Kristaq Rama: Skulptor shqiptar

Kristaq Rama (1932-1998) ishte skulptor, profesor dhe politikan shqiptar.

Për meritat e tij artistike u dekorua me titullin Skulptor i Popullit.

Jeta

Kristaq Rama lindi në Durrës në vitin 1932, i biri i Vlash Ramës dhe i Veronika Kolombit, motra e piktorit Zef Kolombi. Mbaroi Liceun Artistik "Jordan Misja" në degën e arteve figurative. Prej vitit 1951 deri 1954 ndoqi studimet e lartaLeningradBashkimit Sovjetik dhe prej 1954 deri 1960 ka qenë student në Akademinë e Arteve të Bukura të qytetit rus.

Pas diplomimit u kthye në Shqipëri ku punoi fillimisht si inspektor i arteve figurative në Ministrinë e Kulturës duke dhënë njëkohësisht mësim si pedagog i jashtëm në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Në vitet më pas Kristaq Rama përgatiti brezat e ardhshëm të skulptorëve në Akademinë e Arteve në Tiranë. Vdiq në Tiranë më 11 prill 1998. Ai është i ati i kryetarit të Partisë Socialiste dhe ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës Edi Rama.

Veprat

Kristaq Rama: Jeta, Veprat, Akuzat pas vdekjes për përfshirje në krimet e komunizmit 
Vepra e Kristaq Ramës Nëna Shqipëri

Veprat e Skulptorit të Popullit Kristaq Rama gjenden kryesisht në Muzeun Historik Kombëtar, në Muzeun e Skënderbeut në Krujë, si dhe në shumë vende të tjera në Shqipëri.

Një nga më të njohurat është "Monumenti Nëna Shqipëri" i realizuar në bashkëpunim me skulptorët Muntaz Dhramin e Shaban Hadërin në vitin 1971. Monumenti ndodhet në Varrezat Dëshmorët e Kombit në Tiranë. Krijime të tjera janë dhe veprat monumentale "Monumenti i Pavarësisë" dhe "Përkujtimorja e 1920-tës" në Vlorë. Po këta tre skulptorë janë dhe autorët e Monumentit të Pavarësisë me figurën e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemalit. Monumenti që është i derdhur i tëri në bronx qëndron qysh prej vitit 1972 në mes të qytetit të Vlorës, tek sheshi i flamurit. Ai ka një lartësi prej 17 metrash. Figura e Ismail Qemalit që ndodhet ne mes rrethohet nga disa luftëtarë me armë në duar, e mbi të gjithë qëndron një djalosh që shpalos krenar flamurin e pavarësisë.

Ndër to radhiten edhe veprat e tjera si "Shote Galica" në Kukës, "Kushtrimtari" në varrezat e dëshmorëve në Bajram Curri, përmendorja e "Baba Faja Martaneshit" në Mat, monumenti e "Ndrecës" në Mirditë, në Durrës ajo e dëshmorit të parë të Luftës Nacional-Çlirimtare Mujo Ulqinakut, në Vlorë përmendorja e atentatorit të Esat Pashë Toptanit, Avni Rustemit, përmendorja Bijtë e saj në Korçë, monumenti i Kostandin Kristoforidhit në Elbasan, disa prej të cilave janë realizuar në bashkëautorësi.

Të karakterit intim janë disa buste luftëtarësh, portete individësh, skulptura aktesh trupash femërorë si dhe dekorime veprash të tjera profane dhe sakrale.

Akuzat pas vdekjes për përfshirje në krimet e komunizmit

Në vitin 2009, Partia Demokratike e Shqipërisë përmes kryetarit te saj Sali Berisha dhe ish-ministrit te drejtësisë Aldo Bumçi ka hedhur akuza se Kristaq Rama si anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, ka firmosur, së bashku me Ramiz Alinë e anëtarët e tjerë, dënimin me varje në litar të poetit Havzi Nela në vitin 1988. Më herët Kastriot Dervishi botoi tek Gazeta 55 një artikull ku e akuzonte Kristaq Ramën si firmëtar në varjen e poetit si dhe për dënimin me vdekje të Enver Osmanit një të riu nga Dibra.

Literatura

Kristaq Rama, Suzana Varvarica, Zenit (Sh.B.): Kristaq Rama: Monografi. Zenit, 2004, ISBN 9789992794838, Fq. 256.

Referime

Lidhje te jashtme

Shiko edhe

Tags:

Kristaq Rama JetaKristaq Rama VepratKristaq Rama Akuzat pas vdekjes për përfshirje në krimet e komunizmitKristaq Rama LiteraturaKristaq Rama ReferimeKristaq Rama Lidhje te jashtmeKristaq Rama Shiko edheKristaq Rama19321998Skulptor i Popullit

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

MbipeshaKopshti botanikVetëtimaMushkëriaSëmundjet e zemrësUltësira Perëndimore e ShqipërisëLista e maleve të ShqipërisëShtatzëniaArbëreshët në ItaliLepuriParalelogramiDritëro AgolliHistoria e kompjuteritNamazi i AkshamitMuzika shqiptareGreqia e lashtëPanairi i botësKallëzuesiLista e fiseve ilireStambolliLetraParku Kombëtar Shebenik-JabllanicëEposi i kreshnikëveÇrregullimi bipolarLlojet e zhdukuraShkupiLufta e KosovësLista e bimëveMajlinda KelmendiBosnja dhe HercegovinaLista e komunave në KosovëKostandini i MadhLista e vendeve sipas kodeve ndërkombëtare telefonikeArsimi në ShqipëriAndon Zako ÇajupiLigji i ArkimeditPogradeciMihail GorbaçoviDevejaGjitariFloraNdotja e ujitAli PodrimjaAfrika verioreTruriShkodraHidrocentraletEnzimatPulsi i zemrësHënaButrintiMaqedonia e VeriutShtetet e Bashkuara të AmerikësGjyste VulajLeukocitAtletikaLidhëzat në gjuhën shqipeMeteoriUjkuNamazi i JacisëFekondimiLista e lumenjve më të gjatëVrima e zezëPeshkuKlitoriLojërat Olimpike VeroreGjeometriaAjriNjohja ndërkombëtare e KosovësNumrat e telefonit në KosovëEnergjia potencialeMuri i BerlinitShpendëtAlfabeti shqipEpoka para gjyqitProzaEklipsi i HënësSarandaDiokleciani🡆 More