Sulltanët e Perandorisë Osmane (turqisht: Osmanlı padişahları), të gjithë anëtarë të Dinastisë Osmane, sunduan mbi perandorinë transkontinentale nga themelimi i saj në vitin 1299 deri në shpërbërjen e saj në vitin 1922.
Në kulmin e saj, Perandoria Osmane shtrihej nga Hungaria në veri deri në Jemen në jug, dhe nga Algjeria në perëndim deri në Irak në lindje. Fillimisht e sunduar nga qyteti i Bursës, kryeqyteti i perandorisë u zhvendos në Adrianopojë në vitin 1363 pas pushtimit nga Murati I, dhe pastaj në Kostandinopojë (Stambolli i sotëm) në vitin 1453 pas pushtimit nga Mehmeti II.
Sulltan i Perandorisë Osmane | |
---|---|
Monarki Perandorake | |
Të dhënat | |
Monarku i parë | Osmani I (rr. 1299–1323/4) |
Monarku i fundit | Mehmeti VI (1918–1922) |
Vendosja | rr. 1299 |
Përmbysja | 1 nëntor 1922 |
Vendbanim | Pallatet në Stamboll:
|
Pretenduesi | Dündar Ali Osman |
Vitet e para të Perandorisë Osmane kanë qenë subjekt i tregimeve të ndryshme për shkak të vështirësisë për të dalluar faktin nga legjenda. Perandoria u themelua në fund të shekullit të trembëdhjetë, dhe sundimtari i parë i saj ishte Osmani I, nga i cili perandoria e morri emrin. Sipas një tradite osmane të vonë e shpesh jo të besueshme, Osmani I ishte pasardhës i fisit të Kajëve të turqëve oguzë. Dinastia Osmane që ai themeloi sundoi për gjashtë shekuj me sundimet e 36 sulltanëve. Perandoria Osmane u shpërbë si pasojë e humbjes së Fuqive Qëndrore me të cilat ajo u bashkua gjatë Luftës së Parë Botërore. Copëzimi i Perandorisë Osmane nga Aleatët fitimtarë dhe fillimi i Luftës Turke për Pavarësi çoi në përmbysjen e sulltanatit në vitin 1922 dhe lindjen e Republikës së Turqisë në vitin 1923.
Tabela e mëposhtme rendit sulltanët osmanë, si dhe kalifin osman të fundit, në rend kronologjik. Tugrat (osmanisht: طغرا tuğrâ) ishin vulat ose nënshkrimet kaligrafike të përdorura nga sulltanët osmanë. Ato u shfaqën në të gjitha dokumentet zyrtare, si dhe në monedha, dhe ishin shumë më të rëndësishme në identifikimin e një sulltani sesa portreti i tij. Kolona "Shënimet" përmban të dhëna mbi prindërit dhe fatin e çdo sulltanit. Për sulltanët e hershëm, zakonisht ekziston një boshllëk kohor mes çastit kur mbaron sundimi i një sulltani dhe çastit kur trashëgimtari i tij hipën në fron. Kjo për faktin se osmanët në atë periudhë praktikonin atë që historiani Quataert e ka përshkruar si "mbijetesa e djalit më të fortë dhe jo e më të moshuarit": kur sulltani vdiste, djemtë e tij duhej të luftonin njëri-tjetrin për fronin derisa njëri del fitimtar. Për shkak të këtij konflikti të brendshëm dhe vëllavrasjesve që ndodhën, data e vdekjes së një sulltani nuk përputhej gjithnjë me datën e fillimit të sundimit të pasardhësit të tij. Në vitin 1617, ligji i trashëgimisë ndryshoi nga mbijetesa e më të fortit në një sistem të bazuar në senioritetin agnat (اکبریت ekberiyet), ku froni i takonte meshkujve më të vjetër të familjes. Kjo nga ana tjetër shpjegon se pse që nga shekulli XVII e tutje një sulltan i ndjerë rrallë u trashëgonte nga djali i tij, por zakonisht nga një xhaxha apo vëlla. Senioriteti agnat u mbajt deri në përmbysjen e sultanatit, pavarësisht përpjekjeve të pasuksesshme në shekullin XIX për ta zëvendësuar atë me primogjeniturë .
№ | Sulltani | Portreti | Fillimi i sundimit | Mbarimi i sundimit | Tugra | Shënimet |
---|---|---|---|---|---|---|
Ngritja e Perandorisë Osmane (1299 – 1453) | ||||||
1 | Osmani I ĠĀZĪ (Luftëtari) | rr. 1299 | 1323 | — |
| |
2 | Orhani ĠĀZĪ (Luftëtari) | 1323 | 1362 |
| ||
3 | Murati I SULTAN-İ AZAM (Sulltani Më i Lartësuar) HÜDAVENDİGÂR(I Përkushtuari ndaj Zotit) ŞEHÎD (Dëshmori) [b] | 1362 | 15 qershor 1389 |
| ||
4 | Bajaziti I SULTAN-İ RÛM (Sulltani i Perandorisë Romake) YILDIRIM (Vetëtima) | 15 qershor 1389 | 20 korrik 1402 |
| ||
Interregnumi osman (20 korrik 1402 – 5 korrik 1413) | ||||||
5 | Mehmeti I ÇELEBİ (Miqësori) KİRİŞÇİ (Harkbërësi) | 5 korrik 1413 | 26 maj 1421 |
| ||
6 | Murati II KOCA (I Madhi) | 25 qershor 1421 | 1444 |
| ||
7 | Mehmeti II FĀTİḤ (Pushtuesi) | 1444 | 1446 |
| ||
— | Murati II KOCA (I Madhi) | 1446 | 3 shkurt 1451 |
| ||
Rritja e Perandorisë Osmane (1453 – 1550) | ||||||
— | Mehmeti II KAYSER-İ RÛM (Cezari i Perandorisë Romake) FĀTİḤ (Pushtuesi) | 3 shkurt 1451 | 3 maj 1481 |
| ||
8 | Bajaziti II VELÎ (I Shenjti) | 19 maj 1481 | 25 prill 1512 |
| ||
9 | Selimi I YAVUZ (I Forti) HADIM'UL HARAMAIN'ISH-SHARIFAIN (Shërbëtori i Mekës dhe Medinës) | 25 prill 1512 | 21 shtator 1520 |
| ||
10 | Sulejmani I MUHTEŞEM (I Madhërishmi) KANÛNÎ (Ligjvënësi) | 30 shtator 1520 | 6 ose 7 shtator 1566 |
| ||
Transformimi i Perandorisë Osmane (1550 – 1700) | ||||||
11 | Selimi II SARI (Bjondi) | 29 shtator 1566 | 21 dhjetor 1574 |
| ||
12 | Murati III | 22 dhjetor 1574 | 16 janar 1595 |
| ||
13 | Mehmeti III ADLÎ (I Vetmi) | 27 janar 1595 | 20 ose 21 dhjetor 1603 |
| ||
14 | Ahmeti I BAḪTī (Fatmiri) | 21 dhjetor 1603 | 22 nëntor 1617 |
| ||
15 | Mustafa I DELİ (I çmenduri) | 22 nëntor 1617 | 26 shkurt 1618 |
| ||
16 | Osmani II GENÇ (I riu) ŞEHÎD (Dëshmori) | 26 shkurt 1618 | 19 maj 1622 |
| ||
— | Mustafa I DELİ (I Çmenduri) | 20 maj 1622 | 10 shtator 1623 |
| ||
17 | Murati IV SAHİB-Î KIRAN (Pushtuesi i Bagdadit) ĠĀZĪ (Luftëtari) | 10 shtator 1623 | 8 ose 9 shkurt 1640 |
| ||
18 | Ibrahimi DELİ (I Çmenduri) ŞEHÎD (Dëshmori) | 9 shkurt 1640 | 8 gusht 1648 |
| ||
19 | Mehmeti IV AVCI (Gjuetari) ĠĀZĪ (Luftëtari) | 8 gusht 1648 | 8 nëntor 1687 |
| ||
20 | Sulejmani II ĠĀZĪ (Luftëtari) | 8 nëntor 1687 | 22 qershor 1691 |
| ||
21 | Ahmeti II ḪĀN ĠĀZĪ (Princi Luftëtar) | 22 qershor 1691 | 6 shkurt 1695 |
| ||
22 | Mustafa II ĠĀZĪ (Luftëtari) | 6 shkurt 1695 | 22 gusht 1703 |
| ||
Stagnimi dhe reformimi i Perandorisë Osmane (1700 – 1827) | ||||||
23 | Ahmeti III ĠĀZĪ (Luftëtari) | 22 gusht 1703 | 1 ose 2 tetor 1730 |
| ||
24 | Mahmuti I ĠĀZĪ (Luftëtari) KAMBUR (Gungaçi) | 2 tetor 1730 | 13 dhjetor 1754 |
| ||
25 | Osmani III SOFU (I Përkushtuari) | 13 dhjetor 1754 | 29 ose 30 tetor 1757 |
| ||
26 | Mustafa III YENİLİKÇİ (Inovatori) | 30 tetor 1757 | 21 janar 1774 |
| ||
27 | Abdyl Hamiti I ABD UL-HAMID (Shërbëtori i Zotit) ISLAHATÇI (Përmirësuesi) ĠĀZĪ (Luftëtari) | 21 janar 1774 | 6 ose 7 prill 1789 |
| ||
28 | Selimi III BESTEKÂR (Kompozitori) NİZÂMÎ (Rregullvënësi) ŞEHÎD (Dëshmori) | 7 prill 1789 | 29 maj 1807 |
| ||
29 | Mustafa IV | 29 maj 1807 | 28 korrik 1808 |
| ||
Modernizimi i Perandorisë Osmane (1827 – 1908) | ||||||
30 | Mahmuti II İNKILÂPÇI (Reformuesi) ĠĀZĪ (Luftëtari) | 28 korrik 1808 | 1 korrik 1839 |
| ||
31 | Abdulmexhiti I TANZİMÂTÇI (Riorganizuesi) ĠĀZĪ (Luftëtari) | 1 korrik 1839 | 25 qershor 1861 |
| ||
32 | Abdulazizi BAḪTSIZ (Fatkeqi) ŞEHĪD (Dhëshmori) | 25 qershor 1861 | 30 maj 1876 |
| ||
33 | Murati V | 30 maj 1876 | 31 gusht 1876 |
| ||
34 | Abdulhamiti II Ulû Sultân Abd ūl-Hāmīd Khan (Hani Madhështor) | 31 gusht 1876 | 27 prill 1909 |
| ||
Shpërbërja e Perandorisë Osmane[e](1908 – 1922) | ||||||
35 | Mehmeti V REŞÂD (Ndjekësi i Rrugës së Drejtë) | 27 prill 1909 | 3 korrik 1918 |
| ||
36 | Mehmeti VI VAHDETTİN (Njësuesi i Fesë) | 4 korrik 1918 | 1 nëntor 1922 | |||
Kalifati Republikan (1 nëntor 1922 – 3 mars 1924) | ||||||
— | Abdulmexhiti II | 18 nëntor 1922 | 3 mars 1924 | — |
№ | Sulltani | Portreti | Fillimi i sundimit | Mbarimi i sundimit | Tugra | Shënimet |
---|---|---|---|---|---|---|
Interregnumi osman[d](20 korrik 1402 – 5 korrik 1413) | ||||||
— | Isa Çelebi Bashkësulltan i Anadollisë | 1403–1405 (Sulltan i Trojeve Perëndimore të Anadollië) | 1406 | — |
| |
— | Emir Sulejman Çelebi Sulltani i Parë i Rumelisë | 20 korrik 1402 | 17 shkurt 1411 | — |
| |
— | Musa Çelebi Sulltani i Dytë i Rumelisë | 18 shkurt 1411 | 5 korrik 1413 | — |
| |
— | Mehmed Çelebi Sulltan i Anadollisë | 1403–1406 (Sulltan i Trojeve Lindore të Anadollië) 1406–1413 (Sulltan i Anadollisë) | 5 korrik 1413 | — |
|
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Lista e sulltanëve të Perandorisë Osmane, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.