Coordinated Universal Time (shqip: Koha e Koordinuar Universale), njohur edhe si UTC, është referenca kryesore e orëve dhe e kohës, sipas së cilës ndahet Toka në zona kohore.
Ky standard është përndryshe pasardhësi i Greenwich Mean Time (GMT).
Koordinimi i transmetimeve të frekuencave dhe të kohës u vendos më 1 janar 1960. UTC për herë të parë u adoptua zyrtarisht në 1963 si Rekomandimi 374 i CCIR-së, Standard-Frequency and Time Signal Emissions (shqip: Transmetime të Sinjalit të Kohës dhe Frekuencës Standarde), por emri zyrtar anglisht i Kohës së Koordinuar Universale (bashkë me atë francez) nuk u adoptuan deri në 1967.
Sistemi u tjetërsua disa herë, duke përfshirë një periudhë të shkurtër kur sinjalet radiofonike transmetuan edhe në UTC dhe në "Kohën e Ecur Atomike (SAT)" përpara se të adoptohej një UTC e re në 1970 dhe të futej në përdorim në 1972. Ky ndryshim poashtu pati vend edhe për sekondat e brishta për të thjeshtësuar tjetërsimet në të ardhmen. Ky Rekomandim i CCIR-së 460 "deklaroi që (a) frekuencat bartëse dhe intervalet kohore duhet të mbahen stabile dhe duhet të përputhen me definimin e sekondës SI; (b) tjetërsimet e hapave, kur nevojiten, duhen të jenë saktësisht 1 sekondë për të mbajtur pajtimin e përafërt me Kohën Universale (Universal Time, UT); dhe (c) sinjalet standarde duhet të mbajnë të dhëna mbi dallimin mes UTC-së dhe UT-së."
Konferenca e Përgjithshme mbi Peshat dhe Matjet adoptoi një rezolutë për t'a ndryshuar UTC-në me një sistem për t'i mënjanuar sekondat e brishta para vitit 2035.
Varianti i tanishëm i UTC-së përkufizohet nga Rekomandimi i Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU-R TF.460-6), Standard-Frequency and Time Signal Emissions, dhe bazohet mbi Kohën Atomike Ndërkombëtare (International Atomic Time, TAI) me sekondat e brishta të shtuara në intervale jo të rregullta për të kompensuar për dallimin e grumbulluar mes TAI-së dhe kohës së matur nga rrotullimi i Tokës. Sekondat e brishta shtohen kur duhet që të mbahet UTC-ja brenda 0.9 sekonda nga varianti kryesor i kohës universale, UT1. Shihni nëntitullin "Numri i sekondave të brishta të shtuara" për numrin e sekondave të brishta që u shtuan deri tash.
Gjithë verë do të ndrojmë orën normale nën orën e verës duke vënë orën një orë më përpara.
Sekonda e parë e brishtë u shtua më 30 qershor 1972. Që atëherë, sekondat e brishta kanë ndodhur përafërsisht çdo 19 muaj, çdo herë më 30 qershor ose 31 dhjetor. Që prej korrikut 2022, kanë ndodhur gjithsej 27 sekonda të brishta, të gjitha pozitive, duke e vendosur UTC-në 37 sekonda prapa TAI.
Ky artikull nga Koha është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipediën duke e përmirësuar. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Coordinated Universal Time, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.