Ibrahim Rugova: Ish-President i Kosovës

Ibrahim Rugova (2 Dhjetor 1944 – 21 Janar 2006) ishte një politikan, studiues dhe shkrimtar shqiptar i Kosovës, i cili shërbeu si Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer nga viti 1992 deri në vitin 2000 dhe sërish nga viti 2002 deri në vdekjen e tij në vitin 2006.

Ai mbikëqyri një luftë popullore për pavarësi, duke mbrojtur një rezistencë paqësore ndaj sundimit serbo–jugosllav dhe duke lobuar për mbështetjen e SHBA-së dhe Evropës, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.

Ati i Kombit
Ibrahim Rugova
Ibrahim Rugova: Biografia, Kryetari i Kosovës, Vepra Nga IBRAHIM RUGOVA
Presidenti i Parë i Republikës së Kosovës
Në detyrë
25 Janar 1992 – 21 Janar 2006
Paraprirë ngaZyra e themeluar
Pasuar ngaFatmir Sejdiu
Kryetar i Lidhjes Demokratike për Kosovën (LDK)
Në detyrë
23 Dhjetor 1989 – 21 Janar 2006
Paraprirë ngaZyra e themeluar
Pasuar ngaFatmir Sejdiu
Të dhëna vetjake
U lind më2 Dhjetor 1944
Cerrcë, Komuna e Istogut, ish–Jugosllavia, (sot Kosova)
Vdiq më21 Janar 2006 (61 vjeç)
Prishtinë, Kosovë
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikeLidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
(1989–2006)
Bashkëshortja/etFana Rugova
FëmijëtMendim Rugova
Ukë Rugova
Teuta Rugova
PunësimiShkrimtar, Akademik, Politikan, Fizikant
ÇmimetHero i Kosovës
(pas vdekjes)
NënshkrimiIbrahim Rugova: Biografia, Kryetari i Kosovës, Vepra Nga IBRAHIM RUGOVA

Duke patur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, ai ishte njëri ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte lëvizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti dhe filloi një fushatë paqësore kundër Serbisë. U zgjodh që në fillim kryetar i saj që nga themelimi i saj më 23 dhjetor 1989 deri më 21 janar 2006 kur edhe ndërroi jetë në moshën 61 vjeçare.

Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimit serbo–jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës. Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.

Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur "Ati i Kombit" dhe "Gandi i Ballkanit", ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës.

Biografia

U lind më 2 dhjetor të vitit 1944Cerrcë, sot në komunën e Istogut, i biri i Ukës të Rrustë Sadrisë dhe i Sofës , nëna tij Sofa vdiq më 25 Maj 1986 së Qerim Rugovës, nga fshati Llukavc i Begut. Fisi atnor i njohur si Sadrielezt kishin prejardhje nga Malajt, por nga të dyja anët i përkitnin fisit Kelmend, i ati nga barku Lajq dhe e ëma nga ai Muriq i Rugovës. I ati dhe gjyshi nga i ati kishin luftuar kundër depërtimit të çetnikëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Më 10 janar 1945 OZNA jugosllave i arrestuan dhe i zhdukën pa gjurmë. Në rrethin fisnor, edhe dy vëllezër të të gjyshit qenë vrarë në përpjekje me çetnikët e malazezët, Ibrishi (Dobrushë, v. 1941) dhe Xhema në Livadhet e Gjakut.

Rugova shkollën fillore e kreu në Istog, të mesmen në Pejë më 1967. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë, ku u diplomua i pari më 1971. Në fillim ishte redaktor në gazetën e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore "Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Një kohë punoi edhe në revistën "Fjala". Nisi të njihej ndër qerthujt letrarë të lidhura me universtitetin e Prishtinës. Gjatë vitit akademik 1976-77 qëndroi në Paris, në "École Pratique des Hautes Études", nën mbikëqyrjen e Roland Barthes, ku ndoqi studimet për doktoraturën në studimin e letërsisë, me përqendrim në teorinë letrare. Doktoroi në fushën e letërsisë në Universitetin e Prishtinës, më 1984.

Në vitin 1986 Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Kosovës. Pastaj, për afro dy dekada, veprimtarinë e veta shkencore i zhvilloi në Institutin Albanologjik si hulumtues i letërsisë. Një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës Gjurmime albanologjike të këtij Instituti. Me krijimtari letrare u mor që nga fillimi i viteve gjashtëdhjetë.

Më 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, që u bë bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare, e cila kundërshtoi sundimin komunist serb dhe jugosllav në Kosovë.

Si intelektual që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike Ibrahim Rugova u zgjodh, më 23 dhjetor 1989, nga themelimi kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë politike në Kosovë që sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist në fuqi. LDK, nën udhëheqjen e Rugovës, u bë shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit rreth vetes. Në bashkëpunim me forcat e tjera politike shqiptare në Kosovë si dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, Rugova dhe LDK-ja përmbyllën kornizën ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.

Deklarata e pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës, mbajtur në fund të shtatorit 1991, qenë prelud për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës, mbajtur më 24 maj 1992. Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës. U rizgjodh President i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 1998.

Ibrahim Rugova: Biografia, Kryetari i Kosovës, Vepra Nga IBRAHIM RUGOVA 
Shtatorja e Ibrahim Rugovës në Prishtinë

Nën udhëheqjen e Rugovës LDK-ja fitoi shumicën e votave në zgjedhjet e para lokale të sponsorizuara ndërkombëtarisht në Kosovën e pasluftës në tetor të vitit 2000 si dhe në zgjedhjet e para nacionale në vitin 2001 dhe në zgjedhjet e dyta lokale të vitit 2002. Më 4 shkurt 2002 parlamenti i Kosovës zgjodhi Rugovën president. LDK fitoi edhe zgjedhjet e fundit nacionale më 2004.

Rugova ndërroi jetë më 21 janar 2006, u varros me nderime te larta shteterore dhe ushtarake. Funerali i Ibrahim Rugovës ishte njëri nga më të mëdhenjtë të historisë shqiptare.

Në përvjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, më 21 janar 11:00pm2007, Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi Presidentin historik të Kosovës me Urdhrin “Hero i Kosovës”, titulli më i lartë në vendin tonë që u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës që kanë bërë “vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.

Kryetari i Kosovës

Ky artikull është i lidhur në përmbledhjen::
Ibrahim Rugova: Biografia, Kryetari i Kosovës, Vepra Nga IBRAHIM RUGOVA 
Stema e shtetit
Deklarata

Kushtetuta
Republika e Kosovës
Gjykata
Kuvedni
Kryetari



Qeveria e Kosovës
Shërbimet

Gjatë shërbimit të tij në postin e Kryetarit të Kosovës, në kabinetin e tij kishte këshilltar të ndryshëm.

Vepra Nga IBRAHIM RUGOVA

Rugova në vitet e para pasi shkroi me shkollë të lartë në Prishtinë shkroi lirika dhe përkthente, por emri i tij u bë i bujshëm nga rubrika "Zenite letrare" në revistën "Fjala". Shkrime të cilat pas një rileximi kritik, i botoi te libri i tij i parë Prekje lirike (1971). Libri i tij i dytë, Kah teoria (1978) përcakton premisën mbi se si duhet shtruar një shqyrtimin e letërsisë përmes disa eseve, kritikës dhe teorisë së poezisë shqipe.

  • Bibliografia e kritikës letrare shqiptare 1944-1974, (bashkëautor me Isak Shemën), (1976), Instituti Albanologjik, Prishtinë,
  • Kritika letrare (nga De Rada te Migjeni), (bashkautor me Sabri Hamitin), (1979)
  • Strategjia e kuptimit, (1980)
  • Vepra e Bogdanit 1675-1685, (1982),
  • Kahe dhe premisa të kritikës letrare shqiptare 1504-1983, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1986
  • Refuzimi estetik, (1987)
  • Pavarësia dhe demokracia, (1991)
  • Çështja e Kosovës, (1994)
  • Kompleti i veprave të Ibrahim Rugovës në tetë vëllime, (2005)

Botime posthume

  • Kritika, (2007)
  • Kode të shkrimit letrar, (2009)
  • Sistemi poetik i Sabri Hamitit, (2013)
  • Teoria letrare, (2013)
  • Përballë strategjisë negative, (2013)
  • Differentia speciffica, (2015)

Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë

Ibrahim Rugova: Biografia, Kryetari i Kosovës, Vepra Nga IBRAHIM RUGOVA 
Busti në Gjilan
  • Më 1995, iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit "Paul Litzer", Danimarkë.
  • Më 1996, u shpall Honoris Causa i Universitetit Paris VIII, Sorbonë, Francë.
  • Më 1998, iu nda Çmimi "Saharov" i Parlamentit Evropian.
  • Në vitin 1999, mori Çmimin për paqe i qytetit Mynster, Gjermani, ndërsa u shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedik, Milano dhe Breshia.
  • Në vitin 2000, mori çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrasco y Formiguerra” në Barcelonë, Spanjë.
  • Në vitin 2004 u nderua me Çmimin e Evropës, Senator Nderi nga Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi.
  • U nderua gjithashtu nga Komonuelthi i Pensilvanisë (SHBA), “Mik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.
  • Më 2004, u shpall Honoris Causa i Universitetit të Tiranës.
  • Në vitin 2006 Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu dekoroi post mortum Presidentin Ibrahim Rugova me çmimin “Urdhërin e Flamurit Kombëtar"

Simbolet e Kosovës të propozuara nga Presidenti Rugova

Lidhje të jashtme

Referime


Ibrahim Rugova: Biografia, Kryetari i Kosovës, Vepra Nga IBRAHIM RUGOVA  Presidentët e Kosovës

Ibrahim Rugova | Fatmir Sejdiu | Behgjet Pacolli | Atifete Jahjaga | Hashim Thaçi

Shiko stampa:SistemishtetrorKSH me variablen Kryetari.

Tags:

Ibrahim Rugova BiografiaIbrahim Rugova Kryetari i KosovësIbrahim Rugova Vepra Nga IBRAHIM RUGOVAIbrahim Rugova Çmimet dhe titujt ndërkombëtarëIbrahim Rugova Simbolet e Kosovës të propozuara nga Presidenti RugovaIbrahim Rugova Lidhje të jashtmeIbrahim Rugova ReferimeIbrahim Rugova19442 Dhjetor200621 JanarKryetari i KosovësLufta e Kosovës

🔥 Trending searches on Wiki Shqip:

LazeriEkonomia e ShqipërisëMalajziaSpanjaGjeografia e KosovësGjeografia e ShqipërisëLumi i DrinitProlaktinaHormonetFjodor DostojevskiFamiljaPulsi i zemrësAli Pashë TepelenaMacjaRevolucioni i dytë industrialSarajet e bardhaMbreti Zogu IUjëvarat e MirushësDelfiniNatriumiTurqiaPersonat me aftesi te kufizuaraProblem globalSistemi muskulorKarbohidratetTargat e automjeteve të KosovësIzraeliEposi i kreshnikëveProzaLista e markave të automobilaveBimësiaMamuthiCikli menstrualLista e këngëtarëve të muzikës populloreEfekti serrëDaulljaPeshkaqeniLista e kalave në ShqipëriTeorema e PitagorësArbëria në MesjetëMali i TomoritJava (gjuhë programimi)Historia e kompjuteritPashallëku i JaninësEnergjia potencialeAvni RustemiFigura stilistikeShpallja e Pavarësisë së ShqipërisëMargarita TutulaniIkametiHistoria e DurrësitSinuzitiRënia e komunizmit në ShqipëriDita e VerësHidrocentraletVera (stinë)RilindjaKryefjalaJupiteriAlkooliFoljaShtatë mrekullitë e botësAtletikaSistemi diellorAtomiMona LizaVenusiNamazi i AkshamitElefantiLista e gjeografive të shteteveTeleskopiItaliaIsa BoletiniNdarja administrative e ShqipërisëViolinaLetërsia e vjetër shqiptareVajguri🡆 More