Kanceri i mushkërive është kanceri i dytë për nga shpeshtësia, dhe i pari për nga numri i vdekjeve.
Në grafi kanceri shihet vetëm kur është mbi 1 cm, por kur kanceri i mushkërive ka arritur madhësinë 1 cm zakonisht ka arritur të japë metastaza, prandaj grafitë nuk janë të mira për zbulimin e hershëm të kancerit mushkëror.
Kollë, hemoptizi, ngjirje (nga prekja e nervit laryngeus recurrens), humbje peshe, pneumoni të shpeshta.
Kanceri më i shpeshtë në joduhanpirësit. Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Gjendet në ciaktricet e mushkërisë. CEA përdoret për të parë si po shkon trajtimi; CEA nuk përdoret për zbulimin e adenomarcinomës sepse ka specificitet të ulët.
Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Nuk ka lidhje me duhanin. Histologjikisht shihen ca si alveola të rrethuar me qeliza kuboide (jo të sheshta).
Zakonisht gjendet në periferi të mushkërisë, afër pleurës. Ky është kancer shumë agresiv, anaplastik. Prognoza është e keqe.
Masë në hilum, me zanafillë bronkiale. Shkaktohet nga duhani.
Shkakton hiperkalcemi sepse sekreton PTHrp (PTH related peptide).
Zakonisht gjendet në filum. Kur vihet diagnoza tumori shpesh i ka dhënë metastazat. Prognozë shumë e keqe. 99% e atyre që e kanë këtë kancer janë duhanpirës. Sekreton hormone: (i) mund të sekretojë ACTH; (ii) mund të sekretojë ADH.
Sindromi karcinoid - sekretim i serotoninës (5-HT). Shenjat/simptomat: diare, skuqje, sëmundje karcinoide e valvulave të zemrës, tinguj fishkëllyes në mushkëri. Diagnoza: Në urinë shihet nivel i rritur i 5-HIAA (metabolit i 5-HT). Methysergidi përdoret gjatë trajtimit sepse është antagonist i 5-HT.
Tumor i muskulaturës të lëmuar, shkakton bllokim të bronkiolave. Haset pothuaj gjithmonë në gratë që nuk kanë arritur menopauzë. Prezantimi klasik: pneumotoraks. Trajtimi: progesteron ose transplant i mushkërive.
Ky artikull ka të bëj me shëndetin dhe mjekësinë prandaj ju lutemi ti kushtoni vëmendje Udhëzimit rreth artikujve të mjekësisë! Mos aplikoni përmbajtjen e artikullit në ju ose në ndonjë person pa konsultimin e mjekut! |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Kanceri në mushkëri, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.