Teoria Speciale E Relativitetit

Relativiteti special (i njohur ndryshe si teoria speciale e relativiteti) është një teori fizike e matjes në këndet inerciale të referimit, e propozuar në vitin 1905 nga Albert Ajnshtajn (pas kontributeve të shumta dhe të pavarura të Hendrik Lorentz, Henri Poincare dhe të tjerëve) në dorëshkrimin Mbi elektrodinamikën e trupave në lëvizje.

Ajo përgjithëson parimin e relativitetit Galelian - i cili pohon se e lëvizja e njëtrajtshme është relative dhe se nuk ka asnjë kënd reference absolut në prehje (nuk ka kënde inerciale reference speciale) - duke filluar nga ligjet e mekanikës e deri tek ligjet më të reja të fizikës, duke përfshirë si ligjet e mekanikës dhe ato të elektrodinamikës, sido që janë ato. Relativiteti special përfshin parmin se shpejtësia e dritës është e njëjtë për të gjithë vëzhguesit inercialë pavarësisht nga gjendja e lëvizjes së burimit të dritës.

Kjo teori ka një gamë të gjerë pasojash që janë verifikuar nëpërmjet eksperimenteve, duke përfshirë edhe ato koncepte kundër intuitive si tkurrja e gjatësisë, bymimi i kohës dhe njëkohshmëria relative, në kontradiktë me nocionin klasik se zgjatja e intervaleve kohore midis dy ngjarjeve është e njëjtë për çdo vëzhgues (Në anën tjetër, ajo prezanton intervalin e hapësirë-kohës, që është invariant). Kombinuar me ligje të tjera të fizikës, dy postulatet e relativitetit të përgjithshëm parashikojnë se ekuivalenca e lëndës dhe energjisë, e shprehur në formulën e ekuivalencës së masës me energjinë E = mc2, ku c është shpejtësia e dritës në boshllëk. Parashikimet e relativitetit special bien dakord me mekanikën njutoniane në fushën e tyre të zakonshme të zbatueshmërisë, veçanërisht në eksperimente ku të gjitha shpejtësitë janë të vogla krahasuar me shpejtësinë e dritës. Relativiteti special zbulon që c nuk është thjesht shpejtësia e një fenomeni të caktuar-në këtë rast përhapja e rrezatimit elektromagnetik (dritës)-por një tipar thelbësor i mënyrës se si hapësira dhe koha bashkohen në fabrikën e hapësirë-kohës. Një nga pasojat e kësaj teorie është pamundësia që çdo grimcë që ka masë invariante të përshpejtohet në shpejtësinë e dritës.

Teoria konsiderohet speciale sepse aplikon parimin e relativitetit vetëm mbi pikat e referimit inerciale.

Burimi i të dhënave

Tags:

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Multiple sklerozaShtatzëniaFyelliRilindja Kombëtare ShqiptareAli PodrimjaUrbanizimiMehmed pashë BushatlliuGjergj FishtaArsimi në KukësRilindjaAdem JashariJuventus F.C.Viktor CanosinajSpondiliartrozaDashuriaShtjefën GjeçoviShtatë mrekullitë e botës së lashtëSheshi Maqedoni, ShkupElefantiStambolli23 PrillLista e elementeve kimike sipas numrit atomikBujqësiaShkodraPetro MarkoNdotja akustikeKërpudhatAlfabeti shqipBifurkacioni i lumit të NerodimësRoma e lashtëHidroenergjiaTelefoniShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëMitrush KuteliLista e shteteve të EvropësNikola TeslaArtriti ReumatologjikDritëro AgolliErnest KoliqiAndon Zako ÇajupiHistoriaHistoria e ShqipërisëFerma VIPPjesët përbërëse të kompjuteritMuzeu Kombëtar i KosovësPërqindShtetet Federale të AmerikësBurimet natyrore të KosovësTrekëndëshi i BermudësFjalë të urtaSherif MerdaniMajat më të larta malore në KosovëLidhëzaFoljaBullizmiAmerikaLidhëza bashkërenditëseLista e llojeve të sportitPulsi i zemrësPërcjellësit elektrikLeukocitArti i RilindjesHebrenjtëDetiFieriTeuta e IlirisëSëmundjaHëna e PlotëMejozaZgjoi /Hive (film)EkuatoriBifurkacioniLetërsia e Rilindjes EvropianeEkologjiaPrishtinaPërrallaMali i ZiEkonomia e ShqipërisëSulfuri🡆 More