjaMamuthi leshatorIraniSëmundjet e syritKarboniIndiaNdotja akustikeKostandin KristoforidhiShpellaFjodor DostojevskiZvicra🡆 More