Surja El-Felek

Surja el-Felek(në shqip quhet: kaptina e agimit, e sabahut) është surja 113 në Kur'an, ka 5 ajete.

Mekase.

اَلْفَلَق

Përmbajtja

Kaptina e shpallur nga Muhamedi s.a.u.s., është mësim për njerëzit që kërkojn mbështetjen e mbrojtjen e Zotit xh.sh. prej dëmit të çdo krijese, prej dëmit të njerëzve të prishur të cilët veprojnë nën mbrojtjen e errësirës së natës, prej dëmit të ziliqarit kur vepron sipas zilisë prej dëmit të mashtruesve si magjistarë e falltorë etjer.

1) thuaj: I mbështetem Zotit xh.sh. të agimit,

2) prej dëmit të ç'do krijese, që ai e krijoi.

3) dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht.

4) dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja.

5) edhe prej dëmit të smirëkeqit kur vepron sipas smirës.

Përbërja

(kaptina al'felek) në arabisht dhe me shqiptim fonetik.

بِسْمِ اللَّهِ الرَّحْمَنِ الرَّحِيمِ (Bismi'lahi-arr'hmeni-al'rrahim) قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ (١) مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ (٢) وَمِنْ شَرِّ غَاسِقٍ إِذَا وَقَبَ (٣) وَمِنْ شَرِّ النَّفَّاثَاتِ فِي الْعُقَدِ (٤) وَمِنْ شَرِّ حَاسِدٍ إِذَا حَسَدَ

fonetikë:

Kul audhu bibirabi-al'faleki, min sherri ma-krhelek, ua min sherri rasefin idha-uakeba, ua min sharri anafatheti fi-al'ukedi, ua min sherri hasedin idha haseda.

(për një shqiptim më të saktë shikoni alfabetin arab).

përkthimi:

Thuaj i mbështetem Zotit xh.sh. të agimit, prej dëmit të çdo krijese, që Ai e krijoi. Dhe prej errësirës së natës kur ngryset plotësisht. Dhe prej dëmit të atyre që lidhin dhe fryejnë nyja. Edhe prej dëmit të smirëkeqit kur sipas smirës vepron.

Komente

Tjera të dhëna

Sureja Felek dhe Nas 

Sureja Felek është sureja e 113-të, kurse sureja Nas, është e 114-ta dhe e fundit. 

Transmeton Ukbe b. Amir el Xhuhenij r.a. se Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Sonte më janë zbritur ajete të cilat asnjëherë më parë nuk janë zbritur! Sureja Felek dhe surja Nas”.55 

Nga Aisha r.a.h. se Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë, kur Pejgamberi salallahu alejhi ve selem shkonte në shtratin e tij në mbrëmje, i bashkonte duart e tij dhe frynte në to, pastaj lexonte: Kul huvallahu Ehad, Felek dhe Nas, pastaj e prekte të gjithë trupin duke filluar prej koke, këtë e përsëriste tre herë”.56

Shih edhe këtë

Surja El-Felek 
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:
Surja El-Felek 
Wikibooks:Category
Wikibooks ka më shumë informacione për ketë temë:

Lidhje të jashtme

Tags:

Surja El-Felek PërmbajtjaSurja El-Felek PërbërjaSurja El-Felek KomenteSurja El-Felek Tjera të dhënaSurja El-Felek Shih edhe këtëSurja El-Felek Lidhje të jashtmeSurja El-Felek

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

ElefantiLëvizja e qershoritSindroma DownPubertetiEpitetiLuljaMësonjëtorja e KorçësPashallëku i ShkodrësVilajeti i KosovësLista e liqeneve në ShqipëriMarko BoçariShiu acidikNumrat romakëOqeaniElhamdulilahKaliKuraniLista e fjalëve në IslamNdre MjedaGratë e MuhameditZonat e mbrojtura të ShqipërisëTë drejtat e graveZeqatiNesër do të jetë ndrysheYlliDendësiaMbiemriTigriLushnjaNdotjaAktiviteti fizikTeorema e PitagorësFormat e pashtjelluara të foljesGjithësiaXhyzeParafjalaKaliumiAzia JuglindoreInfeksioni seksualisht i transmetueshëmFyelliForca e Sigurisë së KosovësUshtria Çlirimtare e KosovësKontinentetKarnavalet brazilianeMenopauzaAnemiaPoloniaPranveraTrekëndëshiGjeografia e KosovësPsikozaRomeo dhe ZhuljetaZeusiModemiKroaciaKriprat mineraleShBALidhja kovalenteKomunikimiLëvizja Nacional-ÇlirimtarePejgamberët në IslamMenstruacionetDante AligieriBeteja e BedritRepublika Popullore e ShqipërisëSintaksa e gjuhes shqipeNamazi i teraviveLetërsia e vjetër shqiptareRrahman RamaVendbanimiKostandin KristoforidhiMeshariBujqësiaShkëlqimi dhe rënia e shokut ZyloPoezia🡆 More