Sylejman Pashë Bargjini

Sylejman pashë Bargjini ka qenë një fisnik shqiptar i Perandorisë Osmane dhe themelues i qytetit të Tiranës.

Sylejman Pashë Bargjini
Vendvarrimi i Sylejman Pashes

Sfondi historik

U lind në Bargjin por jetoi në Mullet, një fshat në afërsi të Tiranës. Pasi bëri një karrierë të shkëlqyer si jeniçer deri gjeneral në lufrat e Perandorisë Osmane, u rikthye në trevat e tij të origjinës së bashku me një ferman sulltanor për të themeluar qytetin e Tiranës.

Punimet për themelimin e qytetit të Tiranës nisën në vitin 1614. Plani urbanistik i origjinës përfshinte një kompleks arkitekturor në formë trekëndore, në skajet e të cilit u projektuan përkatësisht ndërtimi i një xhamie, hamami dhe një imaret, duke e ngritur kësodore në rangun e kasabasë.

Themelues dhe mbrojtës të qytetit të Tiranës, Bargjinasit ishin njëkohësisht edhe familja e saj feudale ose oxhaku i saj legjitim që prej vitit 1614 e deri në fund të shekullit XIX, kohë kur oxhaku i Bargjinasve u mposht prej oxhakut të Krujës, Toptanve. Pas përleshjeve së forta që u bënë në gjithë krahinën si pasojë e këtij rivaliteti midis oxhaqesh feudalë, Toptanasit, falë edhe krushqive që kishin ndërmarrë me Bargjinasit, u imponuan si oxhaku i qytetit të Tiranës dhe i shpërngulën edhe sarajet e tyre në këtë qytet. Sidoqoftë, ata i ruajtën edhe sarajet e Krujës, të cilët i shpëtuan kohës dhe sot janë Muzeu Etnografik i qytetit të Krujës.

Megjithatë, momumentët themeltarë të qytetit të Tiranës ndërtuar nga Sylejman Pasha, nuk i rezustuan kohës dhe histrorisë së trazuar të trevave shqiptare. Ndërkohë, qyteti i vogël i Tiranës rezistoi për t'u shpalluar kryeqytet, më 1920, gjatë punimeve të Kongresit të Lushnjës.

Statuja

Një statujë e Sylejman Pashë Bargjinit gjendet sot qytetin e Tiranës, në sheshin që bart emrin e tij, Sheshi Sylejman Pasha.

Shiko dhe këtë

Referime

  • 1. Vepra IX: Personalitetet Shqiptare në Kâmûs al-A’alâm, Sami Bej Frashëri, Logos-A, Shkup, 1994
  • 2. Kujtime: 1885-1925, Eqrem Bej Vlora, Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, Tiranë, 2003

Tags:

Sylejman Pashë Bargjini Sfondi historikSylejman Pashë Bargjini StatujaSylejman Pashë Bargjini Shiko dhe këtëSylejman Pashë Bargjini ReferimeSylejman Pashë BargjiniPerandoria OsmaneShqiptarëtTiranë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

KarnavaletTrombocitiMesjetaPërcaktoriPeshkuDurrësiKorçaRebelimi i vitit 1997Namazi i JacisëLista e llojeve të sportitRrethi i TropojësLufta e vitit 2001 në MaqedoniLegjendaKalaja e ShkodrësVjosa OsmaniStatistikaSinonimiKaratiGjeografia e KosovësDendësia e popullsisëAustriaZënia e Diellit (Eklipsi)Shenjat e qarkullimit rrugorDita Ndërkombëtare e PunëtorëveSaturniSlloveniaNumrat e plotëFabulaViti i RiSarajet e bardhaEnergjia e erësBesimet folklorike shqiptareFotosintezaBunkerët në ShqipëriBiologjiaMeteoriNatyraMeshariLista e bimëveHormonet e gjëndrave mbiveshkoreLindja (biologji)Pozicioni seksualTurkmenistaniNumrat e telefonit në KosovëPulsi i zemrësKara Mahmud pashë BushatiWilliam ShakespeareElizabeth HandPogradeciRevolucioni i dytë industrialMuzika shqiptareTepelenaLiqeni i OhritSkeleti i njeriutKryqëzatatDemokraciaDinozauriJupiteriNdotja akustikeGravitetiFormat e shtjelluara të foljesHarta e BotësForcat e Armatosura të ShqipërisëArtriti ReumatologjikHistoria e kompjuteritMjedisiShkupiTeatriMëlçiaOrgazmaNumrat natyrorëKoreja e JugutAjriKadri RoshiDelfiniWolfgang Amadeus MozartHepatiti B🡆 More