Targa e automjeteve janë shenjat të cilat lëshohen në qarkullim nga ministria e komunikacionit e që ju jepen poseduesve të automjeteve me qëllim të identifikimit të tyre.
Targat e automjeteve brenda një shteti kanë elementet e veta dalluese dhe elementet e përbashkëta. Si elemente dalluese të targave kryesisht janë pjesët e para të tyre të shprehura përmes shkronjave ose numrave dhe kjo pjesë nënkupton provincën (komunën, bashkinë, rrethin, republikën ose organizim tjetër tritorial varësisht nga shteti përkatës) nga vie ai automjet, kurse pjesa e dytë e cila është e shënuar me numra paraqet numrin vetiak të automjetit brenda provincës së caktuar. Si element i përbashkët i tabelave shtetërore ose i një grupi të shteteve janë zakonisht simbolet shtetërore ose unike të një grupi shtetesh. Pra, targat e një shteti përkundër dallimit në paraqitje përsëri kanë stemën ose flamurin shtetërorë si simbl t përbashkët për tu nënkuptuar se targat përkatëse cilit shtet i takojnë. Në anën tjetër kemi edhe targa të një grupi shtetesh siç janë targat e Bashkimit Evropian të cilat përveç që kanë simbolet e shteteve përkatëse gjithashtu kanë edhe flamurin e Bashkimit Evropian i cili vë në dijeni se automjeti përkatës vien nga shtetet e Bashkimit Evropian.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Targa e regjistrimit të automjetit, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.