Kurrikula

Kurrikula (lat.: curriculum, nga fjala currere - vrapoj, rend; d.m.th ecuria e vitit).Kjo fjalë në arsim kuptohet si një sistem i përbërë nga disa elemente me synime arsimore që, të lidhura mes tyre, mundësojnë të orientohet dhe të funksionojë sistemi arsimor, nëpërmjet planeve arsimore dhe administrative.

Kurrikula bazohet në realitete historike, shoqërore, gjuhësore, politike, fetare, gjeografike dhe kulturore të një vendi. Me anë të saj sigurohet arsimimi cilësor dhe i barabartë për çdo pjesëtar të shoqërisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, gjinia pozita shoqërore dhe ndryshime të tjera. Në kurrikul, ndër të tjera, përcaktohet se çfarë duhet të dinë dhe çfarë duhet të jenë në gjendje të bëjnë si duhet nxënësit, cilat vlera dhe qëndrime duhen kultivuar, si duhen aftësuar ata për bashkëjetesë e tolerancë, si mund të japin ndihmesë në mënyrë aktive për mirëqenien shoqërore dhe vetjake etj.

Përkufizimet

  1. Kurrikulum janë lëndët "e përhershme" që mishërojnë njohuritë themelore.
  2. Kurrikulum janë lëndët që janë më shumë të dobishme për jetën moderne.
  3. Kurrikulum janë të gjitha gjërat e planifikuara për t'u mesuar,për të cilat është përgjegjëse shkolla.
  4. Kurrikulum është tërësia e përvojave të të nxënit,me qëllim që nxënësit të përftojnë aftësitë dhe njohuritë e përgjithshme në mjedise të ndryshme ku mësohet.
  5. Kurrikulum është ajo cka nxënësit ndërtojnë nga puna me kompjuterin dhe rrjetet e ndryshme të tij,si Interneti.
  6. Kurrikulum është vënia në diskutim e autoritetit dhe kërkimi i pikëpamjeve komplekse për situatat njerëzore.

Modelet e kurrikulumit

  • Modelet procedurale
  • Modelet përshkruese
  • Modelet konceptuale

Konceptet themelore të kurrikulës

Sipas Decker Walker konceptet themelore të kurrikulës përfshijnë:

  • përmbajtjen: që mund të përshkruhet si harta, subjekte dhe tema konceptuale, që janë abstraksione të cilave njerëzve u kanë veshur vlera dhe i kanë emërtuar;
  • qëllimin: zakonisht i kategorizuar si intelektual, shoqëror dhe personal; shpesh ndahet në qëllime mbizotëruese;
  • organizimin: planifikimi bazohet te shtrirja dhe renditja (radha e pranisë me kalimin e kohës); mund të ketë organizim të shtrënguar ose të jetë relativisht i çlirët.

Kush përfshihen në kurrikulum?

Punonjësit e kurrikulumit janë të shumtë dhe përfshijnë personelin e shkollës,si mësues e drejtorë,prindër,specialistë të universitetit,përfaqësues nga biznesi dhe grupe të bashkësisë,si dhe agjenci qeveritare dhe politikane.

Korniza kurrikulare

Reforma kurrikulare e arsimit parauniversitar, nga pikëpamja e dokumentacionit, bazohet në një sërë dokumentesh shtetërore të cilat pasqyrojnë politikat dhe strategjitë e zhvillimeve arsimore për të ardhmen. Ndër to, dokumenti më i rëndësishëm është Korniza Kurrikulare në të cilën përshkruhen orientimet dhe udhëzimet kryesore për qëllimet arsimore, brendinë, mënyrat e nxënies dhe arritjet e nxënësve. Si dokument kyç për organizimin e sistemit arsimor, Korniza orienton aktorët arsimorë dhe palët e interesuara për aspektet kryesore të kurrikulës, si bazë për të siguruar në mënyrë efektive arsimin cilësor për të gjithe.

Parimet e kornizes kurrikulare

1. Gjithëpërfshirja

Ky parim i referohet së drejtës të secilit fëmijë dhe secilit të ri për qasje dhe përfshirje të barabartë në arsimim cilësor.

2. Zhvillimi i kompetencave

Ky parim nënkupton kompetencat e përcaktuara në dokumente kurrikulare, të cilat arrihen në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme nga të gjithë nxënësit.

3. Mësimdhënia dhe të nxënit e integruar dhe koherent/ të ndërlidhur

Ky parim promovon të nxënit e plotë, duke reflektuar ndërlidhjet dhe ndërvarësitë e natyrës dhe të botës së krijuar nga njeriu me dijen dhe informacionin që kanë nxënësit për to.

4. Autonomia dhe fleksibiliteti në nivel shkolle

Ky parim përcakton rregullat e autonomisë dhe të fleksibilitetit në nivel shkolle dhe katë bëjë me mundësinë dhe përgjegjësinë e stafit të shkollës për hartimin e planit vjetor të punës, për shfrytëzimin fleksibil të kohës, mjeteve dhe materialeve mësimore, si dhe për planifikimin dhe shfrytëzimin e pjesës zgjedhore të kurrikulës.

5. Përgjegjësia dhe llogaridhënia

Ky parim parasheh vendosjen e një mekanizmi të qartë të llogaridhënies për tërë hierarkinë e sistemit të arsimit. Përgjegjësia dhe llogaridhënia i referohen si procesit të zbatimit të kornizës së kurrikulës, ashtu edhe sistemit të arsimit në tërësinë e tij.

Shkallët kurrikulare

Shkallët kurrikulare janë nënnivele formale të arsimit që ndërlidhen me fazat e zhvillimit të fëmijëve dhe organizimin e procesit të mësimdhënies, nxënies dhe vlerësimit. Ato përbëhen prej një, dy ose tre viteve/klasave. Shkallë kurrikulare janë gjashtë:

SHK 1: Parafillor, klasa e parë dhe e dytë;

SHK 2: Klasa e tretë deri në klasën e pestë;

SHK 3: Klasa e gjashtë dhe klasa e shtatë;

SHK 4: Klasa e tetë dhe klasa e nëntë;

SHK 5: Klasa e dhjetë dhe klasa e njëmbëdhjetë,

SHK 6: Klasa e dymbëdhjetë.

Fushat e kurrikulës

Fushat e kurrikulës përfshijnë një ose disa lëndë apo module mësimore. Lëndët dhe modulet duhet të ndjekin/realizojnë qëllimin dhe rezultatet e të nxënit të përcaktuara për fushën përkatëse të kurrikulës. Disa lëndë të një fushe të kurrikulës mund të mësohen si të integruara në shkallë të ndryshme të kurrikulës.

Kurrikula bërthamë

Kurrikula bërthamë është dokument i rëndësishëm i kurrikulës së arsimit parauniversitar. Ajo miratohet nga MASH-i (për secilin nga tri nivelet arsimore) dhe përmban orientime dhe dispozita të detyrueshme për të gjithë nxënësit. Çdo kurrikul bërthamë përmban rezultatet e të nxënit sipas fushave dhe shkallëve të kurrikulës.Kurrikula bërthamë në klasën X dhe XI është e detyruar dhe e përbashkët për të gjithë nxënësit. Në klasën XII, brenda kurrikulës bërthamë për lëndën “Matematikë”, nxënësit mund të zgjedhin programet sipas niveleve: niveli B (B është niveli bazë) ose niveli A+B (A është niveli i avancuar, që përmban edhe nivelin bazë, pra A+B).

Kurrikula me zgjedhje

Kurrikula me zgjedhje ofrohet në të tria klasat, por ajo vjen duke u rritur në klasën XII, ku merr përqindje të konsiderueshme të orëve. Kurrikula me zgjedhje fokusohet në zgjedhjen e lëndëve që nuk zhvillohen në bërthamë. Në kurrikulën me zgjedhje, niveli i një lënde nënkupton njëherësh:

  • trajtim të lëndës në nivel më të lartë vështirësie;
  • zgjerim të përmbajtjes në krahasim me lëndën bërthamë, por përsëri me nivel më të lartë vështirësie se ai i lëndës bërthamë;
  • lëndë të re në një fushë të caktuar kurrikulare.

Kurrikula me zgjedhje zgjidhet nga nxënësi për të plotësuar formimin e tij të përgjithshëm, për të përmbyllur studimet në arsimin e mesëm të lartë, si dhe në funksion të ndjekjes së studimeve në arsimin e lartë.

Kurrikula me bazë kompetenca

Një nga risitë më të rëndësishme të kurrikulës së re është qasja në kompetenca.Kompetencat përfshijnë një sistem të integruar dhe koherent të dijeve, të shkathtësive dhe të qëndrimeve të aplikueshme dhe të transferueshme, të cilat do t’u ndihmojnë nxënësve që të ballafaqohen me sfidat e epokës digjitale, të ekonomisë së tregut të lirë dhe të bazuar në dije, në një botë të marrëdhënieve të ndërvarura.Kompetencat rrjedhin nga qëllimet e përgjithshme të arsimit parauniversitar dhe përcaktojnë rezultatet kryesore të të nxënit, të cilat duhet t’i arrijnë nxënësit në mënyrë progresive dhe të qëndrueshme gjatë sistemit të arsimit parauniversitar.

  • Kompetenca e të menduarit
  • Kompetenca e të mësuarit
  • Kompetenca për jetë, për punë dhe për mjedis
  • Kompetenca personale
  • Kompetenca qytetare

Nevojat per ndryshimet kurrikulare

  • Ndertimi i shoqërisë së dijes
  • Integrimi në epokën digjitale
  • Rritja e ndërvarësisë dhe e lëvizshmërisë
  • Rritja e rolit të komunitetit
  • Ndryshimet në konceptimet për procesin e të nxënit
  • Zhvillimi i qëndrueshëm

Shiko edhe

Referime

Tags:

Kurrikula PërkufizimetKurrikula Modelet e kurrikulumitKurrikula Konceptet themelore të kurrikulësKurrikula Kush përfshihen në kurrikulum?Kurrikula Korniza kurrikulareKurrikula Parimet e kornizes kurrikulareKurrikula Shkallët kurrikulareKurrikula Fushat e kurrikulësKurrikula bërthamëKurrikula me zgjedhjeKurrikula me bazë kompetencaKurrikula Nevojat per ndryshimet kurrikulareKurrikula Shiko edheKurrikula ReferimeKurrikulaArsimiGjuha LatineRealitetiTolerancaVlera

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

Kalaja e DrishtitHidrogjeniKortizoliZvicraDita Botërore e LibritZemraFjalë të urtaKërpudhatVullnetarizmiKanceri i gjiritAutizmiStambolliPika GLekë DukagjiniArti në ShqipëriFruthiLeukocitKarnavaletPula (shpend)Shqipëria OsmaneKlima e ShqipërisëShqipëriaMuzika populloreSarajet e bardhaDafina ZeqiriBeni ecën vetë (libër)ShahuMaltaLazeriPozita gjeografike e ShqipërisëApoloniaXhubletaFiset ilireTërmeti i 26 nëntorit 2019 në ShqipëriGjeografia e KosovësGjeografia e IranitRrafshi i DukagjinitDemencaLista e sureve në KuranLista e revistave shqipJohanna SpyriAnarkiaEgla CenoShkodraKrishtërimiPeshkopiaIzraelitët (populli i lashtë)Gjuha grekeBeratiNumëroriGjuha shqipeTargat e automjeteve të ShqipërisëHidroenergjiaShaqir CërvadikuEmiratet e Bashkuara ArabeLibaniPemaVloraHolokaustiAthinaSyri i kaltër, DelvinëQeni i SharritRadioaktivitetLista e llojeve të kuajveDiabetiEklipsi i HënësIsmail QemaliLidhja e PrizrenitÇMartin Luther KingPjesët përbërëse të kompjuteritPozicioni mashkulli-sipërSëmundja e LeukemisëLista e sulltanëve të Perandorisë OsmaneMuhammediAnne FrankVia Egnatia🡆 More