Lëvizja Vetëvendosje: Parti e krahut të majtë në Kosovë

Lëvizja Vetëvendosje (shkurt: LVV; stilizuar si VETËVENDOSJE!) është një parti politike në Republikën e Kosovës.

Ajo është e orientuar drejt parimeve të demokracisë sociale, demokracisë direkte, populizmit, progresivizmit, dhe kombëtarizmit shqiptar.

Lëvizja Vetëvendosje
ShkurtesaLVV
VV
UdhëheqësiAlbin Kurti
Liderja e grupit parlamentarMimoza Kusari-Lila (në veprim)
ThemeluesAlbin Kurti
Themeluar12 qershor 2005
Paraprirë ngaKAN (Rrjeti i Veprimit të Kosovës)
SeliaRruga Behije Dashi, nr. 31, Prishtinë, Kosovë
GazetaPërballja
AnëtarësimiIncrease 36,500 (2018 ll.)
IdeologjiaKombëtarizmi
Bashkimi Kombëtar
Socialdemokracia
Demokracia direkte
Feminizmi
Parimi"Me mendje e zemër, deri në Vetëvendosje!"
Kuvendi i Kosovës
58 / 120
Komunat e Kosovës
3 / 38
Party flag
Lëvizja Vetëvendosje: Historia, Plani qeverisës i VV-së në 40 pika, Shih gjithashtu
Faqja zyrtare
http://www.vetevendosje.org/

Vetëvendosje u themelua në 2005 si një lëvizje e pavarur opozitare dhe pasardhësja e Rrjetit të Veprimit të Kosovës (Kosova Action Network; KAN), dhe mori pjesë për herë të parë në zgjedhjet e vitit 2010. Lëvizja në thelb e bazon ideologjinë e vet mbi veprat e Ukshin Hotit.

Ajo i ka përqëndruar programet e saj përgjatë tre boshteve kryesore: shteti i zhvillimit dhe shteti i mirëqenies. Lëvizja në zgjedhjet komunale të vitit 2017 arriti të fitoj në kryeqytet Prishtinë, Prizren dhe Dardanë por pas disa ndarjeve brenda partisë në Maj 2017 Lëvizja humbi kryeqytetin dhe Dardanen. Ata kishin grupin më të madh parlamentar me 32 deputetë në Kuvendin e Kosovës, pasi që kanë dalë si partia më e votuar në zgjedhjet e 2017. Ne zgjedhjet e 2019 dolën sërish të parët, por morrën 29 karrige në parlament. Ne zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 VV mori 58 mandate bashke me listen Guxo duke u kthyer perseri ne pushtet.

Historia

Vitet e para

Lëvizja Vetëvendosje: Historia, Plani qeverisës i VV-së në 40 pika, Shih gjithashtu 
"Jo negociata, vetëvendosje!" grafiti në Drenas.

"Vetëvendosje!" ishte slogani kryesor gjatë protestave që u zhvilluan në vitin 1968 në të gjithë Kosovën, me qëllim të përparimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve dhe forcimit të statusit politik si një entitet brenda Jugosllavisë.

Zanafilla e Vetëvendosjes ndodhet në aktivitetet dhe aksionet e Rrjetit të Aksionit për Kosovën (KAN). KAN u themelua më 1997, nga një grup aktivistësh ndërkombëtarë me në krye shkrimtaren amerikane Alice Mead. KAN fillimisht u vu në përkrahje të nismave qytetare kundër okupimit dhe diktaturës serbe në Kosovë.

Është vazhduar me dokumentimin e krimeve gjatë luftës, ndërsa kulmin e vet KAN e ka arritur gjatë viteve 1999-2000 me fushatën A-PAL (Albanian Prisoner Advocacy List) për lirimin e pengjeve të luftës.

Në vitin 2004 Albin Kurti themeloi Lëvizjen Vetëvendosje, e cila pas zgjedhjeve të fundit udhëhiqet prapë nga ai. Një nga pikat politike të lëvizjes është të mbajë një referendum mbi bashkimin me Shqipërinë. Lëvizja numëron afërsisht 20,000 aktivistë në dispozicion të tyre në çdo kohë.

Lëvizja Vetëvendosje: Historia, Plani qeverisës i VV-së në 40 pika, Shih gjithashtu 
FUND - duke shtuar shkronjat tek automjetet e UNMIK-ut.

Më 10 shkurt 2007 në rrugët e Prishtinës u zhvillua një demonstrim i organizuar nga Vetëvendosje dhe mori pjesë më shumë se 60,000 vetë. Policët e trazirave u vendosën pasi që protestuesit, siç thuhej, kishin planifikuar ta sulmonin zyrën e qeverisë. Pas kësaj vendosjeje, policia rumune e UNMIK-ut qëllojshin me gaz lotsjellës dhe plumba gome në turmën që deri atëherë protestuan në mënyrë paqësore. Zyrtarët rumunë të policisë së UNMIK-ut pastaj kanë qëlluar drejtpërdrejt në fytyrën e një prej protestuesve, duke rezultuar vdekjen e menjëhershme të këtij civil të paarmatosur. Pas aksidentit të parë situata u tërhoq plotësisht jashtë kontrollit dhe policia filloi të gjuajë plumba gome në protestuesit, duke synuar ghithmonë kokat e tyre, e cila e rezultoi një tjetër fatkeqësi të një protestuesi, i cili ishte qëlluar bosh ndërsa ai ishte fshehur nga gazi lotsjellës brenda Hotel Iliria, protestues të panumërt të tjerë u plagosën ndërsa një protestues i cili u qëllua pranë zemrës mbijetoi pas një gjendjeje të gjatë komike dhe ende jeton sot me predhën brenda gjoksit të tij. Fundi i protestës rezultoi me dy vdekje, shtatë lëndime serioze dhe 73 lëndime të lehta. Një prokuror vendosi që policia, rumunët të cilët janë pjesë e një force ndërkombëtare të vendosur këtu, kanë vepruar në mënyrë kriminale, por nuk kanë pranuar të ngrenë akuza, sepse ishte e paqartë se kush i kishte qëlluar të shtënat fatale. Në vend të kësaj, Kurti u arrestua për "përbuzje dhe përbuzje për gjithçka që përfaqëson autoritetin legjitim të Kosovës".

Lëvizja Vetëvendosje: Historia, Plani qeverisës i VV-së në 40 pika, Shih gjithashtu 
Demonstratë në vitin 2007 në Prishtinë

Lëvizja ka bërë fushata përmes grafiteve që kundërshtojnë negociatat për statusin përfundimtar të Kosovës. Graffiti është: Jo Negociata - Vetëvendosje!. Ndër objektivat për aktivitetet e aktivistëve të Vetëvendosjes janë automjetet e UNMIK-ut me shenjat e OKB-së, në të cilat aktivistët i shtojnë një karakter F në fillim dhe një karakter D në fund duke rezultuar në shenja FUND. Lëvizja gjithashtu kundërshton procesin e decentralizimit i cili krijon një ndarje de facto të Kosovës përgjatë vijave etnike, duke e ndarë Kosovën në pjesët etnike shqiptare dhe serbe dhe si të tilla duke rezultuar në diskriminim etnik të bashkësive shqiptare dhe serbe duke krijuar geto të bazuara në përkatësinë etnike. Lëvizja ka organizuar gjithashtu protesta përpara selisë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe në Kosovë gjatë vizitave të krerëve të shteteve të Serbisë ose ndërmjetësve të negociatave.

Më 8 prill 2019, Vetëvendosja hyri zyrtarisht edhe në politikën e Shqipërisë pas depozitimit të regjistrimit në Gjykatën e Tiranës një muaj më parë.

Plani qeverisës i VV-së në 40 pika

40 pikat e planit qeverisës të Vetëvendosjes:

  1. Zbatimi i Planit zhvillimor mbështetur nga krijimi i Fondit Sovran të Republikës së Kosovës, Agjencisë Zhvillimore të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Republikës së Kosovës - investime në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, PTK-së
  2. Themelimi Forcave të Armatosura të Kosovës
  3. Rishikimi shkencor, administrativ dhe parlamentar i marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi
  4. Ndërtimi i kapaciteteve të reja energjetike nga kapitali publik, krijimi i tregut të përbashkët energjitik Kosovë-Shqipëri, rishikimi i tarifave të energjisë elektrike dhe reformimi i sistemit tarifor
  5. Ujitje për tokat bujqësore - Revitalizimi i plotë i sistemit të ujitjes “Ibër-Lepenc” dhe studimi për zgjerimin e tij
  6. Rritja e subvencioneve e granteve në bujqësi dhe sigurimi i plotë i prodhimit bujqësor
  7. Miratimi dhe zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Prodhimeve vendore
  8. Hartimi dhe zbatimi i planit për banimin e përballueshëm dhe banimin social
  9. Rindërtimi i plotë i Kadastrit dhe zgjidhja e çështjeve pronësore me prioritet
  10. Krijimi i Planit për furnizimin me ujë të pijshëm në qytete dhe trajtimin e ujërave të zeza, rrjetet e kanalizimit në të gjitha fshatrat e Kosovës me mbi 200 shtëpi
  11. Reformimi progresiv i tatimit në të hyra si dhe reformimi i tatimit për Korporatat
  12. Zvogëlimi i numrit të Ministrive dhe reformimi i Administratës
  13. Krijimi i tregut të përbashkët për prodhimet, mallrat, shërbimet dhe biznesin mes Kosovës dhe Shqipërisë në përputhje me interesin kombëtar dhe praktikat e BE-së
  14. Ndërtimi i Komisioneve të Përbashkëta qeveritare dhe parlamentare me Republikën e Shqipërisë për siguri kombëtare, politikë të jashtme dhe burimet e përbashkëta natyrore
  15. Rritja e pensioneve për pensionistët kontributdhënës
  16. Sigurime Shëndetësore për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës
  17. Shtesa 10 euro në muaj për secilin fëmijë nën moshën 15 vjeçare
  18. Sigurimi i jetës së të gjithë anëtarëve të Policisë së Kosovës dhe Zjarrfikësve
  19. Trefishimi i numrit të inspektorëve të punës dhe ndalimi i punës mbi pesë ditë në javë për vendet e punës jomenaxheriale
  20. Hapja e 160 çerdheve të reja në bashkëpunim me komunat e Republikës së Kosovës
  21. Rimëkëmbja e shkollave të Republikës së Kosovës
  22. Arsim i lartë publik pa pagesë
  23. Ndërtimi i Teatrit të Operas, dhe investime në kinematë publike
  24. Rritja direkte e subvencionimit të klubeve sportive me rezultate të larta si dhe ndërtimi i Stadiumit të futbollit me standardet e UEFA-s dhe FIFA-s
  25. Ushqim falas për fëmijët e klasave fillore nga 1 deri në 5 në të gjitha shkollat publike të Republikës së Kosovës
  26. Ndalja e rritjes së mëtejshme të pagave të deputetëve, presidentit, kryeministrit dhe pozitave të tjera të zgjedhura
  27. Trajtim i dinjitetshëm i veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
  28. Krijimi i Dhomës së Veçantë të Punës në Gjykatat e Republikës së Kosovës që do të merret me shkeljet e të drejtave të punëtorëve
  29. Hartimi dhe miratimi i Ligjit për referendum në Republikën e Kosovës
  30. Të rinjve dhe të rejave nga mosha 16 vjeçare do t’u jepet e drejta e votimit
  31. Hetimi parlamentar i organizatës ilegale “SHIK” mbi financimin e saj, dosjet dhe strukturën/rrjetin e veprimit
  32. Hetim Parlamentar për Privatizimin e KEDS-it, për kontratat e ndërtimit të autostradave “Vërmicë-Prishtinë-Merdarë” e “Prishtinë-Shkup”, si dhe për procesin privatizues të PTK-së
  33. Zbardhja e vdekjes së dhunshme të Astrit Deharit në burgun e Prizrenit - Krijimi i Njësisë së veçantë të hetimit dhe zbardhjes së të gjitha vrasjeve të pazbuluara
  34. Veting (vlerësim i hollësishëm) për të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në sistemin e drejtësisë së Republikës së Kosovës nëpërmjet tjë ligji të posaçëm
  35. Miratimi dhe zbatimi i Ligjit Anti-Mafia
  36. Nisja e Zbatimit të planit 13 pikësh për bashkimin e Mitrovicës
  37. Fillimi zyrtar i Dialogut të hapur me qytetarët e pakicës serbe të Kosovës
  38. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit
  39. Krijimi i komisionit parlamentar për vlerësimin e Dialogut të deritanishëm me Serbinë gjatë viteve 2011 – 2017
  40. Dërgimi i Marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Komisionin e Venecias për vlerësimin e ligjshmërisë dhe përputhjes së saj me standardet ndërkombëtare, dhe anulimi i Marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për krijimin e “Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”

Shih gjithashtu

Referime

Lidhje të jashtme

  • Faqja zyrtare Arkivuar 31 mars 2009 tek Wayback Machine [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help), Transclusion error: {{En}} is only for use in File namespace. Use {{lang-en}} or {{in lang|en}} instead.

Tags:

Lëvizja Vetëvendosje HistoriaLëvizja Vetëvendosje Plani qeverisës i VV-së në 40 pikaLëvizja Vetëvendosje Shih gjithashtuLëvizja Vetëvendosje ReferimeLëvizja Vetëvendosje Lidhje të jashtmeLëvizja VetëvendosjeKosovëLista e partive politike në Kosovë

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

BakteriNeolitiDermatiti atopikSëmundjet e zemrësKorçaPankreasiNaim FrashëriPesë Shtyllat e IslamitHistoria e Jehudëve në ShqipëriAmerika JugoreAmerika VerioreHarta e BotësTransportiDita e TokësSinuzitiLidhëzat në gjuhën shqipeArsimi në ShqipëriMjedisi natyrorMilingonaPeshkuLiqeni i ShkodrësSistemi periodik i elementeveLuiz EjlliTruriHistoriaGjirokastraReaksioni i zëvendësimitKisha katolikeDuhaniLufta e KosovësPushtimi italian i ShqipërisëFusha elektrikeTingulliPranveraHemoglobinaDeti AdriatikAzia JugoreIsmail QemaliAstrit GashiMbiemriKuzhina shqiptareRevolucioni industrialAthinaDante AligieriHimni i FlamuritGjeometriaVlerat kulturoreKafshëtMbreti LirArteriaXha GorioEvropaPetro MarkoShtatzëniaLuaniKosovaLista e bimëveUEFA Ekipi i VititEgjiptiKlima e ShqipërisëMuzikaMbreti Zogu IPjesëzaAlkooliAleksandër Stavre DrenovaDesktopiLista e liqeneve në ShqipëriPerandoria RomakeGjakuÇrregullimi bipolarEmriPartia e Punës e ShqipërisëSëmundja e LeukemisëLidhja kovalenteVitamina ELumi i ShalësLënda djegëse fosilePeshkopia🡆 More