52°N 20°E / 52°N 20°E / 52; 20
Republika e Polonisë Rzeczpospolita Polska | |||||
---|---|---|---|---|---|
| |||||
Vendndodhja e Polonisë (e gjelbër e errët) – në Europë ( e gjelbër & gri e errët) | |||||
Himni Kombëtar | Mazurek Dąbrowskiego (Polonia nuk ka humbur) | ||||
Kryeqyteti | Varshava | ||||
Gjuha zyrtare | Polonisht | ||||
Anëtarësimi në OKB | 24 tetor 1945 | ||||
Forma e qeverisjes | Republikë Parlamentare | ||||
President | Andrzej Duda | ||||
Kryeministër | Beata Szydło | ||||
Sipërfaqja – totale – % ujë | Vëndi i 71-të 312.679 km² 3,07 | ||||
Popullsia (2014) – totale – dendësia | Vëndi i 34-të 38.483.957 banorë 123 banorë/km² | ||||
PBB (2015) PBB për banor | 481,235 miliard dollarë 12.662 dollarë | ||||
Monedha | Złoty (PLN) | ||||
Zona kohore – zakonisht – në verë | UTC+1 UTC+2 | ||||
Prefiksi telefonik | +48 | ||||
Kodi i internetit | .pl | ||||
Kodi ISO 3166-1 | PL |
Polonia (polonisht: Polska), zyrtarisht Republika e Polonisë (polonisht: Rzeczpospolita Polska), është një vend në Evropën Qëndrore. Ajo kufizohet nga Gjermania në perëndim, Çekia dhe Sllovakia në jug, Ukraina dhe Bjellorusia në lindje dhe Deti Baltik, Provinca e Kaliningradit (një eksklave ruse) dhe Lituania në veri. Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312.679 kilometra katrorë, duke e renditur atë vendin e 71-të më të madh në botë dhe të 9-të në Europë. Me një popullsi prej mbi 38.500.000 banorë, Polonia është vendi i 34 më i populluar në botë. Polonia është një shtet unitar i ndarë në 16 njësi administrative.
Polonia si me elemente shtetërore është krijuar që para 1.000 viteve, nga dinastia e Pia-së, ashtu që të arrijë vitet e arta (kulminacionin) në fund të shekullit XVI nën udhëheqjen e dinastisë së Jagilonian-it, kur Polonia ishte një ndër vendet më të fuqishme dhe më të zhvilluarat në Evropë.
Vendi i "Solidarność"-it, Republika e III-të Polake e thirrur në jetë në vitin 1997 ka hyrë në Paktin e Aleancës Veriore (NATO) në vitin 1999 dhe i është bashkangjitur Bashkësis.
Polonia ka 16 njësi territoriale të nivelit të lartë të quajtura vojvoxhva (pol. Województwa) të cilat ndahen në njësi të nivelit të mesme të quajtura povjat (org.:powiaty, njëjës: powiat) dhe që ndahen më tutje në njësi të niveli të ulët të quajtura gmina (org.: gminy, njëjës: gmina). Me date 10 prill 2010 humbi jeten presidenti polak Lech Kaczynski. Ai ishte duke udhëtuar për në Rusi për t'i bërë homazhe rreth 25 mijë personave te vrarë nga Stalini. Avioni i tij u rrëzua afër aeroportin të Smolensk në perëndim te Rusisë.
Sipërfaqja e përgjithshme e Polonisë është 312,685 km², shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 00 V, 20 00 L dhe 304,465 km² të kësaj sipërfaqeje janë tokë ndërsa 8,220 km² ujë.
Vija bregdetare e Polonisë është 491 km e gjatë ndërsa kufiri tokësorë 2,788 km i gjatë.
Klima e Polonisë është klimë e ndryshueshme kryesisht e freskët me verë të lagshtë e dimër mesatar.
Pjesa më e madhe e relievit të Polonisë është terren i rrafshnaltave, kufiri në jugë përshkohet nga malet. Pika më e ultë e relievit gjendet përgjatë bregut të lumit Elb në vendin e quajtur Raçki (-2m; pol.: Raczki Elbląskie) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,499 metrave në vendin e quajtur Rysy.
Lumi më i gjatë në Poloni është lumi Visila (pol.: Wisła) me një gjatësi prej 1047 km.
Liqeni me sipërfaqe më të madhe në Poloni është liqeni Shniarvu (pol.: Śniardwy) me një sipërfaqe prej 113,8 km².
Ekonomia e Polonisë është industri e lehtë tekstilit ,ushqimore kurse nga indrustria ka si lënd djegse thëngjillin.Po ashtu ka edhe metalurgjinë e zezë dhe atë me njgjyra .
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Polonisë është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |
This article uses material from the Wikipedia Shqip article Polonia, which is released under the Creative Commons Attribution-ShareAlike 3.0 license ("CC BY-SA 3.0"); additional terms may apply (view authors). Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-SA 4.0 nëse nuk shënohet ndryshe. Images, videos and audio are available under their respective licenses.
®Wikipedia is a registered trademark of the Wiki Foundation, Inc. Wiki Shqip (DUHOCTRUNGQUOC.VN) is an independent company and has no affiliation with Wiki Foundation.