Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, shkurt SHN (ang.
International Space Station, shkurt ISS) është një stacion orbital në ndërtim e sipër, që shërben si laborator i shumanshëm hapësinor. Ky strehim banohet vazhdimisht që nga 2 nëntori i vitit 2000 nga të paktën dy astronautë. Që nga kjo datë ekipazhi është zëvendësuar shumë herë, me një ndërkohë gjashtëmujore. Stacioni është një projekt i përbashkët i disa vendeve me agjencitë e tyre hapësinore, SHBA-të me AKAH-in, Rusisë me AHFR-në, Evropës me AHE-në, Japonisë me AHJ-në dhe Kanadasë me AHK-në. Vende të tjera si Brazili, Italia dhe Kina punojnë poashtu me SHN-në nëpërmjet bashkëveprimit me vendet e tjera.
Stacioni hapësinor gjendet në një orbitë përreth Tokës në një lartësi prej rreth 350 km, në atë që përkufizohet zakonisht Orbita e Ulët Tokësore (Low Earth Orbit) dhe mund të shihet edhe me sy të zhveshur nga Toka. Lartësia e orbitës mund të luhasë në disa kilometra sipas rezistencës atmosferike. Stacioni «udhëton» me një shpejtësi mesatare prej 27,744 km/orë, duke përshkuar 15.7 orbita në ditë. Orbita përshkohet nga stacioni në rreth 92 minuta. Më 2 nëntor 2007 stacioni hapësinor ka kryer mëse 40113 orbita.
Stacioni furnizohet kryesisht nga anija hapësinore amerikane Spejs Shatëll, anija hapësinore ruse Sojuz dhe kapsula hapësinore ruse Progres, e së shpejti nga Mjeti transportues i automatizuar, që është në fazën eksperimentale. Në këtë çast stacioni ka një aftësi strehuese për një ekipazh prej tre vetash.
Ndërtimi i SHN-së filloi në vitin 1998, kur një modul rus dhe amerikan u lidhën sëbashku.
Stacioni është vizituar nga astronautë prej 14 vendeve të botës, si edhe ishte vendmbërritja e pesë turistëve të parë hapësinorë.
Ky stacion ka ndodhur nga bashkpunimi disa agjensive hapsinore.
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.