Perikopeja e Ungjillit të Pashkës është një dokument i shkruar shqip me shkronja greke, gjetur brenda një kodiku greqisht të shek.
XIV. Vetë dokumenti datohet si i shekullit XVI. Ështe dokumenti më i hershëm në shqip me shkronja greqisht, dhe përbëhet nga një fletë e gjetur brenda kodikut, që u gjend në Bibliotekën Ambroziane të Milanos.
Fleta nga njëra anë ka një copë nga Ungjilli i Mateut (XXVII, 62‐66) dhe nga ana tjetër një këngë pashkësh, e shkruar shqip në dialektin e jugut, dhe duke përdorur alfabetin e greqishtes. Nisur nga kjo, Don Nilo Borgia, që më 1930 e botoi tekstin e plote ne fototipi, kujtoi se edhe dorëshkrimi i përkiste asaj kohe. Sipas studjuesit Xhevat Lloshi datimi nuk mund të jetë para shek. XVI. Teksti shqip ka dy faqe. Ne faqen A është një përkthim i vjershave, kurse ne faqen B janë nota muzikore.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Perikopeja e Ungjillit të Pashkës, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.