Spiro Moisiu

Spiro Moisiu ndryshe Spiro Koxhobashi (Kavajë, 5 maj 1900 - 12 prill 1981) ka qenë ushtarak i lartë shqiptar, gjeneral-major i Ushtrisë Nacional-Çlirimtare.

Spiro Moisiu ka qenë i ati i ish-presidentit të Shqipërisë, Alfred Moisiu. Mojsiu përfshihet në listën e përpiluar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, që përmbledh pjesëmarrësit që kanë përgjegjësi direkte për krimet e Partisë Komuniste Shqiptare dhe të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, duke qene, sipas ligjit nr. 41, anëtarë të strukturave politike dhe ushtarake “që kanë inspiruar, organizuar, urdhëruar, ekzekutuar ose ndihmuar forcat partizane në vepra kriminale”.

Spiro Moisiu
Spiro Koxhobashi

Jeta

Lindi në qytetin Kavajës, i biri i Theodorit dhe Ana Stavrit. Familja Moisiu i kishte rrënjët e hershme në qytezën e Kavajës. Kishte të afërm në linjë gjaku aktorin e famshëm Aleksandër Moisiu. Gjyshi i Spiros, Gregori, dhe gjyshi i Aleksandrit, Kostandini, qenë vëllezër dhe fëmijët e Themistokli Moisiut. Spiro mbeti jetim në një moshë fare të re, pasi babai i tij u vra në vitin 1913 nga forcat rebele që kërkonin rrëzimin e qeverisë së Vlorës të kryesuar prej Ismail Qemalit.

Shkollimi

Pasi mbaroi shkollën unike në qytetin e Kavajës dhe Durrësit, nga viti 1918-1919, ai mbaroi një kurs disa mujor në shkollën e plotësimit të oficerëve ne Tirane. Një vit më pas Moisiu mori pjesë në përbërje forcave qeveritare që u caktuan në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes dhe po atë vit ai u caktua me detyrën në luftimet që zhvilluan në Kaptinë të Martaneshit kundra forcave serbe. Në vitin 1923 ai mbaroi në Tiranë kursin një vjeçar të oficerëve që asokohe drejtohej nga ushtarakët gjermanë ku dhe mori gradën e togerit. Në Lëvizjen e qershorit të vitit 1924, Spiro u rreshtua përkrah forcave fanoliste. Në dhjetorin e vitit 1924, Pas ardhjes së Ahmet Zogut në pushtet, Moisiu nuk u largua jashtë vëndit ashtu si shumë fanolistë të tjerë, por ai qëndroi në Shqipëri dhe përfitoi nga amnistia që Zogu dha për pjesën dërmuese të atyre që morën pjesë në Lëvizjen qershorit.

Ushtarak i Monarkisë së Zogut

Në vitin 1925 Kryeministri Ahmet Zogu e afroi Spiro Moisiun duke e titulluar përsëri oficer në Ushtrinë Kombëtare. Karriera ushtarake e Moisiut erdhi në ngritje pas viteve 1929-1930-të, kur ai mbaroi me rezultate në Tiranë shkollën e Perfeksionimit të Oficerëve që drejtohej nga Prenk Pervizi, ku ndër 43 pjesmarrësit e atij kursi ai u rendit i pari duke marë gradën e kapitenit. Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut, Moisiu shërbeu si ushtarak i karrierës në disa rrethe të vëndit dhe në vitin 1935 kur shpërthu Kryengritja e Fierit, ai u gjend në atë qytet përkrah oficerëve besnikë që e shtypën atë lëvizje. Me 25 vjetorin e Pavaresise, 1937, ai u gradua major.Në prillin e vitit 1939 kur Italia kreu agresionin fashist ndaj Shqipërisë, Major Spiro Moisiu shërbente me detyrën e Komandantit të Kufirit në Prefekturën e Shkodrës. Duke pare rrjedhn e ngjarjve ku skelet shqiptare u pushtuan brenda dy ore, s'mundi te bente asgje. Ai vazhdoi te qendronte ne ushtrine shqiptare qe italianet e mbajten siç sihte. Në fundin e vitit 1940 major Moisiu me Batalionin "Tomorri", u dërgua për të marrë pjesë në luftën italo-greke ne regjimentin e komnaduar nga kolonel Prenk Pervizi. Pas nje incidenti ku u asgjesua nje njesit shqiptar, koloneli Prenk Pervizi protestoi rrebte prane komandes italiane, se ushtria shqiptare nuk behej mish per top. Dhe ne marrveshje me Moisun e shtabin shqiptar,u vendos bratktisja e frontit te luftes nga trupat shqiptare. Moisiu ishte vartes i kolonelit Pervizi dhe e zbatoi urdherin duke u terhequr me batalionin "Tomorri" ne pozicione te sigurta pa u demtuar asnje ushtar, perveç nje te plagosuri lehte. Ky veprim solli nje disfate te madhe te ushtrise italiane, qe çoi ne pushtimin e qytetit te Korçes nga Greket. Komanda italiane desh te benet gjyq kunder Moisut, por Kolonel Prenk Pervizi iu kundervua italianeve me guxim, se ne ate gjyq do te perfshihej gjithe komanda shqiptare me ate ne krye. Italianet nuk guxuan te bejne gjyq duke pase frike nga trazira te papritura dhe u mjaftuan me heqjen e trupave shqiptare nga ai front. Prenk Pervizi me shtafin e tij dhe nje pjese t'ushtris u izolua ne malet e Pukes, ndersa Moisu me batalionin ne Laç, ne nje fushe prane viles se Prenk Pervizit. Moisiu do te kalonte dhe nje incident tjeter, ku nderhyrja e Prenk Pervizit e ndaloi. Italianet deshen ta çojne Moisun ne Mal te Zi ku luftohej, pa dijeni te komandes shqiptare qe perfaqesohej nga koloneli Pervizi. Ky edhe kesaj here nderhyri prane komandes italiane dhe e ndaloi transferimin e majorit ne Mal te Zi.

Si komandant i lartë i ushtrisë ilegale komuniste, figuron në funksione zyrtare përgjatë administratës ushtarake. Vetëm më 10 qershor 1944 Këshilli i Naltë nxori në lirim 11 oficerë, i pari prej të cilëve ishte majori i këmbësorisë Koxhobashi.

Me kete veprim komunistet i dhane Komanden e Shtabit Pergjithshem me graden Gjeneral major, per t'i dhane levizjes tyre nje imazh patroitik. Sepse dihej se Moisiu s'ishte komunist, por nje oficer i Mbreterise shqiptare dhe mik e besnik i Gjeneral Prenk Pervizit. Duke pasur parasysh emrin që kishte krijuar Spiro Moisiu si Komandant i Përgjithshëm, në Kongresin e Përmetit të gjithë menduan se përveç asaj detyre ai do të zgjidhej edhe në funksionin e Kryeministrit të Qeverisë Provizore. Por në fakt ndodhi e kundërta sepse Enver Hoxha i përqëndroi të gjitha funksionet në duart e veta duke u bërë edhe Komandant edhe Komisar i Përgjithshëm i Ushtrisë Nac-Çlir. Spiro Moisiun pas dy vjet ne ate pozite te larte e ulen ne rangun e nje deputeti e ne detyren e Shefit te Zyres Rekrutimit dhe kryetar i shoqates se gjuetareve.

Familja

Familja e tij e përbërë nga bashkëshortja Aspasia dhe tre fëmijët: Alfredi, Arqileja dhe Jolanda gjate viteve të luftës nuk ka pasur asnjë pasojë e ka jetuar qetesisht në Tiranë. Përsa i perket marredhenjeve me Prenk Pervizin ai e ruajti miqesine dhe respektin ndaj tij, sa qe pati lidhje me te kur Pervizi qendronte i arratisur ne mal, dhe mori persiper dorezimin e familjes tij, qe te mos i gjente gje ne prill 1945. Pastaj, kur u hap fjala se dy djem te Prenk Pervizit ishin zhdukur pa lene gjurme, ai gjeti menyren qe te informohej pa rene ne sy te sigurimit. U qetesua kur mori vesh se i kishin mbyllur ne Kalane e Portopalermos. Me keto deshmi plotesojme biografine e vertete te tij, qe ndonse nga rrethanat e luftes, ai u bashkua me komunistet, ruente ne vetveten burrerine e nje patrioti te vertete. Perfundojme se oficer ai u be nga kurset e plotesimit te krijuara e drejtuara nga Prenk Pervizi, te cilin e pati komandant ne disa aksione ushtarke por kryesisht ne luften italo-greke e deri ne kapitullimin e Italise.

Referime

Tags:

Spiro Moisiu JetaSpiro Moisiu FamiljaSpiro Moisiu ReferimeSpiro Moisiu12 Prill190019815 MajAlfred MoisiuInstituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të KomunizmitKavajaPartia Komuniste ShqiptareUshtria Nacionalçlirimtare

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Sejfulla MyftariTrëndafiliFormat e pashtjelluara të foljesGreqiaIriqiPerandoria OsmaneGjergj FishtaKretaKanceri i gjiritBajrametPërrallaEmrat e bukur të AllahutPranveraFruthiGentiPozicioni seksualKoreja e JugutAlban HoxhaAndon Zako ÇajupiDokumentet e Gjuhes ShqipeKronologjia e jetës së profetit MuhamedMarramendjaPasaporta e ShqipërisëPopullsia e BotësShenjat astrologjikeLidhëzaThoma XhixhoMeningjitiAdem JashariKalatë e ShqipërisëSamir ManeHistoria e ÇamërisëPipi ÇorapegjataPesë Shtyllat e IslamitNdryshimet klimatikeKaliHistoria e fesë islamePersonat me aftesi te kufizuaraPashallëku i ShkodrësEnergjia dielloreKështjella (Ismail Kadare)SkizofreniaKozmetologjiaAlfred MoisiuThyesaSistemi i tretjesElefanti afrikanMenstruacionetPeshkaqeniShqipëriaDasma shqiptareMark TwainAngliaLista e kalave në ShqipëriShoqëria me përgjegjësi të kufizuarZhurmat në veshBektashiBashkimi EvropianRimaWikipedia shqipFoljaSëmundjaMarrëdhënia seksualeParafjalaNaim FrashëriAeroplaniMariana KondiKroaciaSindromëKalaja e KrujësDemokraciaFinlandaPozicioni kalorëseMatilda MakoçiIPhoneZinaRrahman DedajJosip Rela🡆 More