Tempulli I Agonotetëve

Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit.

Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apollon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Aoos (Vjosë). Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për Antikitetin.

Apolonia e ruajti madhështinë e saj edhe në periudhën romake. Shkolla apoloniate e arteve te bukura ishte me famë në të gjithë botën antike. Në momentin kur në Romë, gjatë një komploti në Senat u vra Jul Cezari, nipi i tij Oktavian Augusti studionte oratorinë në Apoloni. Kronikat romake tregojnë sesi ai me të marrë vesh lajmin e vrasjes së Cezarit u nis me një anije nga Apolonia dhe kur, pas disa kohësh vetë Oktaviani u bë Perandor, e ruajti mirënjohjen për qytetin ku kishte studiuar duke e liruar Apoloninë nga të gjitha taksat.

Pas një tërmeti në shek. III e.s lumi Aoos ndërron shtrat duke e shkëputur qytetin nga deti. Goditja rezultoi fatale në një epokë ku i gjithë aktiviteti tregtar zhvillohej në lidhje me detin. Qyteti e humbi gradualisht rëndësinë ekonomike duke u shndërruar në një qendër të thjeshtë fetare. Por shuarja graduale dhe jo e dhunshme e jetës qytetare si dhe shndërrimi i zonës përreth në kënetë, të bonifikuar vetëm pas vitit 1945, bëri që zona arkeologjike të ruhet mjaft mirë. Arkeologët e quajnë Apoloninë Pompei i Shqipërisë, pasi vetëm 10% e territorit të qytetit të dikurshëm është zbuluar deri më sot.

Tags:

ApolloniApoloniaFieriKorintiVjosa

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

AjriReal Madrid C.F.Outlook.comGjeografia e ShqipërisëMeningjitiFormimi i yjeveNdërtimi i brendshëm i TokësAventurat e Tom SojeritNdotjaÇKiara TitoDetiDita ndërkombëtare e fëmijëveTurizmi në ShqipëriSinuzitiDurrësiTrashëgimia kulturoreNaum VeqilharxhiAeroplaniPrrenjasiJaponiaPrizmi (gjeometri)Anatomia e njeriutNepotizmiPëremriParku Kombëtar Bjeshkët e NemunaIbrahim KodraArtriti ReumatologjikLui PastërShtetiNdotja e ajritMali i KorabitKarakteristikat e zeritBimëtMprehësi i lapsaveBasketbolliFizikaKlimaTenisiUjkuNdajfoljaEnergjia potencialeBotaSami FrashëriAlpet ShqiptareFustanellaFusha magnetikeKimiaAtomiMbreti Zogu IFamiljaDialektet e gjuhës shqipeAfrikaMatjaBosnja dhe HercegovinaAkiliKarbohidratetKanuni i Lekë DukagjinitGalileo GalileiMejozaNaim FrashëriDragoiVitaminaAlkooliSëmundja infektiveBifurkacioni i lumit të NerodimësSistemi nervorKadri RoshiKonferenca e Londrës (1912–1913)IkametiEgla CenoItaliaPjesët përbërëse të kompjuteritReaksioni kimikDendësia e popullsisëFibroza kistikeAlbert AjnshtajniVallet shqiptare🡆 More