Podgorica

Podgorica është kryeqyteti i Malit të Zi.

Si vendbanim është krijuar në pjesën qendrore të luginës së lumit Moraça .Podgorica është udhëkryqi kryesor i rrugëve të Malit të Zi. Në kohen e RSFJ Podgorica është quajtur Titograd. Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2002 ka pasur 136.473 banorë.

Podgorica
Qytet
Podgorica
Flamuri i {{{official_name}}}
Nofkat: 
Birziminienses
Popullsia
 • Gjithsej169.132
Emri i banorëvePodgoriçan
{{{postal_code_type}}}
81000
Faqja zyrtarepodgorica.me

Etimologjia

Emri i Podgoricës në gjuhën malazeze do të thotë "nën Goricë". Gorica / goritsa (do të thotë "kodër") është emri i malit që mbikëqyr qendrën e qytetit.

Kur u themelua (para shekullit të 11-të), qyteti u quajt Birziminium. Në mesjetë, u njoh si Ribnica. Emri Podgorica është përdorur nga viti 1326. Nga viti 1946 deri 1992, qyteti u emërua Titograd në nder të Josip Broz Titos, ish-presidenti i Jugosllavisë.

Historia e Podgorices

Podgorica shtrihet në udhëkryq të disa rrugëve të rëndësishme, pranë lumenjve Zeta, Moraça, Cijevna, Ribnica, dhe Sitnicë, në luginën e liqenit të Shkodrës dhe në afërsi të Detit Adriatik, në ultësira pjellore me klimë të favorshme. Vendbanimet më të hershme të njeriut kanë qenë që në parahistori. Nga ilirët (fiset Labeate dhe Dokleate) u popullua zona midis Zetës dhe Bjelopavlićit, rreth 3 kilometra në veriperëndim të Podgoricës së sotme. Në atë kohë popullsia e qytetit qe rreth 8,000-10,000 banorë dhe dallohej për kushte të mira dhe urbanizim të lartë.

Kultura

Podgorica është vendosur ne buzët e 6 lumenjve dhe me kalimin e kohës po merr karakteristikat e një qyteti modern evropian. Përtej këtij zhvillimi të ri të qytetit mund te shihet lehte shenja te një tradite të gjate. Në këtë qytet mund te gjeni shume dyqane veshjeje me materiale të mira te importuara nga Italia. Gjithashtu ndërsa bëni pazar mund vizitoni disa restorante te mira me gatime tradicionale malazeze.

Muzeume

  • Muzeu i qytetit të Podgoricës (Muzej grada Podgorice) ruan trashëgiminë e pasur të Podgoricës. Themeluar në vitin 1950, është i ndarë në katër kategori: arkeologji, etnografi, histori dhe kulturoro-historik. Ruan objekte që datojnë që nga periudha romake dhe ilire.
  • Qendra e kërkimeve arkeologjike (Centar za arheološka istraživanja) u themelua në vitin 1961. Misioni i saj është të mbledhë, klasifikojë, restautojë dhe të shfaqë vendet arkeologjike.
  • Muzeu i Marko Miljanov (Muzej Marka Miljanova) në Medun tregon jetën në Mal të Zi gjatë shekullit të XIX. Është muzeu memorial më i rëndësishëm i Malit të Zi në llojin e vet.
  • Muzeu i Historisë Natyrore (Prirodnjački muzej) tregon mostra të florës dhe faunës malazeze. Ky muze ka asnjë hapësirë të tijin për ti ekspozuar, pavarësisht nga shumë propozime dhe iniciativa për të ndërtuar një të tillë.

Media

Telezizioni shtetëror i Malit të Zi është RTCG me qendër në Podgoricë. Televizione të tjera private janë: NTV Montena, Elmag RTV, RTV Atlas, TV Vijesti dhe MBC. Të gjitha gazetat e përditshme të Malit të Zi (gazeta më e vjetër në vend Pobjeda dhe të përditshmet malazeze Vijesti dhe DAN) botohen në Podgoricë, po ashtu edhe revista popullore e përjavshme Monitor.

Demografia

Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vitit i 2011, komuna e Podgoricës ka pasur 187085 banorë me 57346 ekonomi familjare dhe 72959.

Shiko edhe këtë

Referime

Lidhje të jashtme

Podgorica  Commons: Podgorica – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Tags:

Podgorica EtimologjiaPodgorica Historia e PodgoricesPodgorica KulturaPodgorica DemografiaPodgorica Shiko edhe këtëPodgorica ReferimePodgorica Lidhje të jashtmePodgorica2002Mali i ZiMoraçaRepublika Socialiste Federative e Jugosllavisë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MigrenaTransformatorëtXha GorioWilliam ShakespeareGrupet e gjakutADNFizikaFjaliaNapoleon BonapartiAhmet KrasniqiSistemi urinarShqiponjaMigrimetShenjat astrologjikeLiqeni i ShkodrësLojërat OlimpikeAtmosferaKalaja e PrizrenitVlerësimi i nxënësveKarbohidratetKiliBeratiKalendari katoliko-romak i shenjtorëveDemografia e ShqipërisëFituesit e Kampionatit Botëror në FutbollLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneFormat e pashtjelluara të foljesLigji i PaskalitEvropaKoha e hekuritDokumentet e Gjuhes ShqipeRepublika ShqiptareAutizmiWolfgang Amadeus MozartVloraBelgjikaAthinaKompjuteriRajoni JuglindorRënia e komunizmit në ShqipëriAzia JuglindoreAnemiaKonferenca e Paqes e Parisit (1919–1920)HolandaHarry PotterEmriStimulim me gjoksPozita gjeografike e ShqipërisëNdarja administrative e ShqipërisëErnest KoliqiTeoria e evolucionitHomeriDiarrejaKlasifikimi i zanoreve të gjuhës shqipeRusiaLufta e FtohtëTuberkuloziKanadajaIshemiaMarrëdhënia seksualeGjinitë letrareMusaiZeqatiKomunikimiSinuziti14 vjec dhëndërPashallëku i ShkodrësArsimi në KosovëKalaja e BeratitDemokraciaZemraLiqeniPankreasiTurqiaPjesëzaNdajfoljaAbetarja shqipeRamazaniKongresi i Lushnjes🡆 More